Produktet bujqësore e blegtorale ecuri pozitive

anazapta

Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë në vend vijon të konfirmojë një ecuri pozitive edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, që tregojnë se eksportet e këtyre produkteve kanë rezultuar në rritje gjatë 3-mujorit të parë 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Llogaritet se në total në 3-mujorin e këtij viti eksportet arritën në vlerën e 3.2 milionë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kanë qenë 2,7 milionë lekë. Rritjen më të madhe e ka pasur sektori bujqësor me rreth 1.3 milionë lekë, nga 836 mijë të një viti më parë. Peshën më të madhe në këtë sektor e zënë bimët mjekësore dhe aromatike, që gjithnjë e më shumë po kërkohen nga tregu i huaj, si edhe perimet. Më pas renditet agroindustria me 1.8 milionë lekë ku kryeson eksporti i vajtit të lulediellit dhe peshkut të konservuar. Ndërsa blegtoria ka rezultuar me rënie të tregtisë me jashtë, nga 179 mijë në 121 mijë lekë.  Edhe importet kanë pasur një rritje të lehtë prej 5 për qind, duke arritur vlerën e 19.1 milion lekëve. Por pavarësisht peformancës së mirë në nisje të vitit, duket se 3-mujori i dytë nuk ka pritshmëri të larta për shkak të reshjeve të dëborës të rëna në muajin Prill dhe që dëmtuan shumë kultura bujqësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *