Pranga në Tiranë, po shiste disa doza heroine pranë një shkolle

anazapta

Kur po shiste drogë u kap një person dje në Tiranë. I dyshuari se kryente shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. efektivë të policisë së komisariatit numër 2 bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Faik Kurti. Sipas policisë ai u kap me 5 doza heroinë. Gjithashtu sipas policisë Kurti akuzohet edhe për falsifikim të kartëmonedhave, ndërsa u dërgua në ambientet e paraburgimit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *