Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese kaloi projektligjin për legalizimet vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa rrëzoi amendimet e opozitës. Pas miratimit nen për nen u lanë jashtë skemës së legalizimeve ndërtimet e pas 2009-ës që nuk janë në truall të pronarit si dhe ndërtimet mbi 6 kate. Kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se mazhoranca do të realizoj këtë proces të cilin demokratët nuk e arritën për 8 vite. ”Nuk mbajtët premtimin për legalizime falas. Mendova se votat kundër ishin një lapsus i opozitë, por ishte kundërta. Opozita dështoi 8 vite për legalizimet dhe sërish vazhdon të mos u kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë gjë “ tha Shalsi. Para nisjes së komisionit komuniteti rom i ka dorëzuar një peticion ku kërkohet njohja nga ligji i banesave të llojit Baraka. Projektligji pritet të kalojë nesër për miratim në kuvend.
