Policia ndaloi tre persona të dyshuar për plagosje me dashje, para të falsifikuara dhe shitje droge. Mikel Dervishi, 42 vjeç, banues në Belësh, akuzohet se i ka dhënë 200 dollarë fals qytetarit A. A., 46-vjeç, nga Korça. Kurse Ardian Kovaçi, 38 vjeç, banues në fshatin Xibrrakë, ka qenë në kërkim për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”. I treti u ndalua i mituri Xh. Sh., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap me disa doza hashashi si provë materiale.
