Qeveria, ish-qeveria dhe një histori që mban erë

anazapta

Nga Habjon Hasani

Në fillim nisi si gjeagjezë politike. Dilnin disa nga deputetët demokratë dhe pyesnin ministren Kodheli: Po çfarë di ti për trafikun e drogës? Më pas, debati plasi në Kuvend, Berisha përmendi Gjadrin, Divjakën dhe fshatrat e jugut ku uleshin avionë. Kur la Kuvendin, përpara se të hipte në makinë foli njëherë për gazetarët dhe u tha se të dhënat i kishte nga “Ipad”-i i tij. Me demek populli e mbante të informuar nëpërmjet Facebook-ut. Këto akuza u trajtuan me cinizëm nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryeministri dhe kreu i kuvendit analogun me ironi avionët e denoncuar me mushkonjat. Pastaj erdhi faza tjetër, kur një dokument i SHISh që fliste për këtë çështje, pa dritën e diellit. Ky dokument u komentua aq shumë, deri kur vetë kreu i SHISH, i vuri kapak komenteve dhe deklaroi se ai ishte thjesht një informacion paraprak i pakonfirmuar. Por ndërsa të gjithë e quajtën një kapitull të mbyllur këtë ‘ëndrrën me avionë’, avioni na mbin në Divjakë.

Të shtunën loja ‘plasi’, ndërsa në dy ditët në vazhdim nisën të dilnin detajet, fillimisht që piloti ishte italian, që avioni kishte ngecur, i kishte dalë goma, por pak më tej, në pyllin e Divjakës ishte kapur dhe një shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali, por që kishte vetëm 48 orë që kishte mbërritur në Shqipëri. Kishte braktisur fuoristradën e tij me 460 kg kanabis dhe hetuesve u deklaroi se kanabisin e kishte për ta ngarkuar tek avioni që kishte ngecur në rërë. Por raportohet se ai u ka deklaruar hetuesve edhe se frymëzimin e kishte marrë nga debatet në parlamentin shqiptar, se kishte tentuar njëherë ta sillte avionin në Gjadër por duke qenë se Gjadri është betonuar kishte zhvendosur planin në Divjakë. Më pas kishte blerë drogën në Krujë, me makinë e kishte çuar tek piloti italian të cilin po vetë e kishte kontaktuar dhe kishte bërë pazarin. Pra nga dëshmia e të arrestuarit shqiptar Saimir Bajrami rezulton se ai përveç pilotimit i ka kryer i vetëm të gjitha punët e tjera. Edhe organizatorin edhe korrierin edhe kontraktonin edhe pajtuesin e pilotit.

Në bazë të këtij deklarimi të Bajramit ka dy opsione logjike që shpjegojnë historinë e tij: Ose ai është një narkotrafikant i denjë për rekord “Gines”, duke sjellë një stil komplet të padëgjuar më parë ku një person bën punën e një rrjeti të tërë. Ose ai po gënjen. Nëse është varianti i parë i vërtetë, historia është spektakolare, një aventurë e organizuar nga një i papërgjegjshëm, që çoi çdo gjë në djall etj etj. Por zor…të dhënat flasin për një tjetër histori. Të dhënat përkrahin variantin e dytë, të një aksioni të organizuar, me qëllim dështimin.

Saimir Bajrami i ka deklaruar hetuesve se e kishte organizuar të gjithën vetë sepse  kishte nevojë emergjente për lekë. Por ama, ai deklaron se kishte kapacitete të mira për të blerë kanabisin. Ai e ka blerë në Krujë, me çmim 350 euro kg, që shkon diku një shpenzim prej afro 140 mijë eurosh. Nga ana tjetër 27 mijë euro i kishte në xhep në momentin që e kapën në pyll. Duket pak kontradiktore kjo pjesë, ai edhe justifikohet se kishte probleme me lekët dhe ishte detyruar të bënte trafik, por ama kishte kapacitete të plota për të organizuar skemën i vetëm, sikur të ishte një kapo trafiku. Epo o fukara, ose kapo trafiku, se të dyja bashkë sikur nuk shkojnë, apo jo?

Nga ana tjetër, në një intervistë ekskluzive për DITA-n, një narkotrafikant, i sprovuar në këtë biznes, u shpreh i bindur se roli i Saimir Bajramit ishte ai i një korrieri që e kishin futur në kurth. Si mundej të shkonte pikërisht një emigrant që kishte 2 ditë i ardhur në Shqipëri, të çonte ngarkesën nëpër rrugët labirint të Divjakës? Nuk gjendej dot dikush tjetër?

Shtuar kësaj, dje dolën në media dhe disa foto të bëra kështu si pa qëllim të keq, me disa çanta të fotografuara pranë avionit, por më pas doli dhe një video, ishin dy dashnorë anës detit në Divjakë, që kishin zënë sevda mes tyre nja 40 metra më tutje ku Sajmir Bajrami do çonte kanabisin dhe italiani do zbriste avionin. Garda mediatike pranë Berishës, nisi menjëherë interpretimet e fotove me çantat e zeza tek avioni si një provë se avioni kishte shkarkuar drogë por që ishte tërhequr fshehurazi.

Më pas gjërat u qartësuan dhe u pa se ishin policë ata që mbanin çantat dhe se çantat janë dorëzuar në prokurori dhe rezultonin me sende personale të pilotit italian. Nga ana tjetër një element shumë i dyshimtë është dhe vendi i uljes, përveç bujës së Divjakës javët e fundit, rëra dhe ai vend aty është një kurth i sigurt për çdo avion.

Nëse shikon vendin në Divjakë dhe gomat e një automjeti shkaktojnë thellësi në rërë rreth 10-20 cm dhe lënë gjurmë dhe një automjet e ka të vështirë të ecë. Avioni është i destinuar të ‘ngulet’ pa kushte dhe të ngecë  në një terren me rërë të atillë si në bregdetin e Divjakës. Hetimi mund të zbardhë detaje, deri më tani italiani ka mohuar gjithçka, ndërsa Bajrami ka marrë çdo gjë përsipër vetë. Historia mban shumë “erë” dhe e bukura është se zanatçinjtë e trafikut qeshin me të madhe kur shohin se si mbi një fabul që mban kaq erë, ish-qeveria, po ndërmerr aksione. Por ish-qeveria kontrollon sot Shërbimin Informativ, e një sërë institucionesh të tjera. Ka kapacitetin e plotë për të stisur operacione të tilla, me dështim të parashikuar të aksionit për trafikim, me qëllim arritjen e një përfitimi nga buja e skandalit më pas.

Problemi real është: Po qeveria me çfarë punon? E mbi të gjitha, si do punojë tani që  mushkonja ju bë avion? Si do punojë tani që kasta e pandëshkuar e PD-së është kthyer në moral-kërkuese dhe protestuese e indinjuar? Përgjigjet si rregull duhet t’i dinë të zotët e punës, të qeverisë, por e sigurt është që zgjidhja e këtij problemi nuk bëhet me foto ‘selfie’ në Facebook. Kaosi është një sfidë serioze që i është bërë qeverisë, është sfida që të bën grupimi i implikuar përballë, nëpërmjet strukturës së vet paramilitare.

 

***

Versioni i të arrestuarit Bajrami në hetuesi 

Sipas të arrestuarit Bajrami, gjithçka ka niur dy javë më parë në një takim në Vareza të Italisë, ku piloti Riformato merrte përsipër transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali me avion. Më poshtë, versioni i tij i ngjarjeve, ku ka shumë pikëpyetje: “Pasi janë rënë dakord, Bajrami ka ardhur në Shqipëri ku ka gjetur lëndën narkotike në zonën e Fushë- Krujës. Me gjetjen e drogës, është njoftuar piloti për të ardhur në Shqipëri. Sipas dokumentacioneve të sekuestruar tek Aviacioni Civil, rezulton se me datë 5 maj piloti italian ka ateruar në Korfuz, nga andej ka kërkuar leje për të ardhur në Rinas, leje e cila është miratuar dhe më datë 8 në mëngjes ka ateruar në aeroportin e Rinasit, duke përcaktuar edhe koridorin e kthimit për në Pescara.

Mesditën e datës 8 maj, sipas Bajramit, piloti italian me shërbimin taxi të aeroportit ka ardhur në Tiranë, ku janë takuar me krutanin i cili e ka sistemuar në një hotel. Pasi kanë ngrënë drekë, e filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së lokalit që tashmë janë sekuestruara ata janë larguar së bashku. Mëngjesin e datës 9 maj, Bajrami me makinën tashmë të bllokuar e ka marrë në hotel italianin dhe kanë zbarkuar në plazhin e Divjakës për të parë terenin ku do të zbrinin për të ngarkuar drogën. Pas inspektimit të zonës, italiani Riformato është kthyer në Hotel dhe me datë 10 maj ora 13:26 minuta italiani ka këkruar të largohet nga Rinasi, ku edhe i është krijuar koridoni ajror nga do të kalonte. Në fluturim e sipër, sipas dosjes së sekuestruar nga Aviavioni civil, rezulton se piloti Riformato ka kërkuar disa minuta kohë për të sodisur bregdetin shqiptar ku për disa çaste ka humbur nga radarët.

Bajrami thotë se rreth orës 14:30 minuta ishte në pritje të avionit, ku pas uljes në ecje e sipër për të ndaluar është këputur rrota e parë e avionit. Në atë moment, ai pretendon se ka tentuar të largohet por ka ngecur në rërë duke çarë sadokartin. Në nxitim e sipër, Bajrami thotë se është prishur edhe freksioni. Në atë moment, thotë ai kam kërkuar ndihmë për karrotrec dhe kam filluar të fsheh drogën.

Sipas hetuesve, dyshohet se kanë qenë dy makina dhe sasi e parë që ëshët gjetur e shpërndarë nëpër pyll ka qenë në pritje për ngarkim dhe ishte shkarkuar nga makina e cila është larguar me shpejtësi. Ndërsa për hetuesit makina që drejtonte Sajmir Bajrami ka ngecur. Në këtë moment piloti italian, sipas akuzës, ka hedhur telefonin së bashku me kartën në pyll dhe më pas ka pritur ardhjen e policisë, ndërsa Bajrami ka ngarkuar në karotrec makinën. Pasi është nisur për të dal nga rruga e plazhit të Divjakës, është ndaluar nga policia për kontroll ku janë gjetur sasia prej 100 kg hashash dhe shuma prej 27 mijë euro. Ndërsa pjesa tjetër prej rreth 200 kg hashash është gjetur e shpërndarë në disa vende, që në total sipas akuzës gjithsej janë sekuestruar rreth 300 kg hashash. Dyshohet se makinat që janë larguar kishin sasi tjetër droge, që i kanë shpëtuar edhe policisë. Ky rrëfik tashmë është pjesë e dosjes dhe pritet që në ditët në vazhdim të zbardhet versioni i tij.

Nga ana tjetër, sipas hetuesve, piloti italian nuk është regjistruar dhe kontrroluar nga policia shqiptare kur ka hyrë brenda territorit shqiptar dhe nuk është arritur të verifikohet nëse edhe raste tjera ky shtetas ka hyrë në Shqipëri. Prokuroria tashmë ka sekuestruar disa pamje filmike të regjistruara nga kamera të sigurisë, ku piloti italian dhe i arrestuari janë së bashku…”

Share This Article
19 Comments
  • keni 23 vjet qe lehni si qen frikacak per ket njeri me emrin Sali!!!
    Ja futeni ne burg e mos pirdhni se do te shkatrohet shqipria,se me mir te shkatrohet njehere e te rindertohet per se mbari se degjojm skenare e sajesa te tilla per pushtet dhe per kariere!!
    Fakti esht qe ne ket vend politika esht fitimprurse,faktetet i tregon avjoni,ska rendesi se me ke e kush esht lidhur me te ne kontrabande narkotikesh!!
    Ja digjeni kete shtet,per te mbire perseri barri nga e para,ja vazhdoni me lajka e akuza qe vetem heqin vemendjen nga probleme te medha sociale qe perballet shoqeria nga politika te pa pergjeqshme me Saliun e banden e tij per pushtet e hegjemoni !!!!!!

      • hahahaaaa, o dizajneri i Ditas je fantastik :).
        hahahaaa kapini pak kater shkronjat e Kacatorit me ngjyre te zbehte.. Hahahahaaaa 🙂 Shifeni car fjale krijohet 🙂 🙂

        • 🙂
          edhe pjesa qe ngelet nga K… eshte Actor
          me nji llaf Kacatori eshte K..ri Aktor 🙂
          E papame.
          Por une jam daokrd me komentuesin e pare. Pergjigja per “avionet” dhe “Tritolet” e Saliut eshte NDESHKIMI!!!!
          Pergjigja e qeverise, duhet te jene arrestimet per 21 janarin!!!

  • Trafiku ajror i droges eshte bere nga qeveria Rama – Meta ne pushtet. Ata e kane lejuar trafikantin italian te ngrihej nga Rinasi me drogera te renda (kokaine, heroine) . Ishte aksidenti fatkeq i pilotit qe pengoi marrjen edhe te sasive te drograve te lehta si kanabis sativa qe prisnin ne pyllin e Divjakes. Policia reaagoi me vonese. Biles me perpara kane nderhyre persona te dyshimte qe kane hequr ngarkesen e heroines nga avioni , gjithnje nen hunden e policise dhe nen miratimin e struktures kriminale shteterore Rama -Meta. Kjo qeveri eshte e implikuar deri ne palce me trafiqe, organizata kriminale, vendosje tritoli , kercenime te gazetareve dhe kundershtareve politike. Me policine e e Tahir psikopatit po rikthehemi dhunshem ne kohen e vitit 2001 te mbreterimit te bandave famekeqe te Aldo Bares ne Lushnje , Divjake, si dhe shume bandave dhe organizatave kriminale ne te gjithe vendin.

  • Shume dakord me Mendimin tend , Beni.
    Saliu po e terheq zvarre Shqiperine!
    Mashtrusi i Madh ka mobilizuar gjithe mashtruesit e vegjel per nje Opozite destruktive!
    Dhe duhet ti japim hakun, ai po e dominon jeten politike shqiptare me shpifjet dhe mashtrimet e tij!
    Shikoni çfare ndodh:
    E gjithe jeta politike, mediatike, duke perfshire dhe institucionet shteterore, deri dhe Parlamentin, merren me Pordhet e Saliut!…
    Ka 23 vjet rresht qe ky personazh destruktiv mban peng Parlamentin, Qeverine, jeten e vendit, akuzon, shpif, genjen, mashtron dhe tere shoqeria shqiptare rend pas M a r re z i v e te ketij Skicofreni Primitiv!
    Drogen e mbolli Ky Sharlatan , nen Qeverisjen e tij, dhe tani u kerkon llogari Qeveris se re!
    Skandalet e Piramidave i krijoi Saliu dhe pergjegjesine per 97-en ua faturoi Socialistve!
    Gerdecin me 28 te vrare dhe dhjetra te plagosur e shkaktoi Krimi familjar i Saliut dhe Saliut nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe!…
    Pucin shtetror te Shtatorit per rrezimin e Qeveris e organizoi Saliu dhe nuk u ndeshkua asnje dite burg per shkaterrimin e Shtetit!
    21 Janarin me vrasjet makabre te kater qytetareve dhe plagosjen e dhjetra te tjereve i kreu Saliu me Garden e komanduar prej tij, dhe fajin ua faturoi te tjereve!
    Firmen per shitjen e Detit e nenshkroi Saliu , sikur ta kish Çifligun e vet dhe nuk mbajti asnje pergjegjesi per kete tradheti te hapur!
    Me dhjetra vrasje , vjedhje dhe krime monstruoze, korrupsion dhe borxhe i krijoi ky Monster !….
    Dhe ja , edhe pse Populli e largoi nga Qeverisja, nuk po le gur pa levizur qe te rrezoje Qeverine e zgjedhur me vote derrmuese te Shumices se Popullit!
    Deri dhe disa ambasadore te Shteteve te Bashkuara i ka akuzuar dhe ofenduar ne menyre te turpshme, dhe perseri vazhdon te shpif, mashtroje dhe te mbaje peng mbare Shqiperine!
    Hajde mos thuaj po deshe qe ky Monster mbeshtetet nga qarqe te caktuara qe vetem po e demtojne Shqiperine!
    Ketu do jemi
    dhe ne rast se Qevera Rama Meta nuk do perdorin si duhet , sa me pare Fuqine qe u dha Populli shqiptar me nje shumice te cilesuar,
    Ne vend qe te çonin Saliun para Drejtesise, po i krijojne kushte qe ti çoje Saliu dhe Ramen dhe Meten ne burg!…
    Keshtu si jemi katandisur ne, mjafton qe te ndryshoje Kali i Shtepise se Bardhe, dhe te mos na duket çudi qe frenat ti marre perseri Varrmihsi i Shqiperise!
    Saliu po e terheq per Hunde Parlamentin shqiptar, ndersa Pushtetin gjyqsor, Presidentin dhe pjesen derrmuese te Administrates shteterore i ka ushtaret e tij.
    Te thote kush te doje, por Qeveria Rama-Meta deri tani ka vetem llafe,
    SE
    L I G J I N
    E
    B Ë N
    S H A R L A T A N I
    D H E
    B A B A I
    I
    K R I M I T….!

    • A e pe para ca ditesh,qe Saliu ngateroj makinen!!!!
      Pra i duket vetja akoma Kryeminister!!
      Politika esht nje kurve,por edhe kjo kurve ka nje limit,qe duhet izoluar,sepse infekton edhe te tjerat,qe nuk kan ndermend te kthehen ne prostitute,por thjesht argetim me nje ose dy dashnore?
      Nje shtet i fuqishem,me nje ligjshmeri te pa korruptuar deri diku,nuk do te linte te livandhiste malokun,ate sharlatan e gollovar Tropoje ne mes te kryeqytetit,si nje kendes,qe kerkon te kendoje qysh para se te vij ora 3 e mengjezit!!
      Kete e ben Maloku Sali,bile bile si kapricoz ne mes te parlamentit,sepse i njeh me cfar lloj zagaresh e intrigantesh ka te beje,ndac nga PD-ja e ndac nga PS-ja kete e kupton shum mir maloku,ku nuk ka te beje me nje hund lesh,qe te heq kaptinen,ashtu sic ja u hiqte Enveri,kush i kundershtonte!!!
      Un jam kunder Enverit,por kete gje e them,se vetem keshtu mer vesh maloku!!!
      Kete fjalen e Malokut nuk mundet te akuzoj gjith Malsoret e ajken e Veriut,por ky esht Shkodran prej Tropoje,qe vetem Enveri ja regullonte qefin!!
      A i pe Kroatet,se si e perenduan kryeministrin e tyre!!
      Pra ne Shqipri ka thjesht demagogji,asgje me teper,pra ne qe kemi len tashme atdheun ktu e 24 vjet me pare esht e mira qe te shohim atdheun ton te dyte,qe na punesoj dhe na ndriti fytyren ton,e na edukuan qe thjesht te zbatojm ligjet e te pa korruptuar ndaj ligjeve te shtetit,sepse vetm keshtu mundet tu kerkojm llogari shtetit dhe ata qe punojn per te ndritur fytyrat tona!!

    • Ju lutena gazeta Dita me lejoni te shkruj pak gjermanisht mbi metoden e fundit per tu bonum Terapi bashkohore njerzve te smund si Sal Berisha.
      Vetem njikjo lloj terapije ka me te bonum derman ty O Berish.
      E kom Seriozisht

      Marre nga gazeta Bild-dt 12 Maj.
      Nuk eshte shaka
      “Ganz aktuell ist der Stuhl(Kak)Transplantation.Dabei wird dem Patienten über eine Sonde eine kleine menge gesundes Fremdstuhl eingesetzt und so eine gestörte Darmflora zu normalisieren.Beispielsweise für Patienten mit therapieresistenten Clostridium-difficile-Bakterien”
      Bild Zeitung Gjermani
      Titulli- Hören Sie auf Ihr Bauch-Gefühl.Montag 12 Mai 2014
      Pra e perkthyme me pak llafe njerzit e smund si puna e Sal Berishes mund te gjen shpetim tash e tutje vetem me Terapine e MUTIT,e perdorur nga mjeksia bashkohore gjermane.
      Trut e mykme dhe te qelbzume te Saliut po tu hedhesh pak MUT biologji,ose KAK mace ose qen,ose gamori rezultatet do te jene shum pozitive dhe ka per te ndodhun nje rigjenerim komplet i ketij burri te degjenerum psikologjikisht dhe moralisht.
      Kjo osht zgjidhja e fundit qe ne shqiptaret te shpetojme prej ktij SKIZOFRENI te rrezikshem.

  • E kam thene e sterrethene…
    mbase deri ne besdi,
    Qe kjo cop e qenit kerme,
    po qelb vendin YUG – VERI.

    Po lufton per jet a vdekje.
    Te ndeze pishen dhe nje here!
    Po ben te fundit perpjekje,
    te na ndeze dera me dere…

    Kujdes njerz! Do u haj…
    Se ky eshte dhe i terbuar.
    kjo murtaj,shkuar murtaje,
    te pellcas,duhet qelluar.

    Kujto gerdecin ne flake…
    kujto syt djegur nga loti…
    keshtu them,se mer Urate,
    uraten,nga Namik Hoti…

    S’mbahet gorilla me pranga!
    S’ka me kohe,do derdhet gjak!
    O me ne o Edi Rama,
    O me Salen,je ortak!.

    Ortak dhe s’e luan topi…
    Boll e qellove me sume.
    S’na pellcet,cka thot Evropi…
    Piken catise, ja di une.

      • Hosteni, Me konkretisht,c’ke dash te thuash?!

        S’jam dobic,por jam me babe,
        Faqe bardh,den-babadeni…
        Them do bice,jane ca te rrell…
        heret u esht’ fut hosteni…

  • kjo tregoi hapure qe anje nga keta politikane e deputete seshte shqiptare po agjene te armiqve te shqiperis me se ketu nuk kuptohete ne asnje vende tjeter te gjithe e luajne mire lojene qe shqiperia mose te mare statusine se ashtu duan me te egrite turq greke serb e italiane dhe shikoni cfare kombinimi perfekte antishqiptar

  • Na gjeti si loja e kalamaqve .Fluturon gomari -fluturon.Fluturon Saliu -fluturon .E lagu se lagu. Pse gjithe kjo amulli qe nuk dallojme se cka ndodhur ne te vertete . Kemi nje tentative reale per trafikim nga ajri.Kaq qarte sa cdo lajthitje rreth kesaj ngjarje me duket injorance .Qe Kacatori Sali ka dale nga orbita shqiptare kete mos e vini ne dyshim .Ai llomotit e llomotit se i djeg byth… Nuk eshte i qete para realiteti ndryshe .Ska as 8 muaj qe kjo qeveri ka nxjerree nxjerr cdo dite ne drite te diellit xhevairet e Kacatorit .Si arrin ne perfundime qe shtimi i trafiqeve eshte produkt i dyshes Rama -Meta!!!.Nje loje prej nje budallai qe skane te mbaruara historite cuditberse te tije . Do te beje opozite -te beje .Do te dali ne protesta -te dali.Eshte e drejta e tije qe ja mundeson demokracia .Nuk kam pare ose degjuar ne asnje vende demokratike te ngrihet populli ne protesta se deshtojne trafikantet e lendve narkotike.
    Nga Meksika futeshin ne Amerike tonelata droge e forte dhe populli Amerikan nuk akuzonte Presidentin si organizator i saje .Ky Kacatori qe, po na shurllon cdo dite, nese ka fakte, te implikimit te pushtetarve ne trafikun e droges ne Shqiperi, le te perballet me ta si burrat e tua perplas ne fytyre me fakte . Shume e sakte llogjika e artikull shkruesit .Hidhet nje fjale dhe kur te shohesh se mbas nje jave tymi e flaka perfshine gjithe politiken dhe Medjat.Nje cmenduri qe vetem ata qe nuk jane pjese e kombit minojne aspiratat e popullit per tu integruar.Ukraina po pervelohet e vriten cdo dite per tu hedhur ne Evrope ne si gomari hedhim vickla e shqelmojme ato qe na ofrone Evropa .
    Loja e Kacatorit Sali ka vite qe bie ere tradhetie dhe ne llomotisim e llomotisim pa i thene ndal ketije Donkishoti.Mire thote -beni- 23 vjet leh si qen e populli i bene freski gjemave shkatrrimtare pa ja vene koq.. ne bige .Vjen verdall Rama dhe humbet para asaje qe duhet te beje me kete njeri .Humbet se mbas ketije Kacatori nuk jane vetem shqiptaret por dhe pjesa me e erret e te djathtes Evropjane qe nuk ja duan te miren Shqiperise .Ne kete situate Rama nuk duhet lene i vetem te perballet ne Donkishotizmat e saliut .Ne protesta te ngrihet vete populli per te ndeshkuar te gjithe ata qe me fakte e prova ikane shkaktuar tragjedira. Ja kete pergjigje do ky Kacatori qe te marri flak e te zhduket nga skena politike shqiptare .

  • ……Mire e keni te gjithe! Shikoni e degjoni se cthote politika,dhe nuk shikoni e degjoni se si jemi katandisur si komb! Mbreme tek emisioni “SHQIP”i Rudina Xhunges ishte nje skandal i vertet,nuk e dime se kush foli e kush degjoi ne ate emision?? Ata kater sharlatan me Rudinen ne mes,vertetuan se gjithecka ketu tek neve eshte e mire-organizuar.I gjithe ky mire-organizim ishte kurdisur kunder bizetimeve ne Bruksel dhe me sa duket ja arriten.Arriten te vene ne loje gjithe medjan vizive dhe te shkruar,per hesapet e tyre! Qeveria ka pergjegjesine e vet ne kete loje te ketyre letyrave.

  • Nuk e di se cfare tha Kryeministri me shume nga sa mund te fliste nje qytetar i thjeshte ? Edi Rama ose eshte Palle i teri, ose eshte ber per te ardhur keq per impotencen qeverisese qe po na tregon dita dites. Ne te dyja rastet per ne qe e votuam duhet ndjere keqardhje me e madhe.

    • Na mbytët me këtë temë o habjon djali? Ka hedhur shejtan budallai nje gur ne pus dhe ne te gjithe po meremi me te. Mbaj shenim habjon djali : ” Edi rama tha se ne divjake saliut mushkonjat i duken avione. Saliu kokemushkë nuk e gelltiti dot dhe ndertoi skenarin me avionë. Ja kjo eshte gjithe historia. Hetimi duhet te dale te porositesi i avionit dhe i drogaxhiut d.m.th te saliu ose perndryshe per mua s’e kane bere detyren……”!? Vé bast me ju për këtë? Mandej thuaji atij djalit te karikatures se me standartin jozi and co nuk shkruhet”kaçatorri” por “kaqatorri”? Se fundi krahas respektit per ju Habjon dua te nderoj per komentet e tyre domethënëse z. N. Vjosa dhe “pelivan”. Pelon sidomos për strofën e fundit. I ka rënë pikës. Edhe “beni” kesaj radhe i eshte afruar realitetit me shume se herët e tjera. Habjon,- ke bërë disa shkrime te forta keto kohët e fundit? Analiza e sotme ishte shumë logjike dhe me pyetje e përgjigje që kane aromen e nje pene te kultivuar!? Nderime!

  • Është skandaloze ajo që na tha sot kryeministri! Është skandaloze mënyra sesi e tha! Është skandaloz naiviteti me të cilin kujton se mund të na thotë të pavërteta neve që bashkuam 1.000.000 votat (personalisht nuk se e kam dhënë votën për të, por ai përfitoi nga vota ime kundër Berishës) për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri ku kryeministri të jetë kryeministër dhe jo një gërdecar apo florigrabitës. Mirëpo qenkemi gabuar tej mase o shqiptarë. Del kryeministri dhe na thotë se një 59 vjeçar italian ka ardhur në Shqipëri të dënohet 10-15 vjet, vetëm e vetëm që të dilte fjala e Berishës se ka pasur trafik me avionë!!! Vërtet na di kaq budallenj kryeministri, apo mos vallë është aq i paaftë sa të mos e dijë që jemi edhe më të mendshëm se ai? Akoma kujton ai se do të shfrytëzojë urrejtjen popullore kundër Berishës, për të fshehur paaftësinë e tij në drejtimin e shtetit. Si guxon dhe e mbron ministrin që thotë se “kriminelët u nxitën nga deklarata e Berishës”?! Përse të mos mendojmë se “trafikantët u nxitën nga barsoletat me mushkonja që na tregonte kryeministri dhe ministrat e tij të paaftë në parlament, kur na mburreshin se nuk ka pasur asnjë avion që ka transportuar drogë”? A nuk është kjo një mënyrë për t’i dhënë kurajë dikujt që e ka bërë më parë, duke e bërë të mendojë se këta kaqolat nuk na kapin dot dhe kësisoj të vazhdojë me trafikimin?

  • Kopertina me famose dhe me e bukura qe gazeta Dita ka nxjerre deri me sot me shkrimin: KacAtoRrI ! Duhet ti jepni dizenjatorit apo atij qe i ka shkuar mendja te parit 100$ shpejt si shperblim se e meriton!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *