Duket se po shkon drejt zgjidhjes një nga çështjet më të koklavitura në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizellos, respektivisht dy ministrat e Jashtëm të dy vendeve, kanë përmbyllur marrëveshjen në Bruksel, trajtimi i së cilës nisi disa ditë më parë gjatë samitit të Selanikut. Në një deklaratë të përbashkët, Ministritë e Jashtme thonë se dy vendet kanë rënë dakord që të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve deri në marrjen e masave për zgjidhjen e plotë të kësaj çështje që është kufizuar tashmë edhe në kohë, deri në1 janar 2015.
Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”. Sikurse theksohet, Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015.
Po ashtu dy Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë kanë rënë dakord që secili vend të zgjedhë përkthimin e emrave sipas praktikës së OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, që sipas qëndrimit të përbashkët është mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e çështje, që megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish. Me fjalë të tjera do të thotë se emrat e vendlindjes do të jenë në gjuhën angleze. “E drejta ndërkombëtare e zgjidhjes së çështjes është mënyra më e sigurtë dhe e duhur”, thuhet në deklaratë.
Kjo marrëveshje mes dy Ministrive të Jashtme vjen vetëm një javë pas skadimit të periudhës së lëvizjes së lirë të ofruar nga shteti grek për emigrantët shqiptarë 13 prill-5 maj, kohë gjatë së cilës ata u lejuan të hynin në Shqipëri dhe të riktheheshin pa asnjë problem.

Eshte turp per shtetin shqiptar te ndryshoje toponimet e lashta shqiptare sipas orekseve te falsifikatoreve greke te historise.Ne gjuhen shqipe ruhen toponimet e vendeve te banuar den babaden nga shqiptaret dhe qe greket i kane ndryshuar me dhune.Nje shtet i stisur eshte Maqedonia dhe nuk do tja dije nga presionet greke per te ndryshuar emrin.Qeveritaret shqiptare,te dy kaheve te politikes tregojne nje servilizem te pashpjegueshem karshi kerkesave te fallsifikatoreve greke ,qe duan te shuajne cdo gjurme te autoktonise shqiptare.
Po rri o koqezi, mos ja fut kot, tani nga do leme qindra e mijera persona pa buke per nacionalizmin tuaj absurd…edhe maqedonia po e paguan fort kokefortesine idiote…se do te jete atdheu i Aleksandrit (nuk ka pune fare) nejse sipas te drejtes nderkombetare eshte zgjidhje e drejte dhe dinjitoze..pa per qurravecet e bareve te Spahiut i bie qe te grindemi me gjithekend..