Tragjedia rrit tensionet kundër qeverisë turke

anazapta

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kanë shqelmuar veturën e kryeministrit, duke brohoritur e duke e quajtur kryeministrin “vrasës” e “hajdut”

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar minierën ku ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka vrarë së paku 250 persona dhe ka lënë qindra të tjerë të bllokuar. Ai i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe theksoi se do të bëhet çdo gjë që autoritetet kanë në dorë për të nxjerrë minatorët e bllokuar, ndërsa në një konferencë për mediat kryeministri turk njoftoi nisjen e një hetimi të gjerë për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. “Dua t’ju bëj të ditur se do të ndërmerret një hetim i thellë në çdo aspekt të tragjedisë. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për të zbardhur të vërtetën”, tha ai.

Presidenti turk Abdullah Gyl urdhëroi guvernatorin rajonal të vërë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme për shpëtimin e tyre. Ndërkohë tensionet janë rritur në Soma pas një fjalimi të kryeministrit, në të cilën ai injoroi kritikat duke thënë se “aksidentet ndodhin, ato janë të pashmangshme”. Kjo ka ngjallur zemërimin e qytetarëve të cilët janë ngritur në protesta të dhunshme. Raportet bëjnë me dije se protestuesit kanë hedhur gurë dhe kanë shqelmuar veturën e kryeministrit, duke brohoritur e duke e quajtur kryeministrin “vrasës” e “hajdut”, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit janë përballur me policinë. Me qëllim shpërndarjen e turmës, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Nga ana tjetër opozita është shprehur përmes një prej deputetëve të saj se, tragjedia mund të ishte shmangur nëse qeveria do të dëgjonte apelin e opozitës përsa i përket kushteve të minierës. Deputeti i Partisë Popullore Republikane në opozitë, Özgur Özel hedh akuza të forta ndaj qeverisë, e cila ka injoruara kërkesat e opozitës për të bërë hetime për kushtet në të cilat punohej në minierë. Si kryeministri turk ashtu edhe lideri i opozitës Kemal Kiliçdaroglu, kanë anuluar axhendat e tyre, mes tyre edhe një vizitë në Shqipëri nga ana e Erdogan, për të qenë të pranishëm në Soma. Turqia ka shpallur tre ditë zie në kujtim të të vdekurve.

 

Share This Article
2 Comments
  • ERDOAN, ESHTE KRYEMINISTRI ME I SUKSESHEM I TURQISE.

    TRAGJEDIA QE NDODHI ISHTE NJE FATKEQESI QE PUNONJESIT TURK, POR NUK MUND TE FAJESOHET KRYEMINISTRI PER POLITIKAT E TIJ LIBERALE.

    ATO I SOLLEN ZHVILLIM TURQISE DHE KJO ESHTE NJE KOSTO E PASHMANGSHME E KETIJ ZHVILLIMI.

    ALTERNATIVA NDAJ KESAJ JEMI NE QE PO VDESIM PER BUKE.

    • Te kam thene disa here , more Arben (Artan) , qe ti ke rene ne dashuri me Turqine dhe Erdoganin , ose te paguajne per te bere propagande pro turke . Se pari , Turqia nuk eshte nje vend per t’u marre shembull prej nesh , qe duam te integrohemi ne Evrope , sepse eshte nje vend gjysem demokratik dhe shume larg standarteve evropiane . Se dyti , Erdogani eshte nje gjysem diktator , ne krye te nje partie islamike dhe politikat e tij nuk jane aspak liberale (siç i quan ti) , kjo edhe per shkak te botkuptimit te tij fetar . Se treti , Erdoganin nuk e duan aspak qytetet e medha e te zhvilluara turke , si Stambolli , Ankaraja , Izmiri , Bursa etj. , ku ka elektoratin me te paket . Megjithate , Erdogani fiton gjithmone , sepse ka perkrahjen dhe elektoratin aziatik e rural te Turqise , pjesen me fetare , por edhe me te pa emancipuar e me te prapambetur te vendit , por qe fatkeqesisht eshte pjesa dermuese e popullit . Siç dihet , Turqia pjesen me te madhe te popullsise e ka fshatare , ndersa ajo aziatike e kurde , eshte si “vende e popuj” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *