Roy Keane akuzon lojtarët Unitedin për lojën e dobët

anazapta

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka sulmuar klubin, duke kritikuar paraqitjet e disa lojtarëve gjatë periudhës sa ka qenë strateg Moyesi.

Phil Jones, Chris Smalling dhe Michael Carrick sipas Keane kanë qenë arsyeja pse United ka dështuar të tregojë formë të mirë këtë sezon.

“Na është thënë dy-tri vjet më parë se Jones do të bëhej mbrojtësi më i mirë. Smalling ishte po ashtu një lojtar i tillë premtues. Unë e kam kqyer Unitedin 10 herë këtë vit dhe nuk ka qenë asnjë prej këytre gjërave”.

“Nëse diçka ka shkuar prapa, atëherë kanë shkuar këta lojtarë, që nuk kanë qenë kërkah, e të cilët i hodhën përtej shancat e tyre për të luajtur”.

“Ata nuk kanë bërë mirë që United të fitojë trofe. Ata duhet që të shtrëngohen pasi po luajnë për Unitedin, u shpreh Keane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *