Reshjet që kanë rinisur së fundmi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra ndërsa prurjet në 177 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht 171.2 dhe 74.3 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 140 dhe 261 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovatorë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik. Deri tani, në vend gjatë këtij viti janë prodhuar 6.2 terravatorë energji elektrike, ndërsa prurjet e shumta kanë rritur edhe rezervën hidrike në lumin Drin. Kështu nevoja për import gjatë muajve të nxehtë të stinës së Verës do të jetë e ulët dhe parashikohet që vetëm CEZ të kryejë operacione të tilla për të mbuluar humbjet në rrjet. Ndërkohë, Korporata është duke eksportuar 3 milionë kilovatorë në ditë drejt Kosovës. Mungesa e linjës së interkonjeksionit vazhdon të penalizojë shkëmbimet energjetike mes dy vendeve dhe të sjellë kosto më të larta për blerjen e energjisë. Duket se, dy vendet do të rrisin shkëmbimet energjetike vetëm nga fundi i vitit 2015, kohë kur pritet të ketë përfunduar ndërtimi i linjës së interkokensionit 400 kv.

Do ishte mire qe shteti jone te ndertonte nje liqen ne permasat e liqenit te Fierzes dhe ai liqen te ndertohej
perpara ketyre 3 hidrocentraleve Koman, Fierz dhe Vau i Dejes
Ne kete menyre , kur prurjet jane te medha sic jane tani , ai liqen do mushej plot , dhe nuk do prekej
do mbahej rezerve dhe do perdorej ne kohen e thatesires
_
Eshte mire qe inxhinjeret tane te shikojne ku ka mundesi te ndertohet ky Liqen , ne kete menyre i jepej nje zgjidhje edhe energjise elektrike ne kohe thatesire, por edhe nuk lejoje te mbytej Shkodra ne kohe me shira te shumta ….
Megjithse tani keto qeverite moderne jane plot me skopionsa qe e kane mendjen vetem tek te huajte ….
Tani e pashe ne Google , dhe ky liqen qe them une mund te ndertohet ne Bushat, ose ne Has qe eshte kufiri midis Shqiperise dhe Kosoves —Biles mund te ndertohet liqen ne te dyja keto vende
dhe e ke ate rezerve ujore per kohe thatesire ….Dhe keshtu siguron nje rezerve te madhe energjie elektrike per raste thatesire ….dhe nuk lejon te permbytet Shkodra