BERZH ende pesimiste për Shqipërinë, rritja ekonomike 1.7% në 2014

anazapta

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është më pak optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti, në raport me qeverinë shqiptare dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas raportit të saj të fundit të Perspektivës Ekonomike Rajonale, “Shqipëria do të shohë një kthesë modeste në 2014-2015, me një rritje përkatësisht prej 1.7 dhe 2.0%. Fondi Monetar Ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare, u deklaruan para dy ditësh në një konferencë të përbashkët, se rritja ekonomike e vendit në 2014-n do të jetë rreth 2-2.1%, për t’u përshpejtuar më pas në 2015, në rreth 2.5%. Sipas raportit të fundit të BERZH, ekonomia është mbështetur nga një marrëveshje e re me FMN-në. Me ndihmën e Bankës Botërore, Shqipëria po ndërmerr gjithashtu hapa për të zgjidhur problemin e nivelit të lartë të huave jo standarde (të pakthyera në afat) dhe rritjen e dobët të kreditimit. BERZH thekson se ekonomitë e Europës Juglindore po vazhdojnë të rimëkëben, por rritja këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të mbetet modeste dhe një sërë shtetesh do të ndiejnë ndikimin krizës në Ukrainë dhe Rusi.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • @ Mods, e me sh. Respekt.

    Dy nete me pare, e kundershtova absurditetin e parashikimit te FMN-se per rritjen me 2%. Duke dhene shembuj nga Britania qe mendohet te kape kete shifer e duke dale nga kriza, numri me i larte i Rritjet ne Eurozone; nga Brasili dhe Turqia qe dyshohet (e do ish teper e lumtur) se do e kape 2%.

    Parashikimet duhet dhene me arsye, jo ne ajer. Ka dhe te tilla qe bazohen ne kursime, reforma e mbushje tr arkes se shtetit, por ajo eshte rritje fiktive qe shoejt te kafshon. Si do vije kjo rritje qe thote FMNja, punesimet, boom ne ndrttime r rritje cmimesh te banesave, turizem, investime, projekte te medha qeveritare, agrikulture, rritje te fuqise blerese te konsumatorit Shqiptar??
    Dhe kjo 1.7% ne kushtet kur jemi ne, ne borxhe per te sherbyer borxhe te vjetra e plotesuar pagesat e rrogave; eshte teper optimist.

    Ju lutem, mos na i humbni postimet. Flm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *