NYT pushon papritur nga puna redaktoren ekzekutive

redaktor

Gazeta The New York Times pushoi papritur nga puna redaktoren e saj ekzekutive Jill Abramson.

Gazeta njoftoi dje pasdite se funksionet e saj do t’i kryejë redaktori përgjegjës Dean Baquet.

Jill Abramson ishte gruaja e parë në postin e redaktores ekzekutive për The New York Times-in.  Njoftimi për largimin e saj u prit me tronditje nga zyra e lajmeve.

Botuesi i gazetës Arthur Sulzberger, Jr. tha se largimi kishte të bënte me “një çështje të menaxhimit të zyrës së lajmeve”.

Zëvendësuesi i saj, zoti Baquet, është afrikano-amerikani i parë që merr detyrën e redaktorit ekzekutiv të gazetës The New York  Times’.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *