Një 20-vjeçar u lokalizua dhe kap pranë shkollës së mesme të Bilishtit, teksa posedonte sasi të lëndëve narkotike për t’i shitur. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se proceduan A. D., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në afërsi të gjimnazit të qytetit, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 0,8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa. Për shkak të sasisë së vogël është lënë për hetim në gjendje të lirë, duke thënë se është një përdorues dhe jo shpërndarës.
