“FSHF-ja të bëjë kujdes me përzgjedhjen e arbitrave të finales”

redaktor

Vetëm pak ditë para finales së Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Flamurtari, klubi vlonjat i bën thirrje publike Federatës Shqiptare të Futbollit që të caktojë arbitra të denjë dhe të paanshëm që të mos ndikojnë në ecurinë e ndeshjes me vendimet e tyre. Më konkretisht, drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari, e thotë hapur se në kampin kuqezi i druhen gjykimit të finales, duke kujtuar se janë tre skuadra, që kanë interes të drejtpërdrejtë për këtë trofe.

“I bëj thirrje Federatës të bëjë kujdes me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe të sigurojë paanshmërinë e tyre. Për trofeun e Kupës nuk luftojnë 2, por 3 skuadra, sepse edhe Teuta dëshiron që Kupën ta fitojë Kukësi për të marrë pjesë në Europa League”, tha fillimisht Behari, i cili siguron se atmosfera te Flamurtari është mjaft optimiste, sidomos pas heqjes së presionit të madh të garës për mbijetesë: “Te Flamurtari mbizotëron të atmosferë entuziaste, sidomos pas përfundimit të kampionatit, ku ne siguruar mbijetesën në javën e fundit. U hoq një barrë e madhe, ndaj në këtë kontekst jemi të çliruar psikologjikisht”.

Duke vlerësuar arritjet e Kukësit këto dy vite, Behari parashikon një shfaqje të bukur të futbollit, ku traditë apo fanellat që futbollistët mbajnë veshur ndikojnë shumë pak. “Shpresoj dhe besoj se do të jetë një shfaqje e bukur e futbollit, ku tradita apo fanella nuk do të kenë asnjë ndikim. Gjithçka është e hapur”, shtoi drejtori i klubit vlonjat.

Flamurtari e ka fituar për herë të fundit Kupën e Shqipërisë në vitin 2009, pasi mposhti në kohën shtesë Tiranën. Në atë kohë, por edhe sot, hidhen dyshime për suksesin e kuqezinjve, të cilat Behari i hedh poshtë në mënyrë kategorike: “Flamurtari e ka fituar me djersë dhe me gjak Kupën e vitit 2009, kështu që aludimet për atë finale janë të turpshme”.

Share This Article
1 Comment
  • o vlora jone po teroristi duka ju ka masakruare prej koheshe cfare prisni perseri masakere do ju beje se eshte legen dhe hale ka frike nga injranca lacjane dhe kuksiane juve ju hoqen pikete kurse presionit te kuksit sja mbajti o ja dha poshte teroristi dukaqe nxori korcene kampion kaq vite legeni miu i haleve te shqiperis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *