Ëndrra kaliforneze: Tamara, set fotografik në Los Anxhelos

anazapta

2012-a s’ishte një vit i mbarë për Tamarën, e cila u nda nga i dashuri i saj, me të cilin kishte kaluar shumë kohë. Pasi kaloi një periudhë të gjatë kohe me motrën e saj shtatzënë, Petrën, Tamara Ekleston duket se është rikthyer vrullshëm.

Ndërsa ka realizuar një set fotografik, trashëgimtarja 28-vjeçare tregon trupin e saj të mrekullueshëm me forma shumë të bukura.

Brunia pozoi në perfeksion në Los Anxhelos duke treguar tërheqjen e saj në një palë rroba banje me motive zebra dhe rrip ngjyrë floriri .

Ndërsa mbështetej në mënyrë joshëse pas një muri, vajza e bosit të Formula 1, Berni Ekleston, u sigurua se trupi i saj i tonifikuar ishte në qendër të vëmendjes teksa punoi me kamerën si një profesioniste e vërtetë.

Tamara ekleston

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *