Ylli i përgjakur (dhe SMS-të e mia me ambasadorin amerikan për 21 janarin)

anazapta

Sot është 21 janar, 5 vjet nga dita tragjike e një masakre ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. “21 janari” është Tienanmeni, Tahriri apo Timishoara shqiptare. Por edhe më keq. Është edhe ribotimi i “2 prillit” shqiptar në demokraci. Drejtësia nuk e ka thënë fjalën e vet. Sepse drejtësia nuk ekziston në Shqipëri. Premtimeve për një hetim gjithëpërfshirës ja zuri vendin një hetim selektiv që la jashtë fokusit përgjegjësit kryesorë politikë të këtij krimi ekuivalent me dështimin e shtetit. Sot, në pesëvjetorin e asaj masakre, një yll shkëlqen në qiellin e opozitës. Është ylli i Lulzim Bashës. Pikërisht atij që në postin e ministrit të brendshëm, drejtonte nga tarraca dhe dritaret e Kryeministrisë operacionin e Gardës që pati për produkt krimin më të rëndë që mund të bëjë një qeveri, vrasjen e qytetarëve të vet. Është rast unikal ky kur një politikan vazhdon të ngjitet lart edhe pse mbi shpatulla i rëndon përgjegjësia e një krimi. Sepse është lënë jashtë hetimit i mbrojtur nga forca të mistershme. Ashtu si edhe godfatheri i tij politik kryeministri i asaj kohe Sali Berisha që miratonte nga të njëjtat dritare, masakrën e ushtravë të Gardës mbi puçistët.

***

Që kur, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e shpalli Bashën “yll në ngjitje”, nuk ka reshtur një tendencë për ta konservuar këtë trajektore që synon ta bëjë me çdo kusht Lulin kryeministër. Ngjitet si një tullumbace që e fryjnë pa prerë që të mos humbasë lartësi.  Në vend që të gremisej, pas “21 janarit” Basha u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës me vota qartazi të vjedhura në fund të procesit të numërimit edhe pse Arvizu kish përveshur mëngët për të penguar çdo manipulim. Forca “perëndish të epërme olimpike” duket kishin vendosur që ai ta merrte atë post sepse është aksiomatike që, po u bëre kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, lartësia tjetër është pa shmangshëm Kryeministria. Më pas, e shohim Bashën në postin e kryetarit të PD. Përsëri me anë të një procesi mjaft të dyshimtë votimi, madje të kontestuar edhe brenda PD, përballë Olldashit.

***

Opinionistë që mbështesin opozitën berishiste kanë argumentuar me kohë, dhe jo pa të drejtë, se nëse nëse Basha do kryente me sukses misionin si kryetar i Bashkisë dhe nëse arrinte të shndërrohej kryetar real i PD-së, atëherë do të ishte i denjë edhe për postin e kryeministrit. Koha provoi se Basha dështoi në të dyja. Nuk la asnjë gjurmë të qenësishme si bashkiak dhe u bë farsa, përsëritja qesharake e tragjizmit të Berishës në krye të PD. Ah po, kishte vetëm një meritë që ja nënvizonin! E cilësonin paqësor, jo konfliktual. Ndryshe nga Rama dhe Berisha. Por shumë shpejt “njeriu që vetëm qeshte” e davariti këtë iluzion duke sokëllirë me fytyrë të egërsuar tribunave n’sa bënte thirrje për revolucion dhe përmbysje me dhunë të qeverisë. Gjë që edhe Berisha vetë, edhe pse e kish tentuar disa herë, nuk kish guxuar ta thotë kaq açik.

***

Edhe pse Basha nuk ka shfaqur as edhe një talent tipik, nuk ka as edhe një arritje të tijën, madje as edhe një krim që të jetë autentikisht i tij (ai nuk është i pavarur as edhe në krim), edhe pse nuk shfaq asnjë inteligjencë apo intuitë pa të cilat lidershipi është vështirë i mundur, vazhdon të qëndrojë lart si një yll polar i fiksuar të cilin duhet ta ndjekë fatalisht Shqipëria në rrugëtimin e saj plot gropa. Një trajektore pikënisja e të cilës është pikërisht deklarata e Arvizut për “yllin në ngjitje”.

***

Jam shtangur kur e dëgjova atë deklaratë. Kishte pak a shumë një vit që kish ndodhur masakra e “21 janarit” dhe ai pagëzim qe, pa fjalë, një shpërfillje arrogante e atij krimi të përgjakshëm. Në fakt ishte një shpallje pafajësie për Bashën. Që heshturazi do të thoshte se fajësia ishte diku tjetër. Pra te opozita, te Edi Rama. Ose edhe te Berisha. Por edhe nëse krimi kish ndodhur nën trysninë autokratike të Berishës, a mund të përjashtohet nga përgjegjësia e një masakre ai që është ministër i brendshëm? A nuk do të thoshte një gjë e tillë atë që berishistët e ironizojnë pra, se edhe literalisht fajet i ka Saliu?! Pikërisht për këtë çështje kam patur, në atë kohë,  një këmbim pikëpamjesh të kundërta me ambasadorin Arvizu.

***

Në opinionin tim, SHBA mbeten bastioni më i qëndrueshëm i demokracisë liberale ku është mbjellë dhe rrënjosur fort shpresa, jo vetëm e amerikanëve, se projekti i këtij sistemi të mrekullueshëm (që kombinon forcën e qeverisë me lirinë e individit pa e vrarë këtë të fundit), do i rezistojë edhe krizave të kohëve fundit. Por, është pikërisht filozofia e demokracisë amerikane si frymë për t’i bërë zyrtarët publikë të përgjegjshëm për misionin, që më ka nxitur të jem jo rrallë kritik me ato që thonë dhe bëjnë diplomatët e Perëndimit, jo vetëm ata amerikanë në Tiranë. Konformizmi, si derivat i servilizmit, edhe në këtë rrafsh do qe i dëmshëm.

***

Ndryshe nga fillimet e tranzicionit, kur i perceptoja diplomatët perëndimorë si misionarë të demokracisë dhe lirisë, përvoja e gjithçkaje që ka ndodhur në këto 25 vjet në Shqipëri ka shtuar, në mos skepticizmin, qëndrimin kritik ndaj tyre. Sepse, jo rrallë, kam konstatuar se sugjerimet e tyre, më shumë se reagime parimore ndaj zhvillimeve reale, janë qëndrime të paraprogramuara, shablloneske ndaj të cilave ata manifestojnë një besnikëri jo elastike. Kam konstatuar shpesh diçka prej roboti, një këmbëngulje të paepshme (makinike do ta quaja), jo shpirtërore në qëndrimet e tyre që në krye të herës, e mendoja si një lloj arrogance të pranueshme prej mësuesi për NE, nxënësit që nuk merrnim erë nga demokracia. Por më vonë kuptova se ajo qe, më së shumti, mungesë lirie për të vepruar ndryshe nga programi, nga strategjia apo udhëzimet e marra. Diplomati nuk është vetvetja por një bulon në makinën e diplomacisë. Prandaj, ka vite që ato që diplomatët thonë apo rekomandojnë, nuk janë më për mua një ushqim i rrallë që duhet përtypur me mirënjohje, por pikëpamje dhe sugjerime që duhet të kalojnë nëpër filtrin e mendimit kritik.

***

Kështu ndodhi edhe me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Kishim pak kohë që këmbenim mesazhe kur një mbrëmje, marr prej tij ftesën që ta ndiqja në TV në një interviste për gazetaren Sonila Meço. Kuptova se donte edhe një opinion për intervistën. Dhe ja dhashë. Isha mjaft kritik dhe u pa qartë, edhe nga qëndrimi i mëvonshëm (që nuk mora më mesazhe prej ambasadorit) se nuk e pëlqeu fare reagimin tim. Por edhe mua nuk më pëlqeu fare një qëndrim aq refraktar madje jo miqësor ndaj kritikës, edhe pse diskrete, të një gazetari. Në fund të fundit, si gazetar, duhej të jepja opinionin tim që nuk do të thotë pëlqimin për çdo gjë që mund të thotë apo bëjë një ambasador, qoftë edhe ky i SHBA. Një privilegj që nuk e ka gëzuar në SHBA, në marrëdhënien me gazetarët, as Obama dhe asnjë President. Madje, ky është një nga shkaqet se përse SHBA mbeten, megjithë mangësitë, demokracia më e fuqishme në botë.  Me ç’duket, ambasadori mirëpriste vetëm pëlqimin. Por do kisha qenë i pasinqertë me të, me veten dhe vendin tim po t’ja jepja. Por mbi të gjitha, me ata që u vranë mizorisht në 21 janar. Me Ziverin, Aleksin, Farukun, Hekuranin.

***

Mbaj mend se në intervistën në fjalë, Arvizu i mëshoi më me theks përgjegjësisë së opozitës për organizmin e demonstratës madje, duke thënë se opozita duhet të kërkonte falje për një gjë të tillë. Prandaj, në mesazhin për të, nënvizova se të kërkosh që opozita të kërkojë falje, është të vendosësh një balancë aspak realiste mes krimit të vrasjes së 4 protestuesve dhe një demonstrate të dhunshme. I bëja edhe pyetjen habitore: Basha një “star”?! Edhe një tjetër pyetje: Vërtet besoni se Berisha është një politikan me ideale demokratike?

***

Në përgjigje të mesazhit tim, Arvizu mohon të ketë vendosur shenjën e barazimit mes qeverisë dhe opozitës, dhe shton se gjërat mund të ndryshojnë për mirë vetëm nëse janë më të shumtë njerëzit që marrin përgjegjësi. “Unë publikisht kam thënë se qeveria, për shkak se është në pushtet, mban përgjegjësinë kryesore dhe duhet të japë shembullin për këtë. Po vërtet beson se PS nuk ka fare përgjegjësi për atë që ndodhi në 21 janar? Qe një konfrontim dhe kishte dy palë. Mendoj që Ben Blushi mori një pozicion më të përgjegjshëm të cilin unë do të doja ta vlerësoja. Në çdo rast, mesazhi themelor që doja të përçoja është se mbetet e papranueshme për krahët politikë të kërcënojnë ose të pengojnë në çdo mënyrë punën e kryeprokurorit dhe të vepruarit kështu, do të ketë pasoja në termat e marrëdhënieve me SHBA! Dhe e mbyllte: Shpresoj kjo ndihmon!

***

Në fakt nuk më ndihmoi aspak. Nuk pata marrë asnjë përgjigje lidhur me pyejtjet për Bashën si “yll” dhe Berishën si “demokrat’. Ndërkohë nuk arrija të kuptoja sesi mund t’i bënim politikanët shqiptarë të merrnin përgjegjësi mbi vete ndërsa po shpallnim “star” një ministër të brendshëm që nuk mori as përgjegjësinë politike për vrasjen e 4 protestuesve nga ushtarët nën urdhrat e tij? Ja shkrova këto ambasador Arvizut në një mesazh pasues, duke e ilustruar edhe me shembullin e, Jorge Coelho, ministrit portugez të punëve publike që dha dorëheqjen pas shembjes së një ure ku u vranë disa qytetarë. Por nuk mora përgjigje. As më mesazhe.

***

Sot, në 5 vjetorin e masakrës, është koha për një bilanc. Berisha kërcënoi, përdhunoi publikisht kryeprokuroren Ina Rama, obstruktoi hetimet, asgjësoi provat por ndryshe nga ajo që më shkruante Arvizu, nuk konstatoj ndonjë ndryshim në termat e marrëdhënieve të këtij autokrati të korruptuar me SHBA. Përkundrazi, Berisha vazhdon të shihet dhe të trajtohet si një ndër faktorët konstruktivë të politikës shqiptare. Atij i merret mendimi për reformën në drejtësi madje, po i kërkohet edhe konsensusi! Ambasadori Arvizu ka folur edhe për nevojën e një hetimi gjithëpërfshirës për 21 janarin. Në këtë pikë kemi qenë në të njëjtën gjatësi vale. Edhe pas largimit të tij, në media është kërkuar në mënyrë konstante që kjo të ndodhë. Madje kemi kritikuar qeverinë Rama për plogështi në bërjen e pjesës së saj të detyrave përsa i përket 21 janarit. Kemi shkruar se është vrasje e drejtësisë që masakra të mbetet pa fajtorë. Dikush është fajtori. Dhe flasim për nivelin më të lartë politik. Nuk flasim për drejtuesit, aq më pak për ushtarët e Gardës që urdhërohen të qëllojnë apo të mos qëllojnë. Kemi kritikuar edhe Berishën për gënjeshtrat që lëshoi për puç apo grusht shteti të armatosur me thika me helm e çadra pistoletë. Por kemi shtuar se nëse nuk janë gënjeshtra e mashtrime, pse Berisha nuk dërgon këto prova të puçit në prokurori? Pse nuk e bën këtë punë kur dihet që vetëm realiteti i një puçi do ta nxirrte atë të pafajshëm për vrasjet?! A mund të besohet që ky politikan, që e bën edhe “priftin me barrë” kur ja do puna, të tolerojë Ramën, “këtë të keqe të madhe që duhet larguar një orë e më parë me revolucion”, duke patur në dorë fakte për inkriminimin e tij në një puç? Përse shërben revolucioni kur ke provat e inkriminimit në puç? Por vetë fakti që Berisha shpiku puçin, është prova logjike se demonstrata e opozitës në vetvete, sado e dhunshme, nuk qe një shkak i mjaftë, për të justifikuar vrasjet. Edhe pse i parapriu vrasjeve, dhuna e protestuesve nuk qe shkaku i tyre. Protesta të dhunshme pati edhe vjet në 8 dhjetor por jo të vrarë. Sikundër deklaroi qartë lidhur me 21 janarin Sarkozi, në demokraci është i pa tolerueshëm përdorimi i fishekëve luftarakë kundër protestuesve! Prandaj kërkesa e ambasadorit Arvizu që opozita të kërkonte falje ishte, në mendimin tim, e njëanshme, e pabalancuar.

***

Ambiguiteti në qëndrimin e ndaj 21 janarit shfaq pasoja edhe në ditët e sotme. Tashmë po shohim një revansh të berishizmit që, pas një heshtjeje 5 vjeçare, po i rikthehet akuzave të puçit. Para pak ditësh, Arben Imami deklaroi se 21 janari qe një grusht shteti madje, bandash dhe celulash antiamerikane. Por antiamerikan është çdo akt antidemokratik. Dhe a mund të quhet akt demokratik vrasja e qytetarëve të pafajshëm? Nëse jo, atëherë celula antiamerikane ka qenë në kokën e qeverisë, te politikanë si Imami dhe Berisha që ishin të parët që, për të justifikuar vrasjet formuluan akuzën e rreme, një taktikë hitleriane kjo, të puçit. E megjithatë nëse nuk është kështu, pyetja për ta këmbëngul: Përse bëni krim ndaj drejtësisë duke mos dërguar provat e puçit në prokurori? Por sigurisht nuk do të këtë përgjigje. Sepse nuk ka prova të tilla. Ndërkaq mungesa e drejtësisë për 21 janarin, është premisë për karrierën e Lul Bashës. Por gjithkush që përpiqet ta fryjë këtë tullumbace ka bërë një zgjedhje të gabuar. Është në anën e gabuar të momentit historik që kërkon në skenë drejtësinë. Vetëm sabotimi i këtij momenti e shpëton Bashën. Sepse Basha mund të jetë një yll, por është i dënuar të jetë një yll me damkë. Vërtet jo një yll i kuq por pa dyshim, një yll i përgjakur!

Share This Article
56 Comments
  • ky saliu e luli me larot e tyre ka patur mbeshtetjen e SHBA
    shpesh ata u japin garanci ketyrve teroristave shqiptae qe vidhni dhe ju dhe shkatroni se keni garancin amerikane
    Si podesta qe vodhi demokracine shqiptare ne 2005 dhe 2009 dhe 2011 veteme per ato miliarda te rugese se gropese se shqiperis me 2 miliarde dollare
    Kurse gjermanet ja kerkonin qeveris nano me 250 milion euro dhe me koncesion pere 25 vite
    Keto jane miliarda te deklaruara te vjedhura nga amerikante po sa te padeklaruara te tjera
    Doja ti thosha ambasadorit arvizu meqe po iken qe forca juaj na ve shpesh gomarin ne krye jo populli

    • Deklaratat e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, qe permend z.Stefani nuk kanë qenë dhe aq diplomatike, në kuptimin e zhveshjes së frazave prej atyre cohave të holla të nënteksteve dhe mesazheve të fshehura.
      Diplomacia, gjuha e kodifikuar e saj, e destinuar sigurisht për veshë e dëgjim të rafinuar në artin e politikës, nuk ka më asnjë lloj vlere ne rast se dikujt pas 4 vrasjeve te pastra i thua burre shteti dhe ministrit te tij i thua yll ne ngjitje.
      Dhe kjo është e pafalshme për një ambasador karriere, që fort mirë di se kjo sjellje e tij nuk përputhet me asnjë rregull, asnjë normë, asnjë moral asnje standart te demokracise.

      • Sali Berisha eshte anti shqiptar dhe anti amerikan. Me gjithe perpjekjet e Saliut per te blere me lobing ambasadoret e huaj, prapeseprape te gjithe ambasadoret amerikane jane larguar me pershtypjet me te keqija per Saliun. Jo vetem kaq por Saliu i ka ofenduar keta ambasadore me fjale rrugacerore.
        Saliu duhet te shpallet non grata nga USA. Saliu keshtu po ben edhe me ambasadorin e Gjermanise.

    • Jane shume ambasadore amerikane qe kane qene ne Shqiperi keto 23 vjet. Me thoni nje, i cili te jete falenderuar nga Berisha per bashkepunimin e tyre ne dobi te popullit dhe vendit, kur keta e kane kritikuar. Po ta kishte ate mundesi do t’i deklaronte edhe ‘persona non grata’. Kur ua ka patur nevojen, servilizmi i tij ka qene i peshtire dhe gati gati u ka puthur edhe te ndenjurat. Edhe njeri prej tyre, Rajersoni, i cili beri fushate personale, qe ta sillte ate ne pushtet, nje rast i paprecedente ne historine e diplomacise, por per mendimin tim i justifikuar per kohen, mbas disa vitesh në “Zeri i Amerikes” do te deklaronte: ” Berisha ka bere gabime te tmerrshme, te tmerrshme…!”.E pra, me te gjitha keto, ka 23 vjet qe Berisha sundon PD, po e po, por ka dominuar edhe gjithe jeten politike ne Shqiperi. Atehere lind pyetja, qe kerkon doemos nje pergjigje: Cili/cilet jane ata qe e kane mbeshtetur ate te ‘sundoje’ ne demokraci dhe te dale i ‘palagur’ nga gjithe zullumet qe ka kryer? Te gjithe i dine, shume i kane deklaruar dhe argumnentuar si shkelje ligjore dhe kushtetuese dhe megjithate, ai prape se prape… sfidon kedo, nga brenda dhe nga jashte, sa kohe nuk i sherbejne egos se tij te shfrenuar per ‘sundim’. Keto specie njerezore, te pa permbajtur ne grykesine e tyre, Dantja i madh, ne “Ferrin” e tij i ka vendosur ne rrethin e trete. Pra naivet dhe te pangushelluarit le te kenaqen me iluzionin se ai do t’a vuaje grykesine e tij ne Ferr.

    • O kerm, duket sa seriozisht e ke per 21 Janarin sa Faikut te shkrete qe me pas iu vetevra edhe djali i ke harruar emrin dhe e quan Faruk.

  • Z.Stefani
    Thuaje cope
    Shqiperia nuk ka burra kane ikur te gjithe ne p…te semes.
    Ne keto kushte ne indigjenet presim te na rregullojne punet e shtepise ambasadoret

    • Andrea, normal qe Arvizuja nuk do te thoshte te verteten ne mesazhet telefonike qe kini shkembyer.
      Dhe fakti qe nuk te ka telefonuar me tregon shume.
      Tregon qe ato qe ka thene nuk kane qene te rastesishme.
      Mendimi im – qofsha gabuar – edhe Luja vijon te njejtin program te Arvizuse per yllin ne ngjitje.
      Vecse eshte vertet qesharake se si nje njeri qe vetem deshton, u dashka me patjeter ti imponohet popullit shqiptar si kryeminister i ardhshem.
      Kjo eshte vertet te te bejne per popull idiot

  • Thenia me e bukur e arvizis ishte kure permendi sokol olldashin, qe ishte nje akuze e qarte per saliun si organizator i vrasjes,,,

  • E para.
    Kam lexuar mijra libra nga antikiteti deri ditet e sotme,kam pare po aq filma dhe kam analizuar mijra personazhe por specie me te felliqur se Sali Harram Berisha nuk kam gjetur per 60 vjet qe lexoj historine dhe letersine e njerzimit.

    E dyta
    Sali Harram Berisha eshte Frankeshtetin Monster por nuk eshte fajtor per Sagen e Krimeve te tij.
    Pergjegjsia bie bie mbi ato rajersonovice dhe biberovice qe e prune nga katakombet e beogradit kur udb-cia ishte ne muajt e mjaltit ne vitet 1950-1993.

    Fajtore jane ato te perndjekur politike qe pranojne parate e meshires nga persekutoret e tyre te djeshem duke mbeshtetur 22 vjet me rradhe k/kriminelin berishe.

    Fajtore jane forcat antiberishiste qe gjithmone i kane kthyer kurrizin kesaj drakule tropoje dhe kane ikur me bisht ne shale si ne 21 janar.2011

    Fajtore ndoshta me kryesorit jan ata te mediave qe jan bere ure kalimi ose kan pranuar
    ti shkele me kembe Kanibali Berishe dhe rrin si pula te lagura

    i nderuari Arvizu e ka ulur shume steken e perfaqsimit te tij dipllomatik se pse sherbeu si jelek antiplumbi i berishes ne 21 janar 2011

    Ato korente filoserbe dhe filogreke ne perendim qe prune berishen nga beogradi ne 1992 jane akoma shume te fuqishem dhe duan rrezimin e Rames me cdo kusht e cmim dhe “reforma ne drejtesi” eshte thjesht nje sebep per te armiqesuar ata qe populli ka votuar te qeverisen se bashku ne 23 qershor Rama e Meta

    YLLI NE NGJITHJE I ARVIZUS E MESA DUKET EDHE I DONALD LUS,PER MUA ESHTE NJE MEGA KRIMINEL QE DUHET TE NDESHKOHET PA MESHIRE…

    PER KENAQSINE TUAJ KENI ME POSHTE DISA SEKUENCA NGA FILMI ‘godfather’ QE PO LUHET PER 22 VJET NE ATE VEND TE BEKUAR ME POLITIKANE TE MALLKUAR DHE GAZETARE TE QERRUAR:

    Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.

    Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada E CA

    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49-deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    56-shqiperia 1-euro
    57-denoncimi i Hysen Shoshorit
    58-denoncimi i Margarira Kostaqit
    59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    67-poshtrimi i Jon Withersit
    68-poshtrimi i Arvizuse
    69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
    70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
    71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
    73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
    74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
    75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
    76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
    77 –skandali arsidi
    78- vijon saga e krimeve

      • o andrea
        mire lulka bre
        po keta “rilindasit” jane kaq naiver sa mbeten duke rene ne kurthin e nje “karte te djegur” te atyre qe e perdoren sa deshen.

    • ambasadoret se shkojn e vijn
      le ti thutin lavde Saliut dhe kuklulles se tij, mallkimi im nga shpirti mbetet i njejte:
      Vdeksh sa me shpejt o fare e keqe qe ndote shiprtin shqiptar per breza ne vijim

    • ylli i pergjakur shume shoejt do jete kryeministri i ri i shqiperise doni apo nuk doni ju te dites.
      kush ju pyet juve dhe idiotet e shqiperise o te mjere

      • o ziku…po e paske trurin cop-cop… Pse Berisha duhet te jete armiku i Stefanit…stefani eshte ne te drejten e tij si gazetar….problemi eshte , qendrojne ato qe thote ai per Berishen apo jo…Edhe nje here , ne se funksionon gjithmone me kete logjike , je per te te qar hallin…!

    • I dashur Andrea
      Mos u lodh kot me dallkauket
      Nje mut rilindasi Rama me yllin ne ngjitje
      Fundja c rendesi ka kush do jet kryeminister?
      asgje nuk ndryshon per kete popull
      prape do ti dali vetes zot ne rruget e kurbetit

  • zoti abasator ju ekuptuat teper von,se nje buri shteti duhet ti flisni popullorce,kur ai ka 20 vjet qe e ka perbaltur ate parlament me nje fjalor prej rrugaci ku nuk ka len njeri pa shar qe nga ju dhe te tere ata qe kan perdorur dipdhomaci, si puna juaj.me mire von se kur,falemindreit,qe po na ndimoni.

  • Qendrimi i Zotit Arvizu eshte reflektim i pozicioneve te atyre qe e komandojne.
    Departamenti i Shtetit Amerikan po teston qendrimin e aleatit te Lulzim Bashes, kriptohajdutit Bllok Floririt, se si do te reagoje ndaj Reformes ne Drejtesi dhe cmontimit te kupoles se vjeter te pushtetit e cetes se Vicidolit..

  • Andrea
    Arvizu iku
    Berisha na ngeli ketu ne dere
    oportunisto pacifistët socialistë kanë shumë mësime për te nxjerë
    Por si duket i nxjerin me vonesé
    Atehere kur “e ka marrë ferra uratën”!? Nderime!

  • Shqiperia tashme eshte cliruar nga nje diktature primitive ,me nje amalgame bajraktarizmi,
    tribalizmi kanunor primitiv !
    Ndaj bajraktarit te Vicidolit rendon nje mal me krime ,te pakte rreth 100 krime dhe per keto besoj eshte njoftuar DASH dhe Presidenti Obama !
    Nje amabsador amerikan nese eshte vertet amerikan, e ka per detyre morale e fisnike te tregoj para popullit te verteten ,realen se cfare ka ndodhur ne Shqiperi keto vite te ashtuquajtures demokraci, e cila mun te kete qene cdo gje por kurre DEMOKRACI !
    Shqiperia faktikisht u clirue pjeserisht me 23 qershor ! Them pjeserisht sepse aktualisht
    ekzistojne dy pushtete paralele , njeri legjitim inzgjedhur ngapopulli me 23 qershor dhe
    tjetri ”underground” : presidenti, gjykata ,prokuroria ,etj nga qenda ne baze jane ne doren
    e Saliut dhe me sa kuptoj edhe ambasadori amerikan i radhes ben lojrat e tij per ta percare mazhorancen!
    Po e shikojme se cfare sajon e inskenon Saliu per te zbatuar ate qebtha qysh diten e pare pas 23 qershorit ”strategjine e tensionit’ per te permbysur me dhune ”revolucionare,, koncept e praktike komplet komuniste !
    Ky eshte realiteti shqiptar ! Kjo eshte drama e ketyre 23 vjeteve gjoja demokraci !

    • Andrea ka te drejte
      Edhe Fred Abrahams permend ne librin e tij qe ambasadoret amerikane kane patur sjellje te cuditshme me berishen.
      Kjo yll ne ngjitje e Lulit nuk eshte e rastesishme
      Programi eshte i qarte
      medoemos lulashi kryeminister pavaresisht se cfare mendon populli budall shqiptar

  • ylli ne gjitje don nje suxhuk kosove mrapa dhe i lan tana q far ka ba tash e 8 vite
    njejte dhe idjoti i vuçidolit

  • Pse e hedh shurren perpjete kryekrimineli Berisha edhe pse ka bere vargmale me krime

    Le te spjegojme nje sekuence per ca kongresmene te cmendur pas berishes.

    Ne prag te fushates elektorale ne maj 2013 ne Korce Sali qeni ‘zbulon” pa dashje se kush jane antishqiptaret ne usa

    Berisha ndër të tjera i kërkoi Edi Ramen të japë llogari para shqiptarëve për një hetim të nisur nga kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, për pastrim parash.
    “Lakon emrin tim ta bëjë qindra e mijëra herë por vetëm dy gjëra do t’i kërkoj,

    . Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”,

    Behet fjale per nje idiotizem te Dana Rohrabacher-it qe para tre vjetesh akuzoi zyrtarisht Obamen dhe kerkoi investigim nga drejtesia dhe qendrim te kongresit amerikan

    Ky berishist i cmendur se bashku me grupe interesi te mire paguara nga vrasesi 21 janarit bene nje “dirty job” me 220 muxhahidinet.

    Sapo filloi fushata elektorale per 2013 ne shqiperi keto me jonathanet organizuan trukun se amerika i kishte kerkuar aleteve te saj te pranonin keto muxhahidine
    por asnje nuk pranoi me perjashtim te berishes ‘qe shpetoi ameriken.

    sa here binin ndonje autobuz me muxhahidine vinte dhe jonathani per te perqafuar berishen si shentorin e amerikes

    Kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, ka falënderuar Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të strehuar 210 muxhahedinë nje jave para mbylljes kutijave te votimit te 23 qershorit

    Gjatë një fjalimi të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve, anëtari nga Kalifornia është shprehur se “Shqipëria është një anëtare e NATO-s që vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan dhe ka marrë pjesë në çlirimin e Irakut, e udhëhequr nga SHBA”.

    Sipas tij: “Amerika mund t’i jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila ka qenë një aleate e patundur e kombit tonë. Kohët e fundit, kur SHBA kishin nevojë për disa vende të gatshme për të siguruar azil për anëtarët e MEK që janë bllokuar tani në Irak, Kryeministri Berisha ka rënë dakord të pranojë rreth 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër nga sa ishte i gatshëm për të marrë çdo vend tjetër”.
    Kongresmeni amerikan tha më tej se “kjo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që këta njerëz nuk do t’i harrojnë shpejt. Duhej guxim i vërtetë për Kryeministrin Berisha për ta bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta është e rëndësishme të dini se cilët janë miqtë tanë. Kryeministri Berisha, ju falënderoj që jeni mik besnik i Amerikës”. hajde guxim pordhe hajde se mos i coi te kulla e tij e qelbur ne viqidol

    prandaj e hedh shurren perpjete se ka berishet e washintonit kaq te cmendur pas tij
    qe duan tja fusin jo vetem Rames por dhe Obames qe ja u futi me raul kastron ketyre te semureve psiqike me sindromen e antikomunizmit te para 50 vjeteve

  • Arvizu eshte i njejti qe pas 21 janarit i tha Berishes “burre shteti”. Shume ujera kane rrjedhur qe atehere
    Luja flet ne vesh t Ramiut dhe ben diversione ndaj edhe Ramiu do te donte ta harronte 21 janarin dhe ata 4 qyqaret qe u vrane me duar ne xhepa.

  • Z.Stefani dhe te nderuar redaksi ne Dita
    mos u dorezoni kurre se kerkuari drejtesi per 21 janarin dhe mesojeni popullin shqiptar te jete ashtu sic thote Andrea kritik me ato qe thone ambasadoret kukulla te Tiranes.
    Gjuajtja juaj e deritanishme ka qene ne shenje.
    Maskarenjte e Tiranes e ndjejne dhimbjen packa se nuk ndihen se jane skutha

  • Andrea
    ka te drejte te tundet Saliu nen bekimin e Arvizuve dhe Luve perderisa i semuri i Ps nuk i ben padi penale per hajdutlleqet.
    Per krimet smund tacoje ne gjyq se kane qene bashkepuntore.

  • Sekreti i Berishës:

    Kanibali qe i hengri kockat enverit dhe shenjteroi ahmet zogun gjysem dhendrin e amerikes dhe kryetradhetarin e shqiperise

    Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh. Nëse do të bëhet një pyetje në trajtën e një gjëagjëze se cili është ai lider politik i një vendi europian, i cili e ka nisur karrierën e tij politike si aleat i SHBA dhe pastaj, gjatë më shumë se njëzet viteve karrierë politike, ka pasur konflikte serioze me pjesën më të madhe të tetë ambasadorëve amerikanë që kanë qenë gjatë kësaj kohe në vendin e tij, e megjithatë ka qenë për trembëdhjetë vite në pushtet, në dy periudha, te emri i kujt mendoni se do t’ i shkojë mendja çdo njohësi të politikës europiane? Me siguri tek De Gaulle (De Goli), ish-politikani i famshëm francez. Por kurrsesi tek politikani shqiptar Sali Berisha. Në të vërtetë, rekordi politik i Berishës është i ngjashëm me atë të liderëve të fuqive të mëdha dhe aspak me atë të vendeve të vogla si Shqipëria. Aq më tepër unik bëhet rekordi politik i Berishës nëse konsiderohet se ai është politikani i një vendi të vogël dhe të varfër si Shqipëria, ku SHBA ka pasur një ndikim të veçantë në periudhën kur ka ndodhur karriera politike e Berishës.

    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997, e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër. E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera. Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers, mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta. A do të jetë Arvizu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Arvizu Berishofagu politik? Ne fakt sot Berisha eshte me i forte se kurre dhe ai qe po iken me turp është Arvizu

    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së e cila ka pas një bazë shoqërore që vjen prej periudhës së gjatë komuniste. Nëse PS nuk do të kishte në Shqipëri një parti rivale të rëndësishme, atëherë PS do të ishte shumë më pak e dëgjueshme ndaj SHBA se ç’ është sot. Aftësitë e tij të veçanta politike, e kanë bërë kriminelin Berishë një lojtar të domosdoshëm për politikën amerikane në Shqipëri deri më sot.

  • Eh more Andrea
    Akoma nuk po e kuptoni qe ambasadori qe iku dhe ai qe eshte tani kane te njejten axhende: rrezimin e qeverise Rama-Meta dhe sjelljen e Lule Berishes ne karrigen e kryeministrit
    Pse-te jane fshehur ne llogari bankare

  • Andrea
    Dakord me Lulin dhe kinezerin e Arvizuse
    Po le te mos harrojme qe Like Meta do kohe me pare kur ishte ne Koalicion Famoz me PD-ne, pra ishte ky Like Floriri i LSI-se qe i ngjiti nje leter TURPI ne kurriz ambasadorit te meparshem amerikan Withers ne largim me nje spiunim enverist tek DASH, prandaj nuk ka pse te cuditemi me Holandezin fluturues apo Sali Berishen qe edhe sipas Nolit te Madh me keto veprime albaneze po e tregon ashiqare qe:

    ESHTE NJE SHYPTAR I KULLUAR.

    (ky citim eshte marre nga Hisoria e Skenderbeut per Gjon Kastriotin, i cili e kishte nderruar 7 here fene kur e lypte nevoja sipas situates konkrete)

  • Arvizu eshte ambasadori i vendit me te fuqishem te botes.
    beni shume gabim qe nxirrni konfidencat me ambasadoret amerikane jo zoterinj te kesaj gazete

  • DASH e di mire kush èshtè mushka salè, por do kete rsye te tjera qe nuk ja ve drute si i duhen.
    arsye te “mistershme” thote i nderuari z.Andrea Stefani, po cilat jane ato valle????????

  • pune e madhe se cfare ka thene nje diplomat i kategoris se trete per saliun e lulin
    cfardo te ket then “nga burre shteti” Saliu u be burre muti, me seli SHQUP-i

  • z.stefani
    sado qe ju perpiqeni po ju them qe ne pikpamje te formimit dhe te zgjuarsise ne politikanet shqiptare nuk e harrin njeri Saliun.
    Eshte i ndertuar se prapthi,eshte hajdut e spiun,por Rama dhe Meta megjithese jane te te njejtit kallep nuk kane te njejten brume.Saliu ishte dhe ngelet nje hajdut i madh ndersa keta jane hajdut xhepash dhe hajdutet e xhepave nuk bejne histori.

  • Andrea, shkelqyer si gjithmone!
    Por duhet ta thuash qarte qe ky ambasador ofendoi shumicen e shqiptareve, duke i dhene vrasesit, titullin Burre Shteti dhe ministrit te tij yll ne ngjitje

  • NE SHQIPERI NUK RRITEN BANANE ZOTI AMBASADOR ARVIZU

    – Nje kujtese vellazerore

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Mesazhi shpetimtar i Amerikes demokratike …!

    Psikoza dhunes ecen ne nje hap me mobilizimin e falangave te dhunes. per cka Berisha dhe shtabi i tij akuzojne e provokojne opoziten. Edhe sherbimet sekrete fqinje, sidomos ato ruse e serbe dhe Mafia e tyre e lidhur me Mafian shqiptare, kane vene ne levizje te gjitha fijet e tyre te merimanges. Skenari eshte gati. Regjia eshte ne krye te detyres. Synimi eshte goditje e lidershipit te opozites….. Shqiperia eshte ne prag te nje kasaphane te ngjashme, ndoshta edhe me te rende se ajo e 97-es.

    Zoti ne Qiell dhe mekembesi i tij ne Toke, Amerika demokratike, syshqiponjat amerikane ne Toke e ne Hapesire kapin cdo lervizje, cdo urdher, cdo gje qe duhet et kapin. Vetem 24 ore para asaj qe do te mund te dhe ne fakt do te ishte “Shen Bartolomeu” shqiptar, ambasada e saj ne Tirane paralajmeron kunder dhunes. Sirenat e alarmit dhe paralajmerimet e e aleatit me te madh e strategjik te shqiptareve ne historine e tyre kapen menjehere nga ata qe duhet te kapen.

    Ambasada e SHBA-se parandalon Shen Bartolomeun shqiptar

    E para qe kap kete psikoze te dhunes, te krijuar nga gjeneratori, nga fabrika me e madhe e dhunes ne Shqiperi Sali Berisha dhe Mafia e tij me vota te vjedhura sic e treguan faktet eshte Ambasada e SHBA-se ne Tirane. Vetem 24 ore para protestave te 21 janarit kjo ambasade leshon paralajmerimin per rrezikun e dhunes. Paralajmerim i duhur ne kohen e duhur nga nje institucionin i duhur. Deri ketu gjithcka eshte ne rregull! Faleminderit SHBA!

    Pati dhune edhe nga protestues te revoltuar. Pati edhe me shume provokatore te dhunshem te qevezise se Berishes: ish SHIK-as te Gazidedes, ish- dhunues te 28 majit 96, ish- mercenare te 97-es, ish puciste te 14 shtatorit 98, te infiltuar ne radhet e protestuesve. Pati provokime pa fund edhe nga falangat e dhunes se paguara jo vetem nga mafia vendase por edhe nga ajo nderkombetare… Qendrimi i forcave te rendit, policeve te popullit, per shperndarjen e protestuesve dhe provokuesve te dhunshem ishte dinjitoz.

    Krejt ndryshe ndodhi me Garden e Republikes e cila pas 21 janarit duhet te quhet Garda Pretoriane e Sali Berishes, Sigurisht jo te gjithe, por ata qe hapen zjarr dhe zbatuan urdherat e kunderligjshem te Sali Berishes per te perdorur pa asnje aresye reale as ligjore municion luftarak , qe kryen ekzekutime te personave krejt te pafajshem.

    Pati viktima te pafajshme: tre te vrare , dhjetra te plagosur. Nuk pati asnje polic e gardist te plagosur me arme zjarri. Kryesorja e kryesoreve u shmang Shen Bartolomeu. U parandalua katrahura 97! Faleminderit SHBA!

    Qendrim per te ardhur keq i diplomacies amerikane

    Reagimi i Bashkimit Evropian eshte i vendosur, i qarte dhe i prere. Shefja e Diplomacise Evropiane Ashton dhe Komisioneri Fyle publikojne nje deklarata te fuqishme e pa asnje ekuivok. BE-ja e denon prerazi e qarte vrasjen e tre protestuesve paqesore nga qeveria e Berihes. Ky akt eshte i papranueshem per Evropen.

    Pritet nje qendrim edhe me i forte i demokracise amerikane. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Z. Aleksander Arvizu ben nje deklarate as mish as peshk. E njejta gje perseritet nga zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit Crowley qe deklaroi se “mësova me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet”.

    Bashkimi Ebvropian denon ashper vrasjen e tre protestuesve paqesore.

    Ambasada amerikane dhe Departmanerti amerikan i Shtetit, shprehin “Nje keqardhje per disa vdekje” Qendrim per te ardhur keq! Komentet jane te teperta!

    Dy regjime te ngjashme, dy qendrime te ndryshme!?

    Zjarri i Tunizise ka perfshire edhe Egjiptin, qe udhehiqet nga nje regjimi autokratik shume i ngjashem me qeverine e Berishes. Nje despot i korruptuar aqsa edhe Berisha, Hosni Mubarak ushtron dhune ndaj protestuesve egjiptian dhe vret shtate demonstrues. Nje dhune shume e ngjashme me ate te Sali Berishes ne Tirane.

    Departamenti amerikan i Shtetit paralajmeron qeverine egjiptiane qe te mos ushtroje dhune dhe te mos pengoje proetstat paqesore ne Egjipt. Qendrim i drejte demokratik.

    Nderkohe e njejta diplomaci kerkon anullimin e protestave ne Tirane, ose me mire te manifestimit festiv te Sali Berishes per te festuar vrasjen e tre shqiptareve dhe plagosjen e te pakten 100 te tjereve perfshi edhe policet e vet dhe te protestes paqesore per te nderuar tre te vraret dhe qindra te plagosurit ne “te shtatat” e ekzekutimit te tyre makaber nga garda pretoriane e Berishes.

    Berisha heq dore nga nje manifestim i cmendur e tipik enverist per te deshmuar gjoja frocen dhe perkrahjen politike te rriogtareve dhe mercenareve te tij ne pushtet.

    Edi Rama kesaj here nuk degjon keshillat e gabuara te ambasdades amerikane.

    Nje “burre shteti “ proamerikan me fjale, antiamerikan me vepra

    Ambasadori “keqardhes” i SHBA-se Arvizu tejkaloi etiken diplomatike. Ai e quan “burre shteti” proamerikanin deri ne peshtirosje, “amerikanin me amerikan se vete amerikanet” Sali Berisha , sic e kane quajtur diplomate te SHBA-se ne Tirane ne raportet e tyre te zbuluara nga Vikiliks.

    Ne te vertete behet fjale per nje “burre shteti” po aq antiamerikan sa Chavezi ne Venezuele apo Kastroja ne Kube me vepra, sic e tregoi 96- 97 kur u ringjall retorika enveriste e “ imperializmit amerikan”e nxitur dhe e orkestruar nga komunisti fanatik Sali Berisha, sic e tregoi shitja e municioneve te falsifikuara kineze per ushtaret amerikane dhe vendas ne Irak dhe ne Afganistan, qe solli edhe Gerdecin.

    Ujku qimen e nderon por zakonin se harron,thote sovrani

    Paanesia e aneshme dhe kulti i mikut

    Askush si nena e demokracise boterore dhe aleati me i madh i popullit e kombit shqiptar ne teresi, SHBA, nuk e njeh rekordin e dhunes dhe vjedhjes se votave se Sali Berishes , sidomos qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.

    I njejti amabasador qe merr rolin e arbitrit dhe profesorit te politikes shqiptare deklaron se “ E gjej jashtezakonisht per te ardhur keq, qe z.Rama eshte shprehur se ka ne plan ta kryeje tubimin diten e premte. E nxis me force qe ta rishikoje pozicionin e tij”, deklaroi ambasadori Arvizu. E drejta e tij, por ketu nuk shohim “paanesi” sic pretendon ambasadori amerikan. Nuk ke nevoje ta nxisish me force as Edi Ramen asnje politikan shqiptar Zoti ambassador. Asnje popull e komb nuk e ka me te forte se shqiptaret kultin e mikut…

    Vecse nuk duhet te harrojme se shqiptaret kane edhe nje shprehje te arte: mik , mik por gjiza eshte me pare! Zot ne shtepine e tyre jane ata, jo ambasadoret. Keshtu i pat thene kryeheroi kombetar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ambasadorit te Venedikut kur i sugjeroi te dorezohej perballe hordhive dhjetera-mijeshe te Sulltan Muratit!

    Per 25 vjet udhehoqi nga fitorja ne fitore shqiptaret. Mbrojti lirine etyre por edhe kristianizmin e qyteterimin evropian

    Kam mik Platonin por kam me mik te verteten

    Me keto deklarata dhe vleresime as mish as peshk ambasadori amerikan ne Tirane ka gabuar. I falet. Akoma nuk ka ngrohur mire karriken e madhe e te nderuar te perfaqesuesit me te larte te demokracise amerikane ne Tirane. Ai i njeh politikanet dhe lideret politike shqiptare nga letrat

    Sali Berisha e degjoi keshillen e tij. Nuk kishte rruge tjeter. Gjaku i tre protestuesve paqesore te vrare ne Tirane e dhjetra te plagosurve perfshi punonjes rendi dhe gardiste akoma nuk eshte thare. Shpirti i tyre sot ne te shtatat e ekezekutimit te tyre shkoi ne Parajse.

    Edvin Rama nuk e degjoi sugjerimin e ambasadorit amerikan. Nuk kishte rruge tjeter. Shpirti i tre protestuesve me duar ne xhepa te vrare dhe dhjetra te tjereve te plagosur nga qevezia, perfshi edhe ruajtesit e rendit dhe gardistet duhej mekuar me lule per te marre rrugen drejt qiellit. Sot ishte e shtata dite qe shpirti i tyre sillej mbi kokat e te gjitheve!

    Shqiperia nuk eshte nje Republike Bananesh. Nuk rriten banane ne Shqiperi, Zoti Ambasador Arvizu. As ne Kosove!

    Departamenti i Shtetit duhet ta dije fare mire kete fakt. E kam fjalen me konkretisht per zedhenesin dhe ndihmes – zevendes sekretarin amerikan te Shtetit Kountrimman, edhe ky i ri ne kete detyre , por te dy veterane ne diplomaci.

    Nje apo dy standarte demokracie…

    Deklarata e tij kategorike se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi eshte me teper arbitrare se diplomatike. Eshte perkrahje e hapur per nje qeveri qe kontestohet nga opozita jo vetem e majte por edhe e djathte si me vota te vjedhura.

    Eshte nje deklarate kategorike qe bie ndesh edhe me shprehjen e arte amerikane ” Never say ever ”

    Eshte perkrahje per nje qeveri qe ka shkelur hapur e ne menyre te perseritur jo vetem Kushtetuten por edhe rregullat thelbesore jetike per cdo demokraci, qe tek SHBA-ja ka modelin me te mire e frymezimin kryesor kudo ne Bote.

    Aresyeja kryesore qe nxorri ne sheshe qindra mijera shqiptare tash gati 2 vjet , qe futi ne greve urie qindra te tjere, perfshi deputete te opozites, qe permbyti Tiranen me 21 dhe sot me 28 janar 2011 eshte shkelja e barazise se shtetasve para ligjit nga qeveria dhe kryeministri Sali Berisha.

    Frymezimi demokratik jo vetem i shqiptareve, por edhe i Xhorxh Uashingtonit, pavaresise e demokracise amerikane ishte parulla kushtrim ” Liri, Barazi, Vellazerim!”

    Kur shkelet cilado shtylle saj demokracia ka vdekur.

    Vezhguesit e Amerikes dhe Evropes demokratike ne raportin e tyre zyrtar theksuan ashiqare se ne zgjedhjet e fundit, ne saje te te cilave sot eshte ne ato karrike me me pak se 2 per qind te votave, Sali Berisha dhe qeveria e tij, “votat ishin numeruar keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre”( !!!) Shto edhe mbi 5 per qind te votave te dhena per te majten qe i shrytezoi Ilir Meta per te akaparuar 20 per qind te pushtetit dhe gati dyfishin e korrupsionit te sotem ne pazrlleqet me Berishen …

    Good enough for Albania !?

    Pra vota e shqiptareve nuk eshte e barabarte. Eshte goditur arma kryesore paqesore e demokracise, barazia e votes se shqiptarit, per te mos folur per barazine ekonomike, financiare, sociale, politike qe jane e duhet te jene rrjedhoje e saj.

    Ky eshte shkaku pse ne Shqiperia pas 28 qershorit 2009 nuk ka as qetesi as stabilitet te mirefillte, qe kane ne themele voten e popullit, te demosit, te objektit e subjektit kryesor te demokracise.

    Kete e pohojne dhe pranojne edhe SHBA-ja, edhe BE-ja. Pra ” 30 per qind te votave te shqiptareve jane numeruara keq ose shumkeq” Atehere lind vetvetiu pyetja : Si mund te kete demokraci me “30 per qind te votave te numeruara keq ose shume keq”. A mundet te ekzistoje e mbijetoje nje grua e bukur si demokracia me 70 per qind shtatzene!?

    Ne vend qe SHBA-ja dhe Evropa e Bashkuar te kembengulnin per ndreqjen e kesaj anomalie krejt antidemokratike, ne vend te kerkonin me ngulm te korrigjohej “numerimi i keq ose shum i keq i votave” te shqiptareve me 28 qershor 2009, sic paten vepruar me 26 maj 1996, bene te kunderten. ” U plotesuan standartet demokratike”… e terrci e verrci… e verrci e terrci.

    Pra per Shqiperine eshte ” good enough” nje demokraci 30 per qind jo demokratike, nje demokraci e sakatuar ne masen 30 per qind.

    Arma e fundit paqesore e demokracise

    E keqja eshte se perseri e perseri, edhe pasi Berisha premtoi ne “Krokodil” per te hetuar materialet zgjedhore por jo rinumeruar votat, premtim qe e shkeli brutalisht para nje muaji. Menjehere filloi djegja e votave sepse duheshin kutite e tyre per 8 majin sikur zgjedhjet lokale te ishin brenda nje jave.

    Sapo u krye ky akt KQZ-ja shpalli tender per kuti te reja sepse te vjetrat ishin demtuar…. Edhe KQZ-ja do pjesen e vet nga korrupsioni dhe tangentet e tenderave, ku shfaqet peshkaqeni Ilir Meta i kapur me presh ne duar nga numri dy i partise se tij Dritan Prifti, cka e beri te derdhej durimi popullor dhe te shperthenin revoltat e 21 janarit 2011, si mjeti i fundit per barazi e drejtesi, per liri e demokraci.

    Sot ishte Dita e homazheve per viktimat e demokratures se Berishes dhe Metes.Sot ishte dita e luleve per deshmoret e 21 janarit… Nje det lulesh nga nje det shqiptaresh krejt paqesore per homazh!

    Nje homazh me nje mesazh te fuqishem jo vetem per qeverine e politiken e mbrapshte shqiptare, por edhe per qendrat boterore te vendimarrjes politike. Shqiperia nuk ka per te gjetur qetesi as paqe perderisa te mos jete rivendosur liria e demorkacia, drejtesia dhe barazi e shqiptareve para ligjit! “Liri, Barazi, Vellazeri”!

    Ky ishte mesazhi i detit te luleve sot!

    Per ke ishin ato lule !?

    Ato lule te shqiptareve nuk qene vetem per deshmoret paqesore te demorkacise e lirise te 21 janarit 2011.

    Ato lule qene edhe per ruajtesit e rendit qe u dhunuan apo plagosen.

    Ato lule u vendosen kudo qe pati qofte edhe nje pike te vetme gjaku te shqiptarit te plagosur nga shqiptari: protestues apo reuajtes rendi.

    Ato lule qene edhe per mikun me te madh e aleatin strategjik kryesor te shqiptareve, SHBA-ne.

    Ato lule ishin nga populli me proamerikan ne Bote! Proamrikanizmi I vertettuar e sporvuar I shqiptareve eshte jo vetem nje vlere kombetare,Eshte nje kult krenarie per secilin prej nesh pa dallim!

    Ato lule ishin per kete kult sepse secili prej nesh shikon tek SHBA-ja, tek Uashingtoni, tek Shtepia e Bardhe frymezimin thirrjen per “ liri, barazi, vellazeri”, kushtrimin per liri e demokraci!

    Ato lule ishin edhe per ju Zoti ambasdador!

    Ishte mesazhi i saj qe shpetoi Shqiperine nga nje katrahure e re.

    Thank You USA!Faleminderit SHBA! Thank You very much Ora shpetimtare e shqiptareve dhe Shqiperise! God Bless USA !

    SHKRUAR NGA UNE DHE BOTUAR NGA GAZETA “SHEKULLI” ME KRYEREDAKTOR ADRIAN THANO ME 28 JANAR 2011

  • Bravo Andrea.Faktet jane kokeforta dhe nuk lene te levizesh .Saliu eshte afirmuar tashme si vrases si njeri i shkaterrimit si shpifes e sharlatan i ndyre por nuk kuptojme pasivitetin e pushtetit te sotem per ta derguar para drejtesise per te dhene llogari.

  • Pershendetje zoti Stefani, jetojme nje kohe ku drejtesia dhe morali jane vrare.
    Bashke me to, jane vrare besimi, shpresa, respekti, dashuria, dhemshuria, etj, gjithcka qe mbars shoqerine me optimizem dhe force per te ecur para.
    A eshte kjo nje rastesi (?!) apo tnje fat i keq i yni(?!)
    Analiza Juaj eshte me se e qarte:
    Ndodh keshtu sepse keshtu eshte planifikuar te ndodhe.
    Yllit ne ngritje, (tashme i perenduar) i kane ngarkuar nje mision te veshtire, te jete garant i paprekshmerise se Familjes te SB. Eshte bere gjithcka qe ylli te jete perjetesisht i lidhur me zinxhira me familjen sb.

    Eshte futur (ndoshta edhe pa e kuptuar as ai vete) ne grupin e bashkepunetoreve famekeq ne dosjet kunder luftetareve te UCKse

    Ka falur detin Jon si te ishte nje stilolaps i tij personal (natyrisht i urdheruar nga sb)

    Ka vjedhur mbi 230 miljon euro te Rruges se Kombit (natyrisht me urdher te sb) dhe nuk i hyri asnje gjemb ne kembe (drejtesia e sb eshte eksperte per te varrosur te verteten)

    Si minister i brendshem, vrau 4 qytetare paqsore ne bulevardin para zyrave te keshillit te ministrave dhe Kuvendit te Shqiperise. Kjo i duhej sb per ta mbajtur ne vartesi dhe nevoje per mbrojtjen e tij.

    Vodhi me manipulim Bashkine e Tiranes e shume bema te tjera qe edhe i dime edhe nuk i dime.

    Por edhe kaq mjafton per te konkluduar se eshte nje force super e fuqishme dhe dashakeqese per Shqiperine dhe shqiptaret qe thurr dhe zbaton skenaret.
    Ylli ne ngritje eshte gatuar ne nje guzhine inteligjente, i eshte ngarkuar nje mision dhe serviret si i tille nga vete guzhieret.
    Per te arritur qellimin, kane vene ne levizje gjithcka, lobingjet, diplomatet, mediat, vrasesit etj,
    Por dielli nuk mbulohet me shoshe, tashme te gjithe e dine se ylli ne ngjitje eshte nje kukull e thyer qe nuk i vlen me as atyre vete.

    Te shohim se si do ta kete fundin.

  • Te lumte ANDR-A!
    Gazetar inteligjent e profesionist i dedikuar!
    Nuk u trembet as perendive te IDA-S ( shih Iliaden).
    I vendosur per drejtesi dhe vetem per drejtesi.!
    Sikur te kishim edhe gazetare te tjere realiste e guximtare si ky dhe si disa te tjere si ky, qe fatmiresisht ka gazeta e besueshme DITA
    FLM GAZETA DITA!

  • Ky shkrim eshte nje ballafaqim por dhe qendrim korrekt i gazetarit Stefani.
    Pasi e lexova gjithe shkrimin, edhe pse shija eshte e hidhur, sepse kurdohere e verteta nuk eshte si karamelet qe serviren si pa te keq edhe kur ato nuk duhen, ndjeva nje lloj lehtesie lidhur me ato qe mendoj dhe percep[oj personalisht si qytetar i ketij vendi per kete ngjarje tragjike, por dhe per gjithe ngjarjet qe kane kaluar keto 25 vjet ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptarve.
    Ndjeva lehtesi per faktin se ne ndonje rast dyshoja ne gjykimet dhe mendimet e mia se mos perceptimi im ka qene i gabuar ndaj jo gabimeve por fajeve te politikaneve shqiptar ne keto 25 vjet, degjenerimit te shtetit dhe personalitetit te pushtetareve, inkriminimit te politikes dhe ;lidhjes se saj me krimin kunder ketij populli dhe ketij vendi.
    Asgje nuk eshte e rastesishme dhe asgje nuk ka ndodhur per shkak te naivitetit politik, paaftesise dhe mefshtesise se politikaneve dhe pushtetareve qe dualen nga bankat e shkollave te kohes se komunizmit dhe qe hodhen kaq shume llum, balte dhe helm mbi to per te plotesuar jo vetem midene dhe deshirat e individeve te ndryshem, por dhe programet jo te shteteve qe perfaqsonin por te sponsoreve pivate ne karieren e tyre
    Sali Berisha, edhe pse nje malsor njerzisht i pagdhendur dhe antihuman, nuk mund te luante nje rol kaq destruktiv dhe kriminal pa kurrfare stepje dhe derti ndaj veprimeve te tij kriminale jo ne nje vit dhe ne nje ngjarje , por ne 25 vjet dhe ne te gjirtha ngjarjet e kobshme te ketij vendi, nese nuk do te kishte dikush qe t’i rrihet shpatullat dhe t’i qendronte si furkaçe (nje dru mbeshtetes) kur organizonte dhe zbatonte skenare ogurzinj per fatet e ketij vendi dhe ketij populli.
    E them kete se Sali Berisha, per te gjithe ata qe e kane njohur nga afer, nuk eshte se i ka munguar arsimimi apo kultura per te ditur te ndaje te miren nga e keqja, apo qe te mos friksohet nga gabimet dhe fajet. Sali Berisha e ka treguar me vepra qe ne kohen kur ka qene antar i zellshem i PPSH-es, se per karieren e tij mund te bente çdo gje, si bythelepiresin dhe xhandarin me kobure. Marioneta Sali Berishe, ka qene mjeti i duhur i sponsoreve antishqiptar per te arritur synimet dhe qellimete e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.
    E natyrisht mosha bene te sajen dhe vazhdimesia e qellimeve antishqiptarve , ka kerkuar dhe ka gjetur element te rinj qe kane dhene prova ne veprimet e tyre antishqiptare, kryesisht ndaj luftes çlirimtare te popullit kosovar nen okupimin serb.
    Lulzim Basha, urdherdhenesi apo urdherzbatuesi i goditjes se popullit demostrues me arme luftarake, veprim qe ka bere vetem Lin Biao gjate revolucionit kulturor proletar kinez ne sheshin Tienamen, kurrsesi nuk mund te konsiderohet star ne ngjitje, por nje ure zjarri e ndezur diku qe ka si mision te mbaj te ndezur zjarrin e shkaterrimit te ketij vendi dhe ketij populli. Inaktiviteti dhe pasiviteti i dukshem i kesaj pseudodrejtesie qe di vetem te vjedhe dhe te beje padrejtesi, ndaj kesaj ngjarje makaber, duke i lene dosjet te mbyllura per tu mbytur perfundimisht ne pluhurin e harreses, nuk mendoj dhe nuk besoj se eshte nje gjetje apo aq me pak zgjedhje vetem shqiptare.

  • 21 janari po ben te pa pergjegjeshem edhe kete brez te ri politikanesh,mos te perfidhin istutucionet e drejtesis,por per cdo gje te vendosin si sali berisha,qe te mos te ndrojn standarte,se drejtesia eshte mostra sali.

  • per 21 janarin te gjithe ata,qe kan mbajtur te fshet dhe akoma mbajne te fshet kete krim makaber qe ndoll ne sytee opinjonit kombetar dhe nderkombetar mos te kete te ndeshkuar dhe akoma te gjithe ata qe jan pergjegjes japin intervista,prandaj drejtesia dueht me cdo kushtte dehet reform,per te qen te gjithe te barabart para ligjit.

  • Antiamerikanizmi qen ka ma i rendsishme se antishqiptarizmi?
    O gazetare kur do te luftoni per pak shtet e pak dignitete?
    Po , ju nuk kuptoni cka eshte digniteti i nje kombi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *