Prej gati një çerek shekulli nuk ka më Koncerte Maji. Ende pa rënë rëgjimi, ato u zëvendësuan nga Koncertet e Pranverës, duke ia hequr dalëngadalë këngës atë fillin ideologjik. Për këtë arsye, edhe sfondi skenografik u zëvëndësua: nga një yll, një pushkë e kazëm, me një degë plot sythe në të celë. E tashmë as ato koncerte nuk janë dhe pranvera tek ne, si çdo stinë tjetër vjen e ikën me zhurmën e daulleve të politikës, ku as instrumentat muzikorë nuk kanë më vend, pasi njëri i bie gozhdës e tjetrit patkoit; njëri legenit e tjetri fyellit me një vrimë. Këtë pranverë, dallon më së shumti korri opozitar, ku nën dirigjimin e të njëjtit njeri, që tundet e shkundet duke u hakërryer, çdo kush në orkestrën e tij luan sipas partiturave që i janë vënë përpara me muzikën e cjerrë të rradhës, ku solistët dalin njëri pas tjetrit me vokalicat përkatëse, e nganjëherë zgjedhin të luajnë dhe atë lloj valleje të njëjtë, nën ritmin e godititjeve të legenit. “Bjerri se i bie bukur!” – thuhet cinikisht në këto raste.
Dhe fjala është për uverturën “Përmbi shkëmb drogën ta sajojmë”.
Dirigjent, orkestrues, interpretues vokal e instrumental: Sali Berisha
Të tjerët mbajnë iso. / E.H.

O Ermir, po kur do ta mësosh shqipen o njeri? Duhet të jesh fort i trashë që të shkruash për ditë për gazetën dhe të mos e mësosh të shkretën. Para pak ditësh “Ç’Berishizim”, “ç’komunistizim”, ndërsa sot shkruan “Bjerri se i bie bukur!”. Mos ke dashur të thuash “Bjeri se i bie bukur!”, sepse “me bjerr”, në shqip s’do të thotë “me i ra”, por do të thotë ” me humb”. Kaq e vështirë është shqipja për gazetarët shqiptarë…????
Z. Ermir? Pellazgu ju bën nje vrejtje me vënd dhe mua pavarësisht nga toni,më pëlqen skrupuloziteti i tij në shkrimin e shqipes standarte!(vo/nuk e shkruaj dot me “d” ne fund fjalën standart,sesi me tingellon dhe gjuha nuk m’a shqipton mirë)?
Per Shqipetaret qe dhene 1 milion vota, leginit dhe fyellit me nje VERRE, me mire do ti biente ne burg Saliu dhe 40 koristet nga bashkoi hakmarrja kunder popullit qe nuk na do.
Duke ndjekur metaforën e bukur që ka gjetur autori i shkrimit, mund të them se PD-eja më ngjan si një orkestër legenash, të cilëve Saliu u bie sipas ritmit dhe aranxhimit muzikor të tij. Pra Sala si xhezbanist (të dilte nudo meqenë) që u bie legenave. Kryelegeni: Lulja e Bashave.
‘Te tjeret mbajne iso”
Per ke e ke fjalen:Per politiken,per militante analfabete me 2-3 mastera apo per INFORMACIONIN qe i ben fresk 22 vjet krimit e korrupsionit se iso populli nuk ka si te beje se ja kane hequr zerin.
Te shperlaftë mortja more gazetar zhele, por per çfare sajese e ke fjalen? Filluat jo more felliqesira te flisni per sajesa, si i pari juaj Dulla. Edhe atij ja kishin me hilera dhe i benin komplote. A e keni shtetin ne dore, pse nuk nuk i sqaroni gjerat? kuptohet nese ka gje per tu sqaruar. Apo ja keni lene nje zhelje si Erion Barçe te mbroje te Majten, apo mafiozeve te LSI? PD u shthur dhe e mori ate qe meritoi, pse flisni tani per sajesa? Ti o zhele E.H.aq i peshtire duhet et jesh (dhe ndjeheshi tille) sa ke per turp ta shfaqesh indentitein tend….
Gjirizi i lalëit ? E ka fjalën per zhelal mziun me daulle e klarinete dhe per dasmoret dygishtake!? Nderime dhe dakord me “heqjen e zërit te popullit”!
Z. Ermir? Pellazgu ju bën nje vrejtje me vënd dhe mua pavarësisht nga toni,më pëlqen skrupuloziteti i tij në shkrimin e shqipes standarte!(vo/nuk e shkruaj dot me “d” ne fund fjalën standart,sesi me tingellon dhe gjuha nuk m’a shqipton mirë)?