Ana humane e Canës, vizitë te “Zyber Hallullit”

anazapta

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, nuk ka mundur të refuzoj ftesën që i është bërë për të qenë pranë talenteve të reja të futbollit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Ndryshe nga herët e tjera, futbollisti i mirënjohur këtë herë erdhi në Tiranë me dëshirën për të kaluar me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, një ditë ndryshe nga të tjerat. I ftuar në kuadër të koncertit humanitar “Duaj edhe ti”, që do mbahet në datën 20 Maj në Universitetin e Arteve me regji të Sokol Gugës, futbollisti shqiptar ka zgjedhur të jap njohur të artistëve, politikanëve dhe shkrimtarëve, etj. “Babai im ka qenë futbollist dhe kjo ka qenë një ndihmesë shumë e madhe që jam sot këtu! Jam këtu, për t’iu thënë këtyre fëmijëve, që të mos dorëzohen kurrë në jetë, por të ecin me forcën e pasionit për të prekur suksesin që ata dëshirojnë”, shprehu Cana gjatë takimit me fëmijët. Futbollisti shqiptar u largua duke iu premtuar të gjithë fëmijëve të “Zyber Hallullit” që ndeshjen e kombëtares do ta shikojnë në stadium.

Share This Article
4 Comments
  • Kushdo qe i ka mundesite, duhet te beje dicka per bamiresine duke ndihmuar ata ne nevoje. Shtepia e Femijeve, eshte nje nga ndihmat me fisnike – te lumte z.Cana.

  • model
    qe te gjithe duhet te shohin vehten te cana,njeri i thjeshte e me zemer te madhe.
    edhe babai i talentit jonuzaj duhet ta njohi kete futbollist me shqiponje ne kra e ne zemer,qe te kuptoje pak vehten,se karriera behet edhe per shume ideale,pervec parase……………………………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *