Një prostitutë shqiptare tregon për mediet italiane tmerrin e 2 muajve më parë, kur maniaku i Firences e kishte lidhur këmbë e duar, pas raportit seksual dhe për pak e kishte vrarë. Riccardi Viti, hidrauliku 55-vjeçar u arrestua pak ditë më parë, pasi akuzohet si vrasës serial i prostitutave, sepse para pak kohësh kishte vrarë një vajzë. Sakaq, shqiptarja që quhet Anxhela, rrëfen se “Para 2 muajsh ai më premtoi 300 euro dhe më tha që ishte larg gjysmë ore që këtu. Më kërkoi që të rrinim 3 orë për 300 euro. Meqë kisha nevojë për lekë unë vendosa që të hipja në makinë sepse ishte ftohtë. Jo shumë larg që këtu shkuam në një tunel dhe ai më kërkoi që të zhvishesha. Rrobat m’i vendosi 50 metra larg që këtu dhe më thoshte që të rrija e qetë. Mendova se meqë ishte italian s’do më bëntë gjë, pasi ne kemi besim tek italianët, por kisha besim sepse kishte edhe njëfarë moshe. Pastaj ishim duke bërë një raport seksual, ndërsa ai m’i lidhi duart dhe këmbët, dhe siç isha shtrirë nisa të kthehesha nga ana tjetër. Fillova të ulërisja dhe ai më hapi çantën, më mori 110 euro dhe iku. Unë mbeta për 2 -3 orë lakuriq, ndërsa ishte shumë ftohtë. Pastaj erdhi një zonjë me të bijën dhe më ndihmuan. Ajo më tha se nuk isha gruaja e vetme që kishte shpëtuar. Të mërkurrën e njoha në polici, kur më thirrën dhe e denoncova, pasi e kuptova që bëhej fjalë për të njëjtin njeri, pra për maniakun e Firences, sepse unë pata frikë, jo për mua, po për djalin tim. Ai mund të më vriste edhe mua”. Ndërkaq, intervistën e plotë të Anxhelës mund ta ndiqni pak më poshtë.
http://www.oggi.it/video/notizie/2014/05/13/maniaco-di-firenze-parla-una-prostituta-mi-spoglio-e-mi-lego-mani-e-piedi-poteva-uccidere-anche-me-intervista-esclusiva/
