Z.Rama ti duhet të ikësh

redaktor

Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer asgjë për lirinë dhe sovranitetin”. Lulëzim Basha

Z. Rama,

A e keni lexuar thënien e mësipërme të L.Bashës? Nuk e dini kush është ai dhe çfarë thotë? Turp për ju!

Ai flet në emër të qytetarëve, pa i pyetur ata. Ai flet edhe në emër të një milion qytetarëve që, diçka më pak se një vit më parë, me përçmimin më të madh, ia hoqën të drejtën morale për të qeverisur shqiptarët. Jo vetëm atij, por edhe Atit të tij shpirtëror. Madje, kryesisht, këtij të dytit. Ai nuk flet në emër të votuesve të vet, sepse, po të ishte për ata, ti nuk do të kishe nevojë për të ikur. Thjeshtë dhe vetëm sepse nuk do të kishe mundur të shkoje aty ku je.

Ai thotë se qytetarët (e tij) shqiptarë janë gati (u mjafton një lëvizje e gishtit të tij) të luftojnë. Vini re: të luftojnë. Me çfarë? Kundër kujt? Jo vetëm kaq. Basha (nënkupto Berisha) thotë se ata (qytetarët shqiptarë ) nuk do të kursejnë asgjë (këtu përfshihet edhe jeta e tyre) për lirinë dhe sovranitetin. E ka fjalën për lirinë që iu pati siguruar ai më 21 janar 2011 dhe për sovranitetin që ua pati ngritur lart në vitin 2010 kur nënshkroi Marrëveshjen Antikombëtare të Detit me Greqinë. Madje, ai duket se e ka fjalën edhe për sovranitetin që ua pati konsideruar kur i dha “gabimisht” kompanisë Bechtel nja 230 milion euro. Është fjala për eurot e popullit, eurot e qytetarëve që ka thirrur në protestë.

Unë, personalisht, shoh shumë arsye që ti, z. Rama, të ikësh sa më parë. A e dini pse?

Sepse ti dhe qeveria jote, tash tetë muaj, keni vazhduar të prishni ndërtimet pa leje, të kundërligjshme, dhe njerëzit tani druhen të ndërtojnë pa leje, ashtu siç bënin kur vendin e sundonte kompania politike 2B. Ju keni bërë vazhdimisht gabime, duke kapur ata që trafikojnë  drogën e mbjellë pranverën e kaluar në Lazarat dhe gjetkë. Fajin më të madh e keni bërë duke betonuar pistën ajrore të Gjadrit, duke mos iu dhënë mundësi transportuesve zemërmirë të drogës ta përdorin si pikë ngarkimi. Nuk ju mjaftoi kjo dhe ua dogjët edhe rrugën tjetër nëpërmjet bregdetit. Një qeveri që merr këto masa, patjetër duhet të jetë e lidhur me trafikantët. Po të mos ishit të lidhur me ta, ju do i linit të qetë të bënin punën e tyre, siç e kanë bërë tash tetë vjet.

Ti duhet të ikësh sa më parë, në mënyrë që, në pushtet të rikthehet Bosi i Kontrabandës së Naftës, që, siç e ka pranuar vetë, ua jepte serbëve për t’iu bërë mirë kosovarëve, si dhe i Kontrabandës së Armëve, që, gjithashtu, u detyrua ta pranonte, por e quajti të ligjshme.

Ti duhet të ikësh sepse këtë ta kërkojnë ata që vranë katër qytetarë të pafajshëm dhe u betuan se do vrisnin shumë herë më tepër po t’ua donte puna. Ata nuk e dhanë dorëheqjen, sepse nuk kishin arsye ta bënin këtë. Ti duhet të largohesh sepse avionin e kontrabandës së drogës nuk e rrëzove ti, por u rrëzua vetë, ndërsa policia jote e dërgoi pilotin me shokë në burg. Këtë largim, me të drejtë, ta kërkojnë ata që patën rrëzuar në Gërdec nja 1500 shtëpi, vranë 26 shtetas dhe plagosën 300 të tjerë, në përpjekje për “të bo noj lek” me municionet e diktaturës. Ai që kishte miratuar ngritjen e fabrikës së vdekjes në qendër të banuar nuk i gjeti vetes asnjë faj dhe përgjegjësi. Është ai që pati rrahur e burgosur dikur gazetarë (madje, edhe ty), politikanë kundërshtarë dhe që i vuri zjarrin redaksi së një gazete. Ai quhet Sali Ramë Berisha dhe ka qenë Komandanti i Fushatës për dhunimin e zgjedhjeve të 26 majit 1996 si dhe trukimin (emërtim i diplomacisë amerikane) e zgjedhjeve të vitit 2009. Ai pati tentuar edhe të përdorte artilerinë, aviacionin dhe LHL kundër popullit të vet.

Mirëpo, të gjitha këto, ai beson se kishte të drejtë t’i bënte. Pikërisht, për të ruajtur lirinë e sovranit Sali, që ky të vazhdojë të bëjë ato që ka dhënë prova se di t’i bëjë, Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve shqiptarë “të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer”. Ndërsa ti, që nuk ke bërë asnjërën nga këto, duhet të zhdukesh sa më parë për ta lënë të lirë bandën e vrasësve plaçkitës që jo vetëm të gëzojë pasuritë e grabitura, por edhe të rikthehen në pushtet nën avazin: “O Sali t’u bëfsha ferrë/ merr pushtetin dhe një herë”.

Ata që të kërkojnë të ikësh kanë të drejtë sepse, po të rrish gjatë aty ku je, atyre do të mund t’iu vijë dita të thirren në prokurori apo gjykata për veprat kobzeza që kanë kryer. Kjo gjë do të mund t’ua prishte humorin. Prandaj, në vend që të jenë pas hekurave duke iu kërkuar leje gardianëve për të përdorur WC, ata kanë zgjedhur të kërkojnë dorëheqjen tënde. Për këtë nuk mund të fajësohen assesi. Është i vështirë burgu, sidomos kur je plak. Aq më tepër kur je i sëmurë mendërisht. Ruana, o Zot!

Z. Rama! Ti duhet të largohesh edhe për një arsye tjetër madhore. Po të vazhdosh të rrish aty ekziston mundësia që Bashkimi “Komunist” Evropian të na pranojë si vend kandidat për anëtarësim. Kjo gjë s’duhet të ndodhë, sepse do të ulte poshtë autoritetin e Atij që shtypi londinez i marsit 1997 e quante “Regjimi Gangster” ndërsa në vitin 2004 një gjykatë në Zvicër e quante “klika e Sali Berishës” (sipas dokumentit të botuar nga shtypi i Tiranës). Neve na duhet i tillë regjim sepse vetëm kështu mund të bëjmë “progres”. Prandaj, edhe Ai kërkon të mbjellë kaos dhe të bëjë me vepra ato që s’guxon t’i thotë me gojë.

Para pak kohësh, kompania 2B, themeluar vetëm me kapitalin e njërës B, të pati kërkuar largimin nga detyra të Kryepolicit shqiptar sepse para 15 vitesh kishte drejtuar operacionin ku mbeti i vrarë një individ që kishte marrë peng një autobus me 30 pasagjerë në Greqi dhe marrëzinë e tij terrorizuese, të demonstruar për qindra kilometra, donte ta demonstronte edhe në bulevardet e Tiranës. Pengmarrësit, në të gjithë botën, arrestohen ose asgjësohen. Mirëpo, me këtë fakt nuk mund të pajtohet ai që, prej 24 vjetësh, ka marrë peng gjithë Shqipërinë me mbi tre milion banorë. Ai, i cili e ka shumë të lehtë dhe të dobishme të jetojë pa nder, pa moral, pa dinjitet, pa skrupuj, por e ka të pamundur të jetojë pa pushtet, pa sundim dhe, rrjedhimisht, pa përfitime prej tyre.

Prandaj, ti duhet të largohesh sepse, ndërsa pengmarrësi i 30 vetëve e mori ndëshkimin, pengmarrësi i tre milion shqiptarëve duhet të bredh i lirë, pa kurrfarë ndëshkimi. Ti duhet të largohesh pa e prekur sistemin e Drejtësisë, për të cilin Ai, qysh në fillimet e viteve ’90 e deri më tani, ka derdhur shumë mund për ta korruptuar deri në atë shkallë sa, bashkë me Lulin, nxënësin dhe birin e tij shpirtëror, ngazëllehen nga përtallja që u bëjnë viktimave të vrarë me urdhër të tyre.

Por, dëgjo mirë: Mos u largo pa na e hequr qafe pengmarrësin e Shqipërisë! Përndryshe, do të të mallkojnë shqiptarët gjithë jetën.

 

 

Share This Article
39 Comments
    • FENOMENALE!!
      Viktor Malaj!
      Po behesh protagonist per DEMASKIMIN DHE TALLJEN PERBUZESE qe i duhet bere KRIMINELIT Sali Berisha!!!

      • Edi Rama duhet te rrije sepse ka ne kalicion anti-salistin dhe pro-shqipetarin me te famshem qe eshte ilir kryelopa!
        Edi Rama duhet te rrije sepse ka nxjerr para ligjit te gjithe kriminelet dhe hajdudet e qeversie se meparshme!
        Edi Rama duhet te rrije sepse ka pastruar drejtesine nga gjithe llumi i gjygjetarve dhe prokurorve te sali plehut!
        Edi Rama duhet te rrije sepse ka denoncuar marveshjet anti-shqipetare te qeverise se sali kriminelit
        Edi Rama duhet te rrije sepse ka patur nje anti-bashkepunim me aleatin tone me te madh qe jane SHBA-te.
        Edi Rama duhet te rrije sepse ne 9 muaj mos-qeversije ka mbeshtetur zhvillimin ekonomik e social te vendit duke rritur taksat, zevendesuar boset e monopoleve dhe vene nen kontrollin e bijeve te bllokut gjithe trafiqet e vendit!

        Nuk jam politikan dhe as mbeshtetes i asnje qelbesire politike te ketij vendi!

        Ne zgjedhjet e fundit kam votuar Edi Ramen, por me zhgenjimin qe na ke bere, ju te gjithe e dini se kjo liste mund te vazhdoje gjate….

        • Ky shkrim i ketij Malajt eshte nje pamflet servilizmi

          Nga ana tjeter ky shkrim tregon mangesine q e ka ne koncept artikullshkruesi per menyren se si funksionon demokracia

          Nuk eshte kryeminsitri ai qe denon shefin e opozites, porse eshte Prokuroria ajo qe meret me ate pune
          Qeveria po ka fakte kunder Sales i con ne prokurori, dhe prokuroria vepron pastaj
          Porse ne demorkaci pushtetet jane te ndara dhe Edi nuk mund te nderhyje dhe nuk duhet te nderhyje per te ndikuar tek Prokurroia

          Kete fakt kaq te thjeshte ky ne artikull nuk e kupton fare–dhe kjo tregon se ky paska nje nivel te mjeruar te intelektit

          Edi Rama nuk mund te iki nga kreu i qeverise pse nuk ploteson instiktet e hakmarjes qe shfaq ne kete shkrim ky Malaj,
          por duhet me te vertet te largohet , sepse gjithe kete krize po e menaxhon ne menyre diletante dhe me papjekurine e tij skandaloze po i ben dem PS-se

          Shto pastaj qe ky kryeminister ka vendos njerez te pa afte ne Minsitrine e rendit sic eshte ai budallai Didi qe hap ca hart e ca skica per te treguar se eshte i zoti –Ai eshte nje turp i gjalle,i injorances
          si mund te qendroje ne krye te policise ?

          Edi ka mbledhur njerez te pa afte, te cilet nuk jane as ne PS fare, por jane nga rethi i tij shoqeor
          dhe i ka vendos ministra

          Per keto aryse ai duhet te iki, ndersa ato qe thote ai artikullshkruesi jane klithma servilizmi te nje mendje te varfer

    • Sa ka Viktori mend e argumente, Edi Rama nuk i ka sekonda jete.
      Keshtu e ka Shqiperia e tranicionit xhanem, cdo kalama bythe eshte me i pranueshem se Berisha, ndaj bejne qejf dhe Rilindasit se kane “Viktoret” perreth.

      Respekte per kete shkrim.

      • Ti Raimond Vlonjati, duket sikur punon per Cilin, je fix si ai Lela derdimeni. Je aq palle nga trute e kokes saqe as artikullin e shkruar ne shqip, nuk arrin t’a kuptosh ashtu sic e ka shkruar artikull-shkruesi. Por ti je kaq i frustruar dhe militant sa nderton opinion tend mbi ate te tjetrit se nuk ke as-fare kendveshtrim apo argumenta, sepse nuk ke tru ne koke. Te shpelafte nje mortje ty dhe te tjere si ty!!!

        • Po ca ka letu per te kuptuar or fell ?
          Ky ketu nen ironi kinezi.

          Ky perdor argumentin se mrqe Edi nuk po denon Salen, atehere dihet te iki.
          Kjo eshte skandaloze

          Apo pse nuk po denon per Gerdecin, kur Gerdeci ishte nje levizje revolucionare e cila kerkonte rezimin e qeverise me dhune…
          Apo kur thote se Sala do perdorte LHL kunder popullit ne 1997 ….
          Ky eshte skandaloz fare ,dhe gjithe artikulli i tij udhehiqet nga urrejtja e pafund ndaj opozites
          Ky autor i shkrimit kerkon azgjesimin e opozites, dhe meqense Edi nuk azgjeson opoziten ndaj duhet te iki , gjasme….

          Njerez qe shkruajne si ky autori i shkrimit nuk duhen lejuar te botojn shkrime ne gazete sepse keta nxisin urejtjen ne popull dhe shkaterojne kohezionin e shoqerise sone

  • Nje shkrim me ironi te detyruar, i cili, ndonese eshte vazhde e shkrimeve qe deskriditojne moralin e krereve te opozites berishjane, ka vlerat e veta per ata qe duan te shikojne e te degjojne. Keni qelluar ne shenje, z.Malaj.

  • Vetem Rama e shpeton Shqiperine nga KRIMINELI SALI, prandaj kerkon ta largoje Sali Bisha, por do ti haje mutin e mengjezit Rames ( jo per gje por ka arome muti i mengjezit) se Rama ka gjithe popullin me vete . Bejme edhe referendum po deshen .

  • Edi Rama duhet ti pergjigjet me vepra nje pyetje te drejtperdrejte:A do e pranoje pazarin qe po perpiqet ti imponoje gangsteri Sali Berisha duke i cuar banditet e tij tek dera? A do i amnistoje krimet dhe miliardat e grabitura shqiptareve nga familja Berisha ne kembim te terheqjes se banditeve?A do e mbaje premtimin solemn se ne qeverisjen e tij do te behet drejtesi ne kete vend?
    Keto pergjigje presin prej Edi Rames nje milion votuesit qe e sollen ne pushtet.Koha po iken dhe drejtesi nuk po shohim.

  • ta lexojne edhe mitingashet ordinere qe i lepien.vrasesit
    ta lexojne deputet servile qe i lepien shkateruesit te vendit
    ta lexoje kryeprokurori llala qe lepiet njerit qe beri kontabande me serbet e regjimet gjakatare
    ta lexoje presidenti qe lepiet per postin qe ja dha,pasi e rahabilitoji por jo menderisht
    ta lexoje sidomos kaci qe lepiet, se lindi me ideale komuniste dhe po jepet per idealet e pa ideale.
    njeres distancohuni nga kjo farse,qe do ti shpetoje fundit te saj me ane te ligjit.

  • Bravo Viktor! Por keto kafshe te cileve iu prish parajsa e ngritur mbi gjakun e shqiptareve, jane gati te kunderveprojne, te ndertojne skenare nga me makabre dhe t’i realizojne duke hedhur mercenaret e shuymte qe i kane lidhur me njeqind fije te qelbura rushfetesh. Prandaj eshte domosdoshmeri venia e ligjit ne veprim. Ne te kunderten, te gjitha prapesite e Berishes do i paguaj Rama. Kjo do jete e dhimbeshme jo vetem per personat, por per Shqiperine qe akoma s’po gjen rrugen e duhur per tu ngritur ne kembe. Sidoqofte lufta vazhdon dhe votuesi shqiptar shpreson ne fitgore.

  • Shkrimi juaj eshte shume i sakt dhe bindes,populli i ndershem duhet te ngrihet ne mbrojtje te liris dhe siguris se vet.Krimineli Berisha prej 23 vjetesh e mban ne teror popullin dhe gjith kombin shqiptare.Ky spiun i Serbeve ka 23 vjet qe vetem shkatron kombin shqiptar me ndihmen e rregjimit te Beogradit dhe ushtris se krimelave qe i shkojne nga mbrapa.Ka ardhur momenti qe ky duhet te japi llogari per krimet qe ka bere .

  • Asnje votues i LSI-se nuk flet kunder kriminelit te 21 janarit 2011, Sali Berishes, a e dini pse…?
    Sa te jete Ilir Bllok Floriri ne pushtet Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij nuk do t’u hyje gjemb ne kembe. Lul Basha i thote Edi Rames Ik! jo se do te ktheje Ali Baben ne pushtet, por Ilir Bllok Floririn. Nuk ka Shekspir qe ta hedhe ne leter dramen qe po luhet ne kurrizin e populli te pergjysmuar e te varfer shqiptar!

    • Shum dakort me ty. Shum shpejt Rama ka per ta gjet veten me penel ne…dhe pastaj do shkoj te pikturoj ke ura e Parisit. Ilir Florini vjedh cdo dite me te madhe duke perdor Ramen dhe parullat e Rames rilindije..lesh rilindje. As Rama vet nuk ja di kuptimin. Rilindje dy her ka pas Shqiperia atere me Rilindasit e vertete dhe ne 1945 kur u bashkua dhe beri permbysjen e madhe duke i fut ne burg dhe cuar ne plum ata qe i kishin marr frymen me shekuj.

      Rama eshte piktor..mos prisni gje prej tij zoti Viktor. Bravo per shkrimin. Je analisti i vetem qe lexoj. Gjith te tjert jan kokrra legenash..ca te cmendur..ca te blem..si i gjith ky vend i marr fund.

  • Edi Rama duhet te rrije sepse ka ne kalicion anti-salistin dhe pro-shqipetarin me te famshem qe eshte ilir kryelopa!
    Edi Rama duhet te rrije sepse ka nxjerr para ligjit te gjithe kriminelet dhe hajdudet e qeversie se meparshme!
    Edi Rama duhet te rrije sepse ka pastruar drejtesine nga gjithe llumi i gjygjetarve dhe prokurorve te sali plehut!
    Edi Rama duhet te rrije sepse ka denoncuar marveshjet anti-shqipetare te qeverise se sali kriminelit
    Edi Rama duhet te rrije sepse ka patur nje anti-bashkepunim me aleatin tone me te madh qe jane SHBA-te.
    Edi Rama duhet te rrije sepse ne 9 muaj mos-qeversije ka mbeshtetur zhvillimin ekonomik e social te vendit duke rritur taksat, zevendesuar boset e monopoleve dhe ven nen kontrollin e bijeve te bllokut gjithe trafiqet e evendit!

    Nuk jam politikan dhe as mbeshtetes i asnje qelbesire politike te ketij vendi!

    Ne zgjedhjet e fundit kam votuar Edi Ramen, por me zhgenjimin qe na ke bere ju te gjithe e dini se kjo liste mund te vazhdoje gjate….

  • kapeni hajdutin theret hajduti sali ram berisha e zagaret lulmuljozbrekdoda etjj lehin.
    ujku kerkon mjergull.e saliu e di qe fundin nuk e ka larg .detyrat qe mer nga serbi po digjen e cfare te bej kjo specie e neveritur po luan kartat e fundit qe do te perfundoje me keq se kadafi.
    Edi Rama ka bere nje betim popullit do te ndertoje nje shtet per te gjithe.vetem kush nuk ka tru e sy nuk beson.ska nevoje Edi per pasuri shikoni origjinen e tij o te mencur.mos u beni zagare te saliut mendoni per te ardhmen e femijeve tane.kaq analize nuk I beni situates si ore duam te bejme shtet per 8 muaj kur kemi 23 vjet te shkateruar,ke degjoni o te mjere keta hajdute qe deri dje nuk kishin bre.. ne b….. e sot jane me miliarda , pse ore ju vini ka pas se ushtaret e anadollit , kaq pa mend e kaq pa vlere jeni sa te besoni .cfare po mbrojne ata kur per vite nuk na mbrojten , perse beratsin tani ku ishin deri dje? te presim e te shikojme prape e kemi ne dore ti votojme apo jo. saliu nuk shkateroi vetem Shqiperine por te gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen
    plus tentoi te shese detin grekut, embargo serbit . e shumeeeeeeeeee
    cfare doni me . vetem nje shqipetar qe nuk mendon per femijet e te ardhmen e tij e ndjek.
    ka ardhur koha ti kerkojme Edi Rames te denoi e te shkateroj ke te bande ,ti tehmi cpo ben e jo te ndjekim saliun qe tallet me ne .ku jemi ne e ku jane keta qe ciren . a kemi buke ne tavoline e strehe e cfare kane keta. te therasim duam gjykata e drejtesi te pavarur e jo te degjojme lulushin .

  • PER TE NDERUARIN:”Nje qytetar i indinjuar”
    Rralle mar pjese ne keto rubrika pa vlere ku ‘komentues’ qe komentojne njeri tjetrin e bejne pa dashje lojen e Sali Facebook Patologjikut por me beri pershtypje ‘nje qytetar i indinjuar’ e duhet ti jap nje keshille:
    Ti si votues nuk ke votuar Ramen por ke votuar pa e ditur se ke ke perfaqesues ne parlamentin e popullit qe nuk e ka perfaqesuar popullin asnjehere.Ne kete vend me kushtetute quhemi ‘republike parlamentare’ e brenda nje legjislature mund te beje vaki qe te nderrohen krye ministrat si mbreti grate.Ne pikat qe radhit ti e konsideron Ramen Sali ose mbret qe TE MARE ME VETE 5 APO 6 XHANDARE E TE SHKOJE TA ARRESTOJE DUKE ZEVENDESUAR LLALLEN.Po ke keto mendime ne nje vend pa shtet e pa pushtete e aqe me teper pa pushtetin gjyqesor e me nje parlament te Wikilliks qe drejtohet nga simboli i ‘MORALI’ do dalesh i zhgenjyer .Po kini gje si komentues e ju dhimset ky vend nga do qe flisni jepni ndonje mendim si mund te dilet nga ky kopesht zeologjik me Çakej ku eshte mbyllur populli e i kane fshehur edhe çelesat ose me mire heshtni.Respekt

    • 5-6 xhandaret qe na permende Zotrote dhe zevendesimi i Llalles, “me binden” dhe me preken deri ne lot. Ashtu i pleksur, nga kaq shume qartesi mendimi, pyesja veten, pse valle ne shqiptaret bejme zgjedhje politike,,,,,kur Llallet dhe xhandaret,,,,bekan ligjin ne kete vendin tone.
      Ne nje vend si Shqiperia,, ku blihet diploma, patenta, vendi i punes ne prokurori dhe keshilltaret ne Presidence,,,te dalesh e te premtosh se do besh shtet,,,sic beri kryeministri yne i nderuar ne fushaten zgjedhore,,,duhet ta kesh te qarte se hapat qe duhet te ndermarresh dhe vendosmeria qe duhet te tregosh, duhet te jene te nje njeriu qe beson ne idealin e fitores se MORALIT dhe kodit te etikes.
      Te besh RILINDJE, do te thote te mos rrezohesh mbi llogoret e Llalleve dhe Ajazeve,,,do te thote te drejtosh dhe te marresh vendime qe shkojne ne kete drejtim ,,,,do te thote te mos tulatesh dhe te besh derdimenin dhe merhumin.
      Eshte per te ardhur keq qe kete vendosmeri, e tregojne vetem ata qe menduam se i lame pas,,,,,me 23 qershor. Jane ata qe e terheqin zvarre Z.Kryeminister dhe gjithe vendin, dhe jo drejtesia qe u premtua dhe nuk u zbatua kurre.
      Z.Rama mori nje mandat te paqene kurre ne kete kohe “demokracie”. Me teper votebesim, nuk ka dhe mbase nuk do te kete askush pas tij. Nese Z.Kryeminister,,,e ka me kollaj te tregoj me gisht tek Llallet dhe xhandaret,,,atehere nuk ia vlen te zgjatemi me ne kete bisede,,,sepse nuk paskemi kuptuar asgje nga bota e lire dhe flasim si rober te vetvetes.!!

      • @Gjiri i rrumpalles.

        Jeni shume i saket! Keni bere nje koment qe ja vlen te lexohet dhe reflektohet! Faleminderit.

  • Ka shume mundesi qe skedat e z. Malaj per bemat e politikaneve tane te jene me te pasurat ne Shqiperi dhe nder shqiptare. Jeni shume i sakte ne argumentet.
    I nderuar, na ke ndimuar te mbajme kujtesen te fresket.

  • Pergezime Viktor Malaj.
    Keni bere nje shkrim brilant.
    Shkrimi juaj eshte nje pasqyre qe paraqet jo vetem figuren e perçudnuar te nje monstre por dhe shpirtin e tij te zi katran.
    Ai eshte nje lloj skaneri, diagnozen e te cilit, nuk ka aparat dhe teknologji qe ta pergenjeshtroje.
    Por kjo mazhorance dhe kryeministri i saj e kane nje pergjegjesi.
    E cila nuk eshte e vogel dhe qe mund te kushtoje jo pak ne te ardhmen, (nese nuk ndryshon qendrimi dhe veprimi), per besnikerine dhe devotshmerine ndaj saj te nje milion votuesve.
    Ajo eshte :
    TOLERANCA NE KURRIZ TE DEMOKRACISE,
    TOLERANCA NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI QE KA PRITUR DHE PRET PREJ SAJ RIVENDOSJEN E DREJTESISE,
    TOLERANCA NDAJ KRIMIT ME KOSTUM DEPUTETI DHE ISH QEVERITARESH, TOLERANCA DHE PAJTIMI NDAJ VAZHDIMIT TE KAPJES SE INSTITUCIONEVE KRYESORE TE SHTETIT NE INTERES TE ATYRE QE E PERDHOSEN KETE SHTET DHE KETE VEND, TOLERANCA NDAJ FALANGAVE KOPUK QE ENDE VEGJETOJNE NE ZYRAT E SHTETIT.

  • Shqiperia mund te behet vetem po te kthen te gjithe femijet e emigrantave qe jane rritur dhe edukuar jashte dhe nuk jane infektuar nga virusi me emrin, vjedh, mashtro genje, djeg shkatrro, dhe hipokrizo

  • Bravo…………..Je fantastik………….,Z Viktor Malaj
    Je analist shume i zoti ,i sakte e konkret Me shume interes lexoj shkrimet e tuaja.
    Me fakte bindese ironizon dhe demaskon ata maskarenj qe shkaterruan e vazhdojne ta shkaterrojne me te gjitha menyrat Shqiperine……Do te shtoj.dicka…….ne qoftese nuk do ta cosh para drejtesise Sali Berishen Nje milion votat qe te dhane do te kthehen ne shuplaka dhe me te vertete do te ikesh z. Edi Rama.

  • “ I akuzuari eshte njeri impresiv, i ngrohte, dhe inteligjent; qe di t’ju mbushe mendjen te tjereve. Eshte personalitet i respektuar qe i ka bere shume te mira vendit tone. Por ka vepruar ne nje “zone te mbyllur” i fshehur nga syri i publik, duke pranuar/ marre bakshishe ne dy raste nga ndertuesit per nje park publik. Por Era e Ndyre dhe Qelbesirlleku [shprehimisht – shen. I imi] i prodhuar nuk ndejti ne ate zone. Ish-Kryeministi abuzoi me avantazhin qe i dha pozicioni si Sherbetor Civil duke pranuar sasi te medha parashe. Ky individ ishte me maje te botes – sherbeu si Kr-Minister, ne nje pozicion sh. te rendesishem, dhe prej aty arriti ne ne pozicionin e nje personi qe denohet nen Akuza Kriminale. Ketu nuk kemi te bejme me kriminlele te zakonshem, por kriminele qe operuan kur punonin ne Role Publike, per te miren e Publikut.

    Talenti i tyre dhe puna e bere, i coi ne ate pozite – por me pas u perdoren si platforme korrupsioni, cuar parallel me punen e tyre ditore. Nje Sherbetor Publik qe pranon bakshise eshte Tradhetar i Kombit! Keta e meritojne denimin qe do behet shembull per te tjeret. Ehud Olmert, une te denoj me 6 vjet burg dhe 1.000.000 shekele gjobe ( $290.000) ne kete menyre duke shprehur Percmim dhe shpresuar te c’rrenjosim nje semundje infective qe nuk eshte e kufizuar vetem ne nivele teorike”

    Nga fjala e te nderuarit Gjyqtar David Rozen.
    Marre nga Gazeta Izraelite Haaretz. 5/05/2014

    ***

    Keshtu cohet ne Burg nje nga personat me te fuqishem te planetit. I shkolluar ne Psikologji, Filozofi dhe Jurisprudence, liruar nga Ushtria pasi pesoi nje aksident kur ishte anetar i Brigades Golan, z. Olmert behet Deputeti me i ri i Izraelit ne kohen e tij. Gazetar e Politikan, disa here Minister [qe ne 1988] e me pas Kryetar Bashkie i Jeruzalemit; kur Ariel Sharon bie ne koma vihet si Kr-Minister. Jep doreheqjen [2009] per 5 akuza e pas nje Furie Mediatike te shkatuar nga Komunitti Hebre ne Izrael, e te gjithe boten; qe atehere u terhoq nga jeta Publike [hejde vazhdo po deshe!] e megjithese disa akuza rane e te tjera nuk u vertetuan, mjaftoi te provohej nje dhe Kr- Ministri i nje Fuqie Berthamore, personi qe kishte veshin e Presidenteve Klinton, G. W. Bush, Obama e te gjithe burrave te shtetit ne kete planet, degjon me koken poshte vendimin e thate: Tradheti e kombit. Burgim! Dhe aty shkon dem nje jete e tere ne sherbim te Publikut, SEPSE ASKUSH NUK PYET ME.

    Ky eshte Ligji, Kjo eshte Gjykata e ky eshte Opinioni Publik. Askush nuk e le te lire z. Berisha pse ka qene dicka me pare, e askush nuk ulurin si i marre z. Rama do jete dhe 8 vjete ketu!! Shtetet operojne ne ligje, bazohen ne para e konsiderojne te miren e pergjithshme dhe aparencat. Ne akoma nuk pezullojme dot z. Gj. Gjoni, e askush nuk gjen dot nje Akuze, per z. Beriasha qe nen qeverisjen e tij jane shperdoruar te pakten 4$ Miliarde vlere te Aseteve Publike! [nga keto qe ka publikur media] ku te fundit futen Borxhet e lena $600-900 Milione, shperdorimet [falsifikimet] e qeverise se meparshme duke kaluar Parane Publike per Qellime Elektorale [me off-balance-sheets/ nje akrobaci e perdorur ne financa per nje borxh qe eshte por “nuk eshte aty”] dhe duke iniciuar dhune kushtetuese me veprime anti-ligjore gjate te gjithe karrieres se tij.

    Kroacia, Rumania, Hungaria, Franca etj, qofte ne nje fjale te pamenduar apo per korrupsion e keq-perdorim te aseteve kombetare i kane cuar ku e kane vendin. Ose jashte jetes publike ose ne Burg. Drejtesia dhe Politika Shqiptare s’bejne aspak gabim nese lexojne vendimin e Gjykatesit Rozen, Per te pare si flet Ligji dhe nje Shoqeri e vetedijshme per te drejtat e saj, ku as militanti me ekstrem s’ti fal shperdorimet e bere nga Parate e Tij.
    Fillim e fund, te 700 faqet e Arsyetim Vendimit. Ku permendet mbi 6700x fjala “Publike, Sherbyes Publik, Perfaqesues i Publikut, Fondet Publike, Detyrim Publik. Besimi i Publikut, Abuzim me Publiken, etj” per te marre vesh Nivelin e Pergjegjesise dhe llogari kerkimit!

    Ky Shtet i qeverisur ne menyren me banale-e-provinciale, duhet te gjeje e te vere ne Pune Mekanizmat Ligjore qe ulin kedo te toke, me persona e me aviona; e te jape mesazhe te qarta se Asnje nuk eshte mbi e as pertej Ligjit.

    • Pune e paqme, i nderuar P.A.B.,
      kjo lende e sjelle ne faqet e shtypit te Tiranes…

      Por, serish, mjerisht, edhe kjo kujdesje juaj qytetare e mencur dhe e ndershme,
      ka per te kaluar pa u vene re…

      Jo me politika e shtetaret tane, qe jane te zena cdo minute e dite e vit me ca pune si te z. Olmert ne ditet me te kqia te tij, por edhe lexuesit/komentuesit … sic duket…parashohin si te tille, te korruptuar, vetem ata te pales tjeter!!!
      Pala e tyre, ne kete rast pushtetaret e radhes, s’kane asnje ngjashmeri me Olmert, te cilit ne realitet, perballe ketyre birbove tane do duhej falur per kontribute te medha ndaj shtetit te vete…

      Duket se eshte e kote, fare e kot, te ndryshosh mendimin e tyre…
      Mbase vetem “reforma fiziologjike” do t’i shpetoj shqiptaret nga frymemarrja klasore e kohes se Qoftelargut!

  • Komplimente z Malaj per shkrimin Shume i sakte ,por duhet kritikuar dhe mosveprimi i piktorit per mosvenien para ligjit per shkaktarin kryesor te renimit te vendit sali greko -vicin .

  • Sa te jete I lire Berisha edhe Rama do beje palle.Do gjendet ndonje avion apo bisht qeni dhe do te kenaqin me humor publikun.Ata vete do te menaxhojne paret e fituara si aktore humori.
    Per ta bere skenen sa me te kendeshme ndonjehere piktori do te falenderoj doktorin

  • Lulzim basha nuk ka te drejte te flase ne emer te popullit. Ai mund te flase thjeshte ne emer te antareve te PD.Votat per kryeminister Edit ia ka dhene nje popull i tere.Ai nuk merr vesh fare se ku i fillojne e mbarojne kufinjte.

    • denis
      or bir/bije a cfare shenje Zoti ke…
      se shenjen politike e ke prej robi/robinje qe nuk e deshiron lirine qe i ofrojne!

      lexo ca me siper,
      perpiqu ta vesh ne pune mendjen,
      provo te rrosh brenda rrahjes se zemres tende…

      dhe do te ndjehesh aq mire…

      Pak rendesi do te kete nese atje lart, ne Maje te Pushtetit, eshte Enveri
      Sala apo Edi Meta…!

      Por ti s’e meriton lirine e mundshme, ti je mire brenda burgut te clit ia ke ngritur muret dite per dite, edhe tashme ne liri…

      Lexo rastin qe ofroi P.A.B., per ish shefin e shtetit serioz te Israelit, me fat te paracaktuar, por edhe me rol te vetin ne kete fat…

      Ti thua qe Lul Basha s’ka te drejte te flas ne emer te popullit, dhe ke shume te drejte. Por jo thjesht pse ai humbi ashper ne zgjedhjet e fundit.
      Ti nuk ke te drejte te thuash se Edi Rama ka te drejte te flas ne emer te popullit, se …se ka nje mije aresye, fakte, argumente qe provojne kete…
      Por eshte e veshtire, gati e kot te bisedosh me ty. Denis…
      Duhet te hiqesh menajne per ca kohe, mbase per disa vite, te lexosh e te meditosh mbi kulturen, lirine e roberine…
      Mos e quaj kohe te humbur: te lutem…
      Deri atehere, me beso, Denis,
      Prec Zogaj ka me shume te drejte te keqardhet per ty…

  • basha nje adolishent politik dhe njeri qe terhiqet lehte prej hunde nga hunderri vicidolit basha do perfundoj si ish kryetaret e emeruar te pd shehu selami e plot bajga te tjere te kesaj force poltike

  • Viktor, 5.6 ton droge nga shqiperia u kapen ne Gjermani.Fajin e ka Saliu .per 8 vite ne pushtet nuk arriti te eksportonete kaq droge.

    • Ju mendoni se keni bere nje pyetje asgjesuese per te gjithe shkrimin e z. Malaj. Ne te vertete nuk keni thene gje. Pushtetin e Berishes pyetja juaj e nxierr me zbuluar nga sa e ka nxjerre ky shkrim per dy arsye: E para droga qe transportohet per tu shitur eshte mbjelle dhe korrur nga marsi ne shtator 2013 kur ne krye te vendit ishte Berisha. Se dyti droge eshte prodhuar cdo vit ne Shqiperi dhe kryesisht ne Lazarat me qindra ton, ndersa gjate ketij viti policia ka kapur tre here me shume se ne periudhen korresponduese. Dhe ketu logjika pashmangshem na thote se vitin e kaluar trafiku i droges eshte realizuar tre here me shume se kete vit.
      Ne qoftese mendojme si qytetare si te ndalet kjo e keqe duhet ta qortojme kete qeveri jo pse kapi me shume droge se qeveria e me parshme, por qe te ndaloje mbjelljen qe ka filluar.

      • @ Tradita! Ajo droge e kapur ne Gjermani, nuk u prodhua sivjet or ti i Salidrogmenit! Ajo droge eshte prodhuar njehere para se te trafikohej dhe te kapej dhe per kete dijeni ka vetem Sala, Mul Noka, Xeni Sales, Kuliçi, Paloku dhe gjithfare lloj maçoku ne partine e maceve te Sales.

  • eeeeeeeeeeeeeei ke rene pikes te lumte ajo goje dhe ajo dore qe ke shkrojtur ato qe jane shumeeeeeeeeete verteta por kur i lexon gjith ato te vjen te ulerish . zoti vente dore ketu te ne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *