Kush ishte Onufër Qiprioti?

anazapta

I nderuar lexues! Onufër Qiprioti ishte piktor i shek.XVI-XVII. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe në ikonë. Vepra e tij me gjerësi tematike e ikonografi të pasur dallohet nga koloriti i veçantë, i ndërtuar me kombinimin e ngjyrave të kundërta. Mënyra e pikturimit të Onufër Qipriotit përkon nga vija themelore me mënyrën tradicionale të mjeshtrit Onufër dhe sidomos me atë të piktor Nikollës. Onufër Qiprioti njihet si autor i një vargu ikonash të Beratit, të manastirit të Çatistës (Gjirokastër) dhe si bashkautor i pikturave të vitit 1622 të kishës së Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *