Mediat britanike kanë konfirmuar firma mes klubit rekordmen të titujve në Angli dhe trajnerit të Holandës Luis Van Gal është shtyrë edhe për disa ditë të tjera. Mediat në Angli kishin bërë me dije se Van Gal do të rinovonte brenda kësaj jave. Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Kjon është hera e dytë që shtyhet firma e trajnerit holandez dhe “Djajve të kuq”. Shkak për shtyrjen e radhës të firmës së Van Galit me “Djajtë e kuq” është bërë stafi teknik dhe ai ndihmës që Van Gal pritet të sjellë në “Old Trafford”. E sigurt është se në skuadër do të vijojë të qëndrojë si pjesë e stafit teknik mesfushori Rajan Gigs. Por tani priten dhe emrat e ndihmësve të Van Galit dhe kjo ka çuar në shtyrjen e marrëveshjes. Gjithsesi, në Mançester janë të qetë, sipas klubit nuk do të ketë asnjë pengesë serioze për firmën me trajnerin holandez, por të gjithë po presin çastin e duhur. Për momentin Van Gal po mendon për miqësoren shtunës të Holandës dhe vetëm të dielën mund të ketë kohë të mendojë diçka të re në lidhje me të ardhmen e tij tek Mançesteri.
