Dy persona janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në Durrës dhe në Krujë, ku njëri po lufton me vdekjen në spital. Policia ndaloi si të dyshuar Bashkim Arapi, 53 vjeç, sepse rreth orës 18:45, në lagjen nr. 13 Plazh, sektori “Apollonia”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta (tub hekuri) në kokë, D. K., 26 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Kurse i moshuari Q. J., 68 vjeç, banues në Fushë-Krujë, në Borizanë, pas një konflikti për pronësi, ka kanosur S. Xh., 78 vjeç.
