Nuk është aspak lajthitje ky titull, por më vjen natyrshëm, pas një analize të gjatë me veten mbi fenomenin e kultivimit dhe shpërndarjes së kësaj lënde narkotike në Shqipëri, me gjithë zinxhirin e pasojave që mbart. Dhe besoj nuk kam qenë i vetmi që kam reflektuar më thellë ditët e fundit rreth këtij fenomeni.
Gjithnjë kam menduar si funksionon kjo tregti e paligjshme dhe e pangacmuar nga shteti dhe t’ju them të drejtën, edhe pse jam një njeri shumë i drejtë dhe i ndershëm, si një individ që i përkas botës së biznesit, thelle thellë i kisha zili ata fshatarë të Lazaratit.
Ata pa ndërtuar asnjë lloj infrastrukture, pa licencë, pa paguar taksa, as doganë, pa pasur mbi kokë shtetin, arrijnë të fitojnë miliona. Por gjithsesi përsëri mendoja se të kultivosh hashash dhe ta dërgosh me ca mushka në Greqi, nuk është ndonjë biznes i përmasave aq të mëdha. Sepse kur operon në botën e biznesit, për ne është shumë e rëndësishme se sa i madh është aktiviteti i një tregtari, për të parë kë kemi ne krah në këtë garë, pastaj kur puna që ai bën është e paligjshme, është ndryshe. Kur i paligjshmi fuqizohet, atëherë ai kthehet në një kërcënim të madh, sepse prish gjithë rregullat e ekonomisë së tregut. Për t’u bërë i madh, një sipërmarrës duhet të ndjekë të njëjtën rrugë që kam ndjekur unë dhe çdo biznesmen i ndershëm i këtij vendi. Përndryshe pasojat do t’i vuajë gjithë shoqëria, sepse efekti do shtrihej në çdo qelizë të saj. Të bëhesh i fuqishëm financiarisht me mënyra të jashtëligjshme, bëhesh faktor dhe arrin të diktosh politikën, bëhesh pjesë e saj dhe arrin të sundosh çdo strukturë të shtetit. Pra jemi para një fakti tronditës. Sot nuk mund të flasim më për ca bujq të cilët kanë zbuluar se të kultivosh hashash është më mirë se sa të mbjellësh patate, sepse fitohet më shumë. Sot kemi një biznes të mirë organizuar, nga toka, deti dhe ajri. Janë 320 hektarë tokë, sa 400 fusha futbolli thotë një gazetar italian në një analizë të tij për këtë çështje. Produkti final shitet me 5 euro grami dhe fitimi shkon në 4,5 miliard euro, sa 50% e GDP-së së vendit.
Teksa reporteri italian i emisionit “Porta a Porta” hyri në Lazarat dhe na tregoi me zë e figurë se si funksionon ky biznes, një pilot italian po bëhej gati për të zbarkuar në Divjakë për të marrë rreth 500 kg hashash ose mbase më shumë, me destinacion Italinë. Bëni pak llogaritë se sa do ishte fitimi nëse do kishte shkuar gjithçka mirë për ta. Janë para që edhe me biznes të madh e të fuqishëm (por të ligjshëm ama) të duhen vite për t’i bërë.
Pra jemi para këtij realiteti, kultivuesit e hashashit kanë siguruar treg të bollshëm për mallin e tyre dhe ky quhet sukses në tregti, sepse nuk kanë shanse t’ju rrijë malli stok, t’ju skadojë, ta groposin dhe prapë shteti t’ju kërkojë TVSH për një mall që jo vetëm nuk e shitën, por ju shkaktoi edhe humbje financiare. Pra hashashi është një biznes që nuk e cenon dhe nuk e rrezikon asgjë. Nga ana tjetër kemi shtetin me të gjitha strukturat e tij. Ata thonë jemi në këmbë, por për çfarë? Do ishte komoditet dhe alibi e mirë për ta të thonin se nuk e dimë se çfarë bëhet me tregtinë e hashashit, nuk kemi prova etj. Por jo, janë filmimet e plantacioneve që nuk të lënë të kontestosh asgjë. Unë personalisht nuk e kam kuptuar dhe as nuk kam për ta kuptuar ndonjëherë se si shteti nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e tij në një vend të caktuar, për sa kohë që nuk ka ndonjë nen në Kushtetutë që të thotë se; “strukturat shtetërore ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë territorin e Republikës, përveç Lazaratit apo ndonjë vendi tjetër që kultivon hashash”. Duke mos u bërë kjo, çdo aksion tjetër që synon lëndët narkotike, bëhet qesharak. Të fusësh në burg dikë që e gjen me një cigare hashash, është qesharake, të thuash që po prisnim në Divjakë se e dinim që do bëhej transport hashashi, është qesharake, të thuash që piloti e ka për herë të parë ardhjen në Shqipëri, nuk e minimizon fenomenin. Por edhe të thuash se qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë, pse na kërkoni llogari ne, kjo është absurde.
Mjaft më! Dikush duhet të fillojë…! Dhe po ta vini re, këto janë fenomene tipike shqiptare; shmangie nga llogaridhënia, gjetja e preteksteve, si dhe të merremi me çdo vogëlsi të mundshme, por kurrë me thelbin e problemit. Për mendimin tim, në një vend si Shqipëria me kaq shumë probleme të cilat natyrisht shumica u trashëguan, mjafton që çdo institucion të zgjidhë pak çështje, por shumë madhore, dhe e justifikon misionin e tij. Vendosja e prioriteteve dhe shmangia e propagandës, do zgjidhnin shumëçka. P.sh. duke parë performancën e Ministrisë së Rendit, ku vetëm në rrugën Myslym Shyri patrullojnë më shumë se 20 punonjës rendi të cilët vënë gjoba edhe për dy minuta parkim të gabuar, mendoj; imagjinoni sikur gjithë këto forca policie të bëheshin bashkë për të bërë një aksion shumë të madh. Dhe ndërkohë sa të zgjidhej kjo puna e madhe, le të parkonin dyshe qytetarët se nuk u bë qameti. Unë e kam bindje se për shtetin asgjë nuk është e pamundur, vetëm nëse i mungon dëshira dhe më keq akoma, nëse është i implikuar, gjë që do të ishte shumë e rëndë. Kapja e shtetit nga mafia e drogës apo e çdo trafiku tjetër të jashtëligjshëm, do ishte fundi ynë si shoqëri.
Në këto kushte dhe duke parë eksperiencat e vendeve të tjera, mendoj se rrugët e zgjidhjes janë dy: ose të legalizohet hashashi ose të pengohet përfundimisht kultivimi dhe më pas shitja e tij. Meqë deri tani shteti është treguar i pafuqishëm për ta penguar, mendoj se edhe alternativa e parë është për tu marrë në konsideratë, të paktën do na vendoste në një situatë më të mirë se kjo që jemi tani. Në vitin 2011, në Komisionin Botëror të politikave mbi drogat, organizëm ku bëjnë pjesë ekspertë të çështjes dhe personazhe të njohur, si p.sh. ish presidenti i OKB Kofi Anan, u publikua një raport tronditës ku thuhej se: “lufta kundër drogës e filluar 50 vite më parë, ka dështuar” dhe më pas raporti nënvizon se “për kanabisin duhet eksperimentuar modeli i legalizimit. Në këtë mënyrë i jepet një goditje krimit të organizuar dhe mbahet më nën kontroll shëndeti i qytetarëve”.
Në Portugali dhe Australi depenalizimi i marihuanës ka qenë një sukses dhe të ardhurat e shtetit nga taksat kanë qenë të larta. Edhe frika se mos kjo shton numrin e përdoruesve, ka rezultuar i pa vërtetë. Përkundrazi, në kushtet e legalizmit, do punohej për më shumë informim të popullatës mbi dëmet që sjell përdorimi i hashashit. Është njëlloj si për duhanin që shkruhet se është vdekjeprurës, por përsëri tregtohet. Ama një individ që kujdeset për shëndetin e tij, nuk shkon të harxhojë paratë me një produkt që në kuti shkruan “shkakton kancer”.
Mbi legalizimin e hashashit ka patur zëra edhe nga politika që e hedhin si opsion, por janë zëra të dobët pasi kanë edhe frikë mos paragjykohen, ndërkohë që janë të dorëzuar para Lazaratit, duke përdorur shprehjen që mua më duket e frikshme se: “Lazarati nuk duhet luftuar, por duhet shpëtuar”. Nëse shpëtimi është ky realitet që shohim tani, duke mos marrë asnjë masë atje në burim, ju lutem më lini edhe mua të mbjell hashash, jam tregtar dhe në mijëra produkte që tregton kompania ime, asnjëri nuk i afrohet çmimit të shitjes 5 euro për gram.
Dua të fitoj edhe unë, çfarë ka më shumë ai në Lazarat?! Dhe më pas nëse kthehem në problem, hajdeni më shpëtoni, meqë shteti im kur shkel ligjet, nuk të dënon, por të shpëton! Kemi arritur në kufinjtë e absurdit, a do e marrë njeri përsipër ta shpëtojë këtë vend?

Nje kendveshtrim interesant , por qe duhet ta vere ne pozite Qeverine per te vepruar ! Boll me me perralla se po te nderhyjme c’do te behet neser.Kjo nuk eshte vecse paaftesi per te vepruar qe eshte zevendesuar me masa kulturore – edukative per te bindur lazaratasit njesoj si te bindesh ujkun qe te mos haje me delet…
Saktë z.Nërënxi.
TE LUMTE GOJA OR MIK
KA 1 JAVE QE ME KA SHKUAR NE MENDJE POR PO MENDOHESHA TA THEM, MOS TA THEM.
MEQENESE VAJTI PUNA KESHTU, TA BEJME TE GJITHE NGA PAK KETE PUNE SE
KA VAJTUR KEQ PER PARA.
Le te mbjellin te gjithe me gara socialiste,me rendiment pr hektar,Lazarati si dallandyshja e pare te jape experjencen e perparuar ne bujqesi,Emisjoni hapesire e blerte ti kushtoje nje seance Lazaratit.Lazarati do te na coje ne Europe!
NE NUK PO KEMI BUKE TE HAME, TI THUA EUROPE.
KUSH VJEN E PARA, EUROPA APO STOMAKU?????!!!!!!!!!!!!!
Edhe ne shtetet amerikane ku eshte legalizuar droga numuri I perdoruesve nuk eshte rritur
Shume shkrim i sakte, me ne fund po flitet hapur per kete ceshtje. Se ketu tek ne ka paradokse te medha. Ketej kemi nje fshat te tere qe kuterbon era hashash, nga ana tjeter kemi tabu ta komentojme. Pra jemi perpara ketij fakti, nje grup njerezish bejne kontrabande, i bejne karshillek shtetit, dhe ceshte me e bukura po bejne para shume. Akoma nuk kemi degjuar qe shkoi ne burg nje lazaratas. Madje pashe para nja nje muaji kryetarin e komunes se Lazaratiti qe kishte dale ne te gjitha televizionet. Ai u thoshte gjimnazizteve te zones qe prindrit tuaj qe kane bere para, te mos i harxhojne ne kazino por ti investojne per ju. Ky eshte kulmi, e kemi pranuar si normalitet. Duhet ti jepet fund ketij absurdi. Dhe mendoj se sa me shume njerez te flasin troc keshtu si Neranxi, aq me i mundshem do jete ndryshimi.
1. qeveria duhet te shtroje pyetjen pse mbillet canabisi dhe jo domatja ne Lazartat e kudo tjeter
2.pse nuk duhet te liberalizohet prodhimi dhe tregetimi i canabisit
3.pse shoqeria duhet te paguaj duke burgosur mbjellesit dhe trsportusit e canabisit.
4. pse qeveria nuk organizon referendum per legalizimin e canabisit
AJO ME KETO BUDALLALLIQE MERRET DHE SITUATA ESHTE NE VEND NUMERO.
POLITIKANET TANE DUHET TE MERREN ME ZHVILLIMIN E EKONOMISE, HAPJEN E VENDEVE TE PUNES, SIGURINE E JETES.
E KETO 10 MUAJ KANE ZGJIDHUR KETO PROBLEME.
1. EMBARGON NDAJ IRANIT
2. LUFTIMET NE SIRI
3. DROGEN ME KACATORRA.
KETA TALLEN ME MUA E TY OR MIK, SE KUR VJEN PUNA TEK PAZARET, ATO I NDAJNE SHUME MIRE BASHKE, MOS KI AS ME TE VOGLIN DYSHIM.
Qeveria Rama duhet te heq dore nga loja kukafshehtazi me Lazaratin. Qeverine nuk e rrezon dot Saliu me lulushet dhe banditet e tij. Ajo do rrezoje veten ne qofte se nuk ndal kete fenomen te shemtuar. Nuk eshte aspak e veshtire te ndalosh mbjelljen e droges ne Lazarat, mund te jete e veshtire te zbulosh ne pyll bime te vecanta, por jo plantacione qe duken me kilmotra larg nga toka dhe nga ajri.
Une nuk jam socialist por ne dy zgjedhje radhazi kam votuar per te ardhur ne qeverisje kjo parti. Ne qofte se Rama quan arritje lojen e futbollit mes policeve te shtetit dhe djemve te Lazaratit qe mbjellin kanabis, atehere le te pres largimin pa i mbushur dy vjet.
Pse nuk veproni? Keni frike nga pasojat? Pasoja duhen marre parasysh, pra duhet pranuar se do te kete. Mund te humbasin edhe jete njerezore, por papergjegjshmeria e qeverive te me parshme e ka bere Shqiperine te pazonjen per te jetuar me dinjitet, pa lere pastaj t’i bashkohet Evropes.
Eshte e frikshme ajo qe deklaroi zevendesministri i Brendshem, qe tha se “nje dore qe nuk kafshohet puthet”. Eshte e frikshme ngase shpreh drejtperdrejt dhe hapur falimentimin e shtetit ndaj paligjshmerise.
po kur flet edhe ti kokrra e ordinerit e ben leksione mos ngelte me njeri ne dynja! shko jepu pagat dhe pushimet qe ju takojne punonjesve njehere pastaj dil e shkruaj neper gazeta. njeri i pa fytyre dhe kontrabandist i thekur!
Po nuk u ngope duke shitur me cmime 2 deri ne 3 here me te larta se ne Europe ato produktet e tua e tani don me shit edhe hashash o i PANGOPUR ??????????
ka plot gjera qe duan pune jo llafe. por, me qe ra fjala duke llogaritur sasine dhe menyren e fitimit desha te mbjell edhe une pak por kam frikn.nuk e di ne se vetem lazaratasit autoktone e kane te drejten per te mos u ndeshkuar dhe a mundesohet leja e banimit atje. sepse nje femij vetem pse e gjeten ne nje fugon qe trasportonte kanabis jasht lazaratit e denuan shtat vite burg…dhe i humben mundesine te vazhdoje shkollen edhe pse u gjykua ne tere shkallet e gjykimit dhe kerkoi te falej nga presidenti…