SHËNIM: “Avioni”, për një Divjakë të së nesërmes

anazapta

Jeta njerëzore është shoqëruar gjithnjë me trille fatesh e fatalitetesh nga më të ndryshmet, duke bërë që për një rastësi, të ndryshojë  katërcipërisht jeta e dikujt, e ndonjë njeriu të vetëm apo e ndonjë grupi njerëzish. Ne si shqiptarë kurrë nuk kemi ditur të shfrytëzojmë maksimalisht resurset tona, humane apo natyrore qofshin ata. Dhe nuk na mbetet veçse të tregohemi të mencur në shfrytëzimin e  çmendurive tona, të atyre lloj paradokseve me te cilat mbushet jeta jonë çdo ditë.

Dhe pa dyshim që avioni i rënë në plazhin e Divjakës, mund të jetë një pikë kthese në fatet e banorëve të kësaj zone. Në reportazhin e një të përditshmeje, thuhet se banorët  e bizneset afër vendit të rënies së avionit, kërkojnë që shteti të mos e lëviz atë relike që aty, por t`i japë një vlerë muzeale në funksion të turizmit. Sipas tyre, kjo është e dukshme, pasi vizitueshmëria e plazhit këto ditë ka qenë mjaft e madhe dhe e pazakontë.  

Divjaka nuk është një vend i humbur i Shqipërisë. Përkundrazi, është ndër më të njohurat dhe për shumë faktorë. Dhe këto ditë, historisë së saj i është shtuar dhe një eveniment që mund të konsiderohet i vyer nëse menaxhohet me mençuri. Nuk ka vend për ironi. Shembujt nga bota janë të panumërt se si një  ndodhi fare të vockël e kanë kapitalizuar mjeshtërisht në funksion të turizmit dhe rigjallërimit social të një zone të caktuar. Divjaka ka det, ka pyll, ka resursve natyrore të jashtëzakonshme me florë dhe faunë. Por tashmë ka dhe një avion droge në truallin e saj, që mund ta fusë fare mirë në pikat më të vizitueshme të Shqipërisë.                                                                                                            

Nuk duhet t`ja lejojmë vetes që të jemi një vend ku çdo e keqe e ka një të…keqe! Duhet të bëjmë ç`mos që pas çdo të keqeje, të na vjen një e mirë!      / E.H.                               

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Si me duket mua ky shkrim? Reklama per Divjaken.

    Ne dikur kemi degjuar se ne pyjet e Divjakes bridhte edhe Hamit Matjani i famshem. Po atehere kishte dhe keneta, qe po te ishin ende sot, avioni mushkonje do te kishte humbur ne ujrat kenetore pa lene gjurme.

    • O kerci kuq,
      Divjaka nuk ka patur keneta dhe mocalishte. Eshte keneta e Karavastase, por ajo eshte me uje te kripur, dhe ne vend qe te ishte nje vend tmerri, eshte vend turistik i ruajtur nga konventa e Ramsar-it, dhe konventa te tjera te ndryshme.
      Ka qene edhe keneta e Terbufir, por ajo eshte larg nga Divjaka, faktikisht eshte ne afersi te Lushnjes.
      Divjaka eshte vend i bekuar nga zoti, aq sa edhe ca patriote te tute kane ardhur ne Divjake dhe vazhdojne faktikisht te vijne, dhe jane bere njerez.
      Keshtu qe meso para se te shprehesh, Hamit Matjani nuk bridhte ne Divjake por ne Terbuf.

  • Nuk është e keqe idea juaj ermir djali? Turistët e kotësive dhe te kurioziteteve janë aq të shumtë saqe do të krijonte një shans te mirë për divjakën dhe divjakasit? Janë njerëz te afrueshëm! Vendi dhe plazhi janë shumë të bukur! Kam qënë 2-3 herë aty.

  • Ne se kryeministrat e Shqiperise,pas 1990-tes nuk do te ishin ARMIQTE tane,Divjaka do te ishte bere PLAZHI ME I BUKUR NE BOTE!!!
    DUBAI nuk do te ekzistonte ne se Divjaka do te ishte bere RESORT TURISTIK MODERN!!!
    PYLLI,RERA DHE DETI i Divjakes nuk ka te krahasuar per nga MREKULLIA ne Europe!!!
    Le t’ua jape qeveria e Rames urgjentisht me KONCESION SHTETEVE VERIORE SI Britania e Madhe,Suedi,Norvegji,Finlande,Gjermani,Danimarke etj,te interesuara per diellin mesdhetar per ndertimin e nje RESORTI MODERN dhe ne tokat e KRIPURA para se hyn ne pyll mund te ndertohen 2 AEROPORTE TURISTIKE per aeroplane turistike carter dhe helikoptere!!!
    Zoti Rama!
    Shfrytezoje kete mundesi te ARTE te natyres tone DERI TANI TE VIRGJER!!!

  • Me pelqen shume niveli gazetaresk i Juaji z.Hoxha e nepermjet ketij mesazhi qe lini!Pak ma merr mendja se mund e duhet ta kuptoje e marrin siç duhet pasi kane dy mungesa thelbesore ose nuk nivelin e duhur ose nuk u del koha!Horizonti qe kerkoni eshte shume larg ,miqte sepse kane nostalgji per Meksiken e kjo e pasqyruar edhe tek te atashuarit ketu,tek ky vend qe e kane izoluar me gjemba te padukshem ku brenda saj lulezon hashashi e bordellot me psa kalon kufirin pikat e gjakut te çdo emigranti.Respekt per stafin tuaj te mrekullueshem e te talentuar.

  • Do kete turiste e vizitore nga bota, po me shume do kete trafikante droge qe do vijne per te marre eksperience qe trafikun e droges ta shesin per dizinfektim mushkonjash. Per kete do marrin dhe fjalimet e Rames e Braces per ti mesuar se do i duhen po u kapen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *