Vargje për ballistët dhe për luftën

anazapta

 Vargje të nënshkruara

Ismail Xhaferi

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

Idealin e bete pis

Nga beteja ne beteje

Per ca kile me oriz

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

Veç soditet rende- rende

Nga beteja ne  beteje

Copa mishi nëpër dhëmbë

 

Në mësymjen e gjermanit

Operacion i janarit

Ju “luftuat” me dyfeqe

perreth vatres, rrotull zjarrit

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

E tradhtuat Shqiperine

Kot qe lodhet Alimadhi

T’ju ç’njollosi bigrafinë

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

(natyrisht s’ju kishte hije)

Në Gerhot te Gjirokastres

U vratë për ca batanije

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

S’keni gje per te rrefyer

Natyrisht qe midis jush

Kishte edhe te genjyer

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

Kurrë vërtet s’kini luftuar

Ndaj dhe në dyzet’e’katren

Iket me shollët në duar

 

Ju, kur ish’ prova e zjarrit

Keni bërë veçse sehir

Ndaj dhe në dyzet’e’katren

Iket dhier dhe… pa fshirë!

Share This Article
2 Comments
  • Nga “Epopeja e karkaleceve” te Uran Kostrecit:

    U mbush dynjaja

    Me karkalecë

    Ka mall njeriu

    Përdhe të ecë

    Kërcejn’ përpjetë

    Të çajn’ turinjtë

    Lëvrijnë sheshit

    Më keq se minjtë;

    Ca bark jeshilë

    Kok’ kuqalashë

    Me yll në ballë

    Me këmb’ si mashë

    Roitën sheshit

    Plot zhurnë e bujë

    Duke përhapur

    Panik, rëmujë

    Ne karkalecët

    Më nuk durojmë

    Pushtuesit, vetë

    Do t’i luftojmë

    Kërdi e zezë

    Në qiell zhvillohej

    Kur karkaleci

    Posht’ trimërohej:

    Si krimbi fshihej

    Në skuta e bira

    Zvarisej e zinte

    Gjoja pusira.

    Dhe një sqifter

    Përdhe sa piqte,

    I ngordhur fare

    A shpirt tek hiqte,

    Gjith’ karkalecët

    I jepnin dërmën

    Duke çukitur

    Si korbat kërmën.

    Kur karkaleci

    Manovrat…nisi,

    Fill Druzhe Tata

    I degëdisi

    Për te komshiu

    Dy zabërhanë:

    Druzhe Milpoçin

    Edhe Dushmanë

    Si “delegacia”

    Demek në mal

    Por me detyrë

    Mision special.

    Bajlozët shqahë

    Sa prezantuan,

    Gjith’ karkalecët

    I kritikuan:

    Qysh bët’, në Mufkë,

    Ju bashk’punim

    Tok me Shqiponja?

    Ç’ qe ky gabim?

    Nga Druzhe Tata

    Urgjent kërkohet

    Që Mbledhja e Mufkës

    Të anullohet.

    Karkalecët mashtjojnë popullin me profka

    Enhaxhuzeja

    Me grusht kanoset

    Nxjer jargë e shkumbë

    E hardalloset:

    -Veç na zilia

    Na kanë sharë

    Po karkalecët

    Kan’ për t’i parë

    Ne do të bëjmë

    Çka nuk ësht’ bërë

    Sa do habitet

    Një botë e tërë

    Të gjith’ do marin

    Model nga ne

    Sistemi ynë

    Do t’jet’ muze

    Regjimi ynë

    Do jet’ m’i miri

    Do han’ të gjithë

    Me lug’ floriri

    Zengjin s’do ketë

    As varfanjakë

    As ti më shumë

    As un’ më pak

    Do sjellim qumësht

    Me rubinetë,

    Sa her’ të pihet

    Shko e pi vetë

    Sa her’ të hahet

    Një gjellë e mirë

    Byrek a qofte

    A ëmbëlsirë,

    Mos luaj vëndit,

    Aty ku je,

    Fët, shtyp një sustë,

    Hazër e ke!

    Krejt me korent

    More jahu

    Xherr…bjeri ziles,

    Të vjen këtu

    Premtime ditë,

    Premtime natë,

    Miletit mendja

    Iu bë sallatë.

    Ah, turmë zeza,

    U çakërdise

    Mbas karkalecit

    U telendise….

    Ca plaka trëmben,

    I ha marazi

    Se mos po vdesin

    Më par’ nga gazi.

    Thon’:-Kur do vemi?

    Po qysh do hamë?

    Ësht’ larg akoma?

    Ja …ja…ku vamë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *