Tatimet, do të punojnë dhe për për llogari të vendorëve

anazapta

Referuar praktikës së re të mbledhjes së taksave që do të aplikohet duke nisur që nga ky vit, drejtoritë e tatimeve në qendër dhe në rrethe do të shërbejnë si agjentë tatimorë. Udhëzimi më i fundit i miratuar nga Ministria e Financave parashikon se tatimet do të mbledhin taksat dhe se për të bërë transferimin, paraprakisht, kryhet procesi i rakordimit midis drejtorive rajonale tatimore me bashkitë dhe komunat, lidhur me shumat e arkëtuara sipas subjekteve tatimpagues. Për këtë shërbim, drejtoritë tatimore do të mbajnë 1 për qind të të ardhurave. Paralelisht me ndryshimin e skemës së mbledhjes së taksave, qeveria ka ndryshuar se modelin e taksimit për bizneset, duke thjeshtuar mbledhjen e taksës së biznesit të vogël. Referuar paketës së re fiskale, bizneset me të ardhura nga 0 deri në 2 milion lekë do të paguajnë një tarifë fiske vjetore prej 25 mijë lekësh. Kjo tarifë duhet të paguhet brenda 6 muajve të parë të vitit. Ndërsa bizneset që realizojnë qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë duhet të parapaguajnë në katër këste tatimin mbi fitimin në masën 7.5 për qind.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *