Balla: Në protestën e opozitës, trafikuesit që mbajnë peng drejtimin e PD

anazapta

Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se thirrjet e fundit të PD për protesta janë klithmat e dhimbjeve të marra nga goditja që policia po i bën krimit. Në një postim në Facebook, Balla shprehet se në protestën e nesërme që opozita ka parashikuar të mbajë do të jenë bosët, trafikuesit dhe kultivuesit e drogës që ende mbajnë peng drejtimin e Partisë Demokratike.

“Të dashur miq, Ngjarja e avionit të Divjakës, çdo ditë e më shumë po zbardh disa të vërteta shumë të mëdha. Së pari, nuk ka më asnjë fije dyshimi se veprimet e Policisë së Shtetit, Albkontrollit dhe të Shtabit të Forcave Ajrore të RSH kanë qenë veprime të mirë-koordinuara dhe të suksesshme. Së dyti, siç po del nga hetimet dhe nga ekspertët avioni i Divjakës u ul me kokë në rërë, për të mos u ngritur dot më. Ka edhe detaje të tjera që duhet të verifikohen, derisa përfundimet të çojnë në zbardhjen e kësaj skeme. Së treti, ka shumë video dhe fotografi për këtë rast të kapur dhe nuk ka asnjë fotografi dhe video për raste të tjera uljesh dhe ngritjesh avionësh në rërën e bregdetit shqiptar. Së katërti, duhet kuptuar shumë qartë se nëse një avion ngrihet nga Shqipëria dhe i drejtohet Italisë apo Greqisë, të gjithë e dinë se atje ka shtet, polici dhe forca ajrore të cilët ruajnë vendin e tyre nga çdo mjet ajror që hyn në hapësirën e tyre dhe që kontrollohet imtësisht se çfarë transporton aty ku i është dhënë leje të ulet. Së pesti, ata që po bëjnë thirrje për protesta për kapjen e kanabisit në rastin më të parë, po duket qartë se hallin e kanë diku tjetër. Në Shqipëri tashmë po priten fijet e krimit dhe trafikut. Demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm duhet ta kuptojnë se thirrja për protesta vjen nga klithmat e dhimbjeve të marra nga goditja që policia po i bën krimit. Demokratët e thjeshtë duhet t’i lënë vetëm nesër bosët, trafikuesit dhe kultivuesit e drogës që ende mbajnë peng drejtimin e Partisë Demokratike. Nesër në protestë do të jenë disa prej bosëve, trafikuesve dhe kultivuesve”.

Share This Article
11 Comments
  • Nuk eshte e drejte qe te flasesh si flet opozita. Nese ke te dhena te mjaftueshme per pjesmarrje ne demostrim nga PD te Narko trafikanteve bej denoncimin e organin perkates te drejtesise. Veprimet e tjera jane retorike.

  • dada Barvo EDi , ja cfare ka bere qeveria nga ora 18 dje deri tani:
    1. ne oren 18 Konferenca live Edi Rames.
    2. Ne oren 22.30 Konference FMN me MF per situaten ekonomise ne permiresim.
    3. Sot Z. Veliaj shperndao 106 te ish presekutuar parat.sukese
    4. sot Z. Bushat dha lajmin per teponimet sukese
    5. Sot Polica shpegoje operacion e avionit transaprence.
    6.S. Berisha ne FB u dogj zyra juridike e rinasit ( edhe kjo puna e avionit u ju ngriti moralin po ja uli ne toke rate brenda. –
    7. Ristani ne konfren amon EDi IK mon ik se po an kepiten fijet e mafjes dhe jemi ne halle te madhe

  • I dashur deputet,

    Me keto dalje, ri-dalje, thirrje, ri-thirrje, kerkime, shpalosje, akuza, kunder-akuza, mbrojtje, sulme e Protagonizem Ekstrem po lini nje shije te hidhur tek publiku. Jeni vec nje deputet nder 80 te tille, e asgje me teper.

    Zoteri Deputet, mbani pergjegjesine per zonen tuaj, jo per cdo aspekt te qeverisjes. Kush e perfaqeson zonen tuaj te varfer e popullin e saj? Si ju del koha te rrini gjithe diten ne studio, gazeta, konferenca publike dhe te merrni rrogen per ate qe ju ka zgjedhur populli? Sa njohuri keni per ate zone? Sa persona takoni? Sa here ne muaj? Sa pyetje keni bere ne Parlament per zonen tuaj?? Statiskat e mbledhura, papunesia, investimet, arsimi, rendi, shendetesia, asistenca …etj… Kur ju merrni me “miqte e dashur! [ne] dhe problemet e gjithe Republikes, kush i perfaqeson zgjedhesit tuaj? C’po beni keshtu more zoterinj deputete?

    Duke dubluar Qeverine per cdo problem, sot ngjani me keq se kur ishit-ne-opozite; paraqiteni 3 here me te pafuqishem e 5x me te pa-disipinuar. Me zhurmen qe krijoni [askush nuk pret nderhyrjen tuaj, te jeni i qarte] po e demtoni Qeverine; duke bere qe popullata te shikoje me shpejt mangesite e saj. Por Ne, as per kete nuk na duheni, pasi gjitshka po e marrin vesh tani. Te pakten mos dubloni e perfaqesoni Dikasteret qe nuk kane lidhje me ju. Ju ankoheni, si te most ishit ne pushtet, prape tek Ne… e gjitha kjo pasi ju dhame 1.000.000 vota per qeveri koalicioni. Te pakten ju personalisht, rrallojini keto dalje me deklarata e pergenjeshtrime…se zoteri [i nderuar] jo vetem jeni bere i bezdishem por keni dhene idene se PAGUHENI KOT.

    Shkoni ne zonen tuaj elektorale, e pergjigjuni vec per te. Kjo vlen per te gjithe Deputeto-Pushtetaret e FB dhe Medias.
    JUSTIFIKONI RROGEN per ate pune qe paguheni.

    Nga

    “miqte e dashur”

  • I dashur P.A.B!!
    Edhe ti je 1 nga 1 miliard komentuesit ne internet,prandaj nuk keni ndonje kompetence te vecante t’i keshilloni njerezit se cfare e sa te shkruajne!!!
    Edhe ti,bej komentin tend per problemin,qe ngrihet e jo te merresh me LLOGJE KAVAJE SI GRATE E LIGA!!!
    Nuk je ti ETALONI i njesise matese te aktivitetit te cdo politikani!!!
    Bile,bile as une nuk do t’a varja torben ty e kujdo tjeter kur te me jape mewnd se cfare e si te komentoj!!!
    Ne qe komentojme me nick-name jemi ASKUSHI para atyre qe dalin me emrin e plote aq me teper si politikane!!!
    Tyrqeta mono!!

    • Ortes, po ben nje gabim substancial. Me a pa dashje, (?) ate e dini vetem ju; je fans i Balles apo s’te pelqej une, s’ka pike rendesie. z. Balla eshte n Person Publik. [!] Paguhet nga Taksat e Shqiptarit. Une paguhem nga rroga ime. Nuk i jam lutur kujt per vota, as kam kontrate me askend, aq me pak te bej premtime elektorale! Me ndjek deri ketu? Pra, s’kam asnje detyrim te jap emer, e te ndjek “keshille tende” Sic dhe ti ndihesh rehat me kete emer qe ke vene, a te pervecmin qe mund te biesh neser. Publikja e Privatja. Ja nje shembull me teper. “z. Balla” nuk eshte “njerez” s’po kritikojme nje individ, thuaj z Zaimi [qe eshte nje anetar i nderuar i ketij forumi!] por nje Deputet te Kuvendit te Shqiperise. Kete te drejte e ka cdo qytetar Shqiptar kudo qe eshte ne bote. Te pelqen, a si e shikon ti; s’ka asnje vlere. Komentim tim e bera, e per Problemin, ti s’ke bere asgje per Problemin. Problemi ne keto Raste jane “taulantet e erionet” qe mbulojne zona e departamente me 1850 vrima, por tani hyjne ne Kompetenca qe nuk i kane. Shtojne llogje e replika aty ky s’kane as tager e askush nuk i pyet. Jane – eshte koncept Politik ky, nga menyra si flet/arsyeton e i drejtohesh dikujt dukesh qe nuk e di – “Jashte Rreshtit” megjithese ne kombativitetin e tyre patetik mund te duken “on message” prape i ke “off message”. Po interferojne ne sektore ku s’kane kompetenca, per me teper diskreditojne Qeverine e spostojne dikasteret qe pergjigjen per keto pune.

      Nese me problem mendon se eshte “avioni/droga/ opozita” je 12x me teper gabim! Duhet te mbyllesh cdo rubinet te llogjikes, pe te pretenduar tek nje Opozite qe per 8 vjet keq-qeverisi vendin. Dhe Pozita sot, i ka te gjitha mekanizmat ti injoroje Thirrjet e Tyre. Prandaj gam-gamet ne media vec perkeqesojne punet. Buletinet Policore, i ben Policia. Kuptimin – e kemi ne emer, ~ Policia. Si jep minute pas minute z. Brace ne FB; ai pergjigjet per ate te cilen e Paguajme [ z. Erion nuk eshte “njerez” por Person Publik!] dhe “problemi” qe s’eshte aspak problem tani i behet Hype [sic] ne menyre artificiale per dite e dite, s’eshte i z. Balla. Ate qe pata per t’ja thene, ja thashe. Ti nese ke gje qe s’te pelqen ne postimin tim te I-te, merre pike per pike e bej debat. Kemi 80 deputete te Pozites. Si duam ne Publik. Nuk i paguajme per THIRRJE. Deputeti eshte pergjegjes per Zonen e tij! C’po ben ai per ate zone!? I nderuar, po vuajme per rradhe e formalitet; ti mund te duash c’te doje zemra por je krejt gabim. Dhe nese flet per ty, qe z. Balla s’flet per Mua. Si nga e Djathta, si e Majta, ka plot tipa te tille qe kane Rrenuar Formalitetin e nje Shteti dhe Institucionet. Keta persona, s’na duhen fare. Kur flet ne kete menyre, e vazhdon me “njerez” e si duhet te flasin anetaret e nje forumi…je krejt gabim. Bej postimin tend, ne s’na bashkon asnje gje bashke!

      Ne Nje Opinion Publik qe ka force, e qe eshte i vetedijshem per forcen e tij [pyete c’vlere kemi Ne!] sot ….emrin – Balla, si nje Deputet Provincial nuk do e kishim degjuar ne rang shteteror e ne cdo problem ditor! Jo me ta kemi 3x ne dite ne Gazeta. Dhe ketu ndahemi bashke ne mendim e menyre operimi, qofte nje Postim Anonim. Ortes, nuk ke pse te me varesh torben mua, as te lexosh postimet e mia [perse futesh kaq ne shtrengim?] vec mos e ul Veten kaq poshte; le me pjacen e nje debati. ” Ne qe komentojme me nick-name jemi ASKUSHI para atyre qe dalin me emrin e plote aq me teper si politikane!!!” <– fjalet e tua. Se me kete mentalitet i kemi humbur frenat e Opinionit Publik. Me kete ndjenje inferioriteti kemi harruar se ne Askushet, Paguajme Rrogat e tyre. Se fundmi…nese vete-quhesh askush je i lire te ndihesh i tille, bile dhe te mos komentosh fare. ketu jane shume Askusher, qe kane te drejte te shprehen me nje shprese te vaket, se dikur Askushet [ata qe japin vota/ paguajne rroga] do Pyeten. "Kushet" nga Kr-Ministri e Poshte, po flasin per Ne [Askushet] dhe kerkojne ndihmen, aprovimin e neser voten tone. Ndryshe do i gjesh ne kafe me njeri-tjetrin. Per me teper po kerkojne [dhe dhunojne] vemendjen tone Gabimisht. Ju dhame 1.000.000 vota, c'duan me? T'na e kursejne thirroren e ankimoren, duke u sjellur si Pozite e si Shtet! I nderuar z. O. ti me ke kuptuar shume mire c'pres une, e une te kuptoj shume mire ne ate qe kerkon ti. Nga nje Askush tek Askushi tjeter, te kerkoj me miresjellje mos ti lexosh postimet e mia.

      ***

      Populli KURRE nuk duhet tua dije per nder Politikaneve! Kush ka deshire tu marre dhe Autografe "ballave & co" Une mendoj se me "flake e thirrje" nuk behet shteti; keto po shohim per 25 vjet. Ne fakt e kunderta duhet te kete vlere -gjithmone- dhe nje politikan i mire duhet hequr se i lene aty per kohe te gjate abuzon me pushtetin. Britaniket nuk u menduan gjate pas L2B, por i thane z Churchill " faleminderit shume, je i madh i Kr-M lufte, por jemi lodhur me lufte, tani duam Paqe!" Dhe e percollen ne Shtepi. Me mentalitetin Shqip i del ti quajme "bukeshkale" Por me llogjiken e ftohte, Britaniket qe paguan me parate dhe Gjakun e djemve te tyre, votuan dhe vendosen bazuar ne kete Mentalitet. Pse e ke emrin Churchill [apo taulant balla!] NUK TA DI FARE PER NDER KUR BEHET FJALE PER PUSHTETIN. A ka me qarte se kaq? Nese shqiptari, nuk do e kuptoje se Shteti/ Pushteti nuk jane te Edit/ Berishes, dhe te merret me ligjin/ parane dhe institucionet; e kur te vazhdoje ne tifozllek te idolizoje "taluant ballat" duke ulur veten ne nivele Absurde {!} punet asnjehere nuk do rregullohet. Shtetin e ndryshon Mentaliteti dhe Rreggulli. Perkatesie e Shtetit/pushtetit; eshte e Jona.

      Duket se nuk majftojne 25 vjet Demokraci per Njeriun te kuptoje te Drejtat dhe te ndihet i lire, te bazohesh ne nje "taulant" qe ka "emer" dhe eshte "politikan" te dalesh ne konkluzion e te quash veten Askush…kjo eshte me teper se Deshperuese. @ z Balla [e tifozat e tij] nese na lexon; per sa kohe te shohesh shprehi te tilla, je i GARANTUAR se do gjindesh ne Politiken Shqiptare! Ti dhe 1000 te tjere si ju, prandaj ne Shq. asnje politikan nuk del ne Pension dhe beni si Egersirat duke masakruar veten…e nderkohe… rriten cmimet, krimet, papunesia, e ulet mireqenia e shpresa e Shqiptarit te Zakonshem.

  • Sic jam shprehur dhe ne komentet e shkuara do te isistoje ne nje detaje qe ka mundsi qe historia e Kacatorit te jete krejte ndryshe .Gjukoje mbi bazen e metodave qe kane perdorur tafikantet e cdo lloji trafiku .
    Ne vitet 92- 95 trafiku i klandestinve shqiptare ishte pothuajse krejt i lire dhe mjetet qe perdoreshin ishin nga me te thjeshtat .Bile cmenduria shkoje deri atje sa te instalonin mbi trap motorra makinash qe ta vinte ne levizje drekte Italise.Cdo veprim kondrabandist behej ne drite te diellit sa shqiptaret u familjarizuan dhe su bente pershtypje kjo qe benin trafikantet.
    Nuk kaluan shume muaj dhe trafiku i klandestinve filloje te modernizohej si rezultat i kerkesave dhe nga vendet e tjera jashte Shqiperise .U hoq dore nga mjetet qe skishin garanci e rendimente dhe u zvendesuan me mjete me te sofistikuara fal dhe levizjeve qe bente Italia .
    Italjanet dhe grekerit nuk e vrisnin shume mendjen per transportin klandesine. Ata filluan te shqetsoheshin kur konstatuan hapat e para te trafikut te drogave te renda. Ne fundi i viteve 95 ky trafik ,i klandestinve, filloje ti binin vlerat e fitimit dhe trafikantet u perqendruan tek lendet narkotike .Te pakta ishin mjetet qe niseshin me klandestine dhe trafiku u perqendrua tek drogat .Vitet 96-98 jane teper te suksesshme sa shteti yne ishte i pa fuqishem te vepronte ku dhe nderhyrjet te vendeve fqinje ishin me te forta ..Si trafik i nje shkalle me te sofistikuara kete nuk e bente kushdo sic qe ai i klandestinve . Vitet kaloni dhe u pa se kete trafike e beni persona me me shume potence .Fale presjonit Evropjane gradualishte skafet qe niseshin me droge drejte Italise e Greqise nuk po arrinin te kishin suksesin qe pritej. Flotat italjane dhe ajo greke moren nen kontroll hapsirat dertare dhe pothuajse u be e pa mundur trafiku i tyre nga brigjet bregdetare .
    Trafikantet dhe ata qe fshiheshin pas tyre ndryshuan destinacjonet dhe format e trafikut. Ketu na del ne plane te pare fshati Lazarat,lugina e lumit te Vlores dhe disa pika te shkeputura ne gjithe teritorin shqiptare qe si dhe me pare kultivonin bime narkotike .Edhe ndaj ketije trafiku shteti Shqiptare deshtoje ose nuk donte ta luftonte .Situatat ndryshuan dhe fqinjet qe e dinin qe hashishi vinte nga Shqiperia nisen te ndermarin veprime brenda teritorit shqiptare .Greqia dhe Italia forcuan kontrollin ne pikat kufitare e te kalimit ku u duken dhe rezultatet e para .Lazarati prodho e hashishi kapej nga policia e vendeve fqinje e disa nga ne .
    Ardhja ne pushtet e te majtve filloje te prish shume plane te trafikantve .Edhe pse shteti i porsaardhur, i carvalitur nga gjendja e keqe ekonomike qe la Berisha, nuk e hoqi nga vemendja luften kunder trafikut te i bimve natkotike.Muaj pas muaj kapeshin tonelata sa sot dikush duhej te paguante deshtimet e njepasnjeshme .Jane prishur interesa qe mbas tyre fshihen euro te djegura ose te humbura .Po kush cenohet me shume ne kete histori ku behet fjale per miljarda euro te djegura ????.
    Ceshte ky Kacatori primitiv qe nuk realizon nje trafike per shkak te defektit teknik.Si mund te ndermeret nje veprim i tille diletant ku ka shume eksperience ne fushen e trafikut te lendve narkotike ???!!!!.Arsyeja eshte e thjeshte dhe merita i takon efektivave te Policise se shtetit qe minjte e hashashit po bien ne carke .Per te sajuar ,nga deshtimi ,nje alibi se kete trafike e organizon shteti ,bile kupola ,u realizua skenari prej budallenjshe te te rezimit te Kacatorit .Na erdhi nje shqiptare klandestine ne itali shume i varfer me 27 mije euor ne xhep dhe na u gjende me nje ngarkese 460 kg ne pyllin e divjakes .Eshte nje cmenduri qe te bene te vjellesh kur mjeshtrat e trafikut Kolumbjan e degjojne kete skenal banal qe te turperon per llogjiken e peshtire te trafiqeve .
    Ja keshtu realizohen skenaret kur te vjen ngordhja .Filozofon se,ketu dhe atje kemi te dhena te pa diskutuara ,dhe hap tabletin e ben nje veprim prej idjoti duke rreshqitur gjishtin mbi te,eshte bere trafik nga ajri .Behet zhurme 2 muaj dhe hop na del jo mishkonje ne Divjake por Kacatorri . Ky skenar kudo qe te jete pregatitur tregon qe ne Shqiperi nuk mund te besh si dikur cte duash .
    Tani ka djem nenash qe ta qepin ne balle si dikur ku asnje nuk luante kaq poshte me shqiptaret .Kete fature Pd ta marr mbrapsh e ti kthehet jetes normale ne interes te vete popullit Shqiptare .Luajtet per 23 vjete aventura tani nuk mban me uje pilafi.Hajde Plaku Mere leri tespiet te rrokullisen ne gropat e zeza qe ke lene e te shpetojme nga murtaja e tranzicjonit .

  • Kjo nuk eshte e vertete e nuk te nderon .
    Tani Z.Balla po flet si Saliu .
    e di ti qe ne te proteste marrin pjese punonjes te thjeshte dhe nevojtare ,qe jane thirrur me urdher per te marre pjese . E di ti qe po nuk shkuan nuk punjne me e nuk kane me rroge per te cuar ne shtepi ? . E di ti qe behet nje apel per pjesmrrjen ??? e di ti qe u kerkohet te marrin dhe familjaret me vete ?
    Mire qe nuk po beni gje ne lidhje me kete fakt por te pakten mos dilni te fyeni njerzit e popullin .
    Kush kujtoni se jeni ???????

    Me vjen shum keq qe degjoj nje gjuhe te tille nga ju .

  • Sa larg pames eshte ky katunari i Librazhdit Balla! Por meqe qenka parashikues se kush do jete ne proteste ( ndoshta sheh yjet ), atehere perse nuk parashikoi shejtani ate dreq avioni ne Divjake dhe do kishte shpetuar shefin Rama nga kjo sekelldi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *