Kam ne rrugice nje infermjer qe punon ne spital. Gjate nje bisede e pyeta per rrogen. Pergjigja ishte: Marr 26.000 leke me shume. Ai nuk paguante më perqindjen qe i mbahej nga pagesa mujore. Ky eshte nje fakt dhe nuk ka filozofi nihiliste ne bote qe te mund ta mohoje.
Nihilizmi eshte krejtesisht teorik. Ne jeten reale e praktike aplikimi eshte thuajse i pa mundur. Përshembull Hidrocentrali i Fierzes eshte veper e diktatorit Hoxha por askush nuk mund ta kundershtoje se ai prodhon elektricitet qe e perdor, fjala vjen edhe Flamur Noka. Eshte e pa mundur te çbësh të bërën. Permiresime po. Teoria ka te beje me menyren se si konceptohet nje mendim, filozofi apo veper dhe jo me mohimin kategorik e real te asaj qe ndodh nje dite me pare per mire ose keq.
Te mohosh, ta zeme, perpjekjet e qeverise aktuale per nje ekuiliber ekonomik te abuzimeve masive te kryera nga qeverite paraardhese eshte se paku nje shtremberim i shemtuar i nje realiteti te prekshem. Çmimi i stabilizuar i karburanteve dhe natyrisht mos funksionimi i paradokseve parashikuese te opozites per uri masive e te tjera si keto rezultuan ne nje bllof nihilistik të neveritshem.
Teoria e mohimit te gjithckaje ne gojen e kesaj opozite transformohet ne nje thash e themnaje djallezore e ndjellakeqe. Na duhet mohimi i se keqes se ndodhur duke krijuar nje koncept tjeter dhe pozitiv per zhvillimet e pritshme. Se fundmi mendoj se po qe se kemi ndonje figure qe duhet mohuar qe nga rrenjet, e kemi per fat te keq prezent ne drejtim de facto te SH.Q.U.P.it
Email nga adresa
