Prindi si armik apo pasoja e fjalës

redaktor

Radioja gjermane publike “Deutschlandfunk” dje publikoi një studim të ri shkencor të dy psikologëve amerikan Janny Thomiana dhe Jeffrey Hunger.: njëri doktorant, tjetra astistente e një profesori në Universitet. Hulumtuesit kishin pritur rezultate interesante, por jo këtë me të cilin mbetën të befasuar. Ata kishin shqyrtuar dhe krahasuar të dhënat e 2.000 vajzave. Ato qenë intervistuar për herë të parë në moshën nëntë vjeçare, herën e dytë në moshën nëntëmbëdhejtë vjeçar. Në mes të tjerash qenë pyetur edhe me çfarë ushqehen. Befasia që ata nuk kishin pritur ishte se vogëlushet që në moshën e re qenë etiketuar si të trasha, për gati dy herë (1,7)  qe rritur mundësia të trashen, se sa tek ato që nuk ishin sharë ashtu. Shkatar sipas psikologëve ishte stresi, që prodhonte etiketimi dhe hormonet e stresit, ndikojnë që vogëlushte të hanë më shumë.

Shkencërisht është gjithashtu vërtetuar se areali i njëjtë në tru aktivizohet kur rrahet një njeri apo kur keqtrajtohet e poshtërohet me piskama apo ofendime. Studimi i lartpërmendur tregon sa delikat është shpirti i njeriut dhe sa leht traumatizohet dhe manipulohet ai.

Fakti dëshpërues tek ne është se shkolla shqiptare deri diku është transmetuese e njohurive, por jo e edukatës. Nëpër polemika, në televizor, gjatë mospjatimeve edhe nëpër Kuvende, dëgjohen sharje të nivelit të ulët, që një njeri që ka mbaruar tetë vite shkollë, nuk do të duhej të dinte t’ i përdorë. Shumë herë shihen etiketime dhe nuk ka asnjë dyshim se ato i kanë mësuar në shtëpi.

Nëse prindi rrah shoqen, nesër do ta rrahë edhe djali gruan. Këtë mësim e ka marrë në shtëpi, aty ku duhet të mësohet dashuria dhe respekti, jo dhuna. Nëse i ati ka sharë, nesër do ta bëjë edhe i biri. Mësimet merren në shtëpi dhe njeriu nuk din të sillet si një kinez me të cilin nuk ka jetuar, por në situata të tensionuara, sillemi mu ashtu si janë sjellur edhe prindërit.

Në situata të tilla, ai zgjedh fjalën me të cilën është përbuzër vet, sepse mu këtij etiketimi, i njeh edhe peshën denigruese dhe pritshmërinë për t’ ia mbyllur gojën apo ndaluar mendimin. Në publicistikën shqiptare shpesh shihen etiketime “tradhëtar”, edhe pse nuk njihet si dhe sa duhet i ofenduari. Kjo dëfton se personi që etiketon në këtë mënyrë, ka qenë i sharë në shtëpi si “tinzak.” apo është vet tradhtar dhe duke etiketuar të jetërt ashtu, përpiqet të largojë dyshimet eventuale nga brerja e ndërgjegjës. Tjetri shanë nga “nëna” apo “motra” sepse këto i konsideron si ofendime efektive dhe të meritueshme në një situatë që ai konsideron të barasvflefshme me atë që ka përjetuar vet. Tjetri quan kundërshtarin “gomar”, sepse në shtëpi e kanë sharë si „magar.” Vazhdon pastaj tjetri me idiot, duke treguar se në shtëpi e kanë sharë si „torollak” apo “budalla.” Atij që i kanë thënë “nuk dukesh si djalë”, ai shanë tjerët si “pederast.” Ofendimet janë të shumta në shtypin shqiptar, nga intelektual dhe të gjitha ato flasin për edukatën, që nuk ka marrë as në shtëpi, as në shkollë. Dallimin e vetëm që kanë nga rrugaçi, është se „magarin” e përkthejnë me gomar, “budallain” me “idiot.” Përdorimi i etiketimeve dhe sharjeve tregon se kemi mbaruar studimet, se dimë se Parisi është kryeqytet i Francës, por gjithashtu tregon se edukatën kemi marrë nga prindërit, që mendonin se Franca është kryeqytet i Parisit.

Për të parë peshën e fjalës, mund të merren si shembull edhe gjakmarrja. Shumë familje prodhojnë kriminel. Në shumë familje fëmijët edukohen të hakmerren nëse cënohet nderi. Kjo domethënë se zjarri duhet shuar me benzinë, jo me ujë. Kjo domethënë se shtëpia ndërtohet duke u rrënuar në themel. Dëmi i pësuar nuk është me rëndësi, hakmarrja, rivendosja e nderit. Thuase nga sharja e nënës, gruas apo motrës, ato mbeten shtazënë dhe kjo arsyetuaka vrasjen e njeriut.

Shqiptari që ka mësuar të birin se duhet të hakmerret, sot ka nusen e djalit nëpër rrugët e Perëndimit duke kërkuar strehim me fëmijë sepse burri do të dergjet 25 vite në burg apo gjendet në arrati. Ajo ka nevojë për ndihmë dhe mund të shihet e shoqëruar me burra të huaj apo shqiptarë që janë të gatshëm ta ndihmojnë, sepse burri i saj, i mësuar si nuk duhet në shtëpi, për një ofendim, ka vrarë një njeri. Ai ka vrarë një shqiptar, vet zhgarravitet diku krenar, kurse për gruan dhe fëmijët e tij, kujdeset dikush tjetër apo të tjerët. Ai ka mbrojtur nderin duke lënë gruan dhe fëmijët në rrugë apo kujdestari të huaj. Sipas prindërve të tij, ky ka rikthyer nderin.

Nëse kemi prind që na mësojnë se duhet të hakmerremi, nëse kemi prind që na mësojnë se nuk duhet të falim, se lëndimi eventual, ofendimi, rrahja, vrasja mund të zhdëmtohet vetëm duke u hakmarrë, atëherë armik më të përkryer dhe më keqadashës se ata prind, nuk na duhen dhe nuk mund të gjenden.

Detyra e prindit është ta mësojë fëmijën të sillet mirë në jetë, edhe të ketë frikë para rrezikut, ta mësojë të falë gabimet e tjerëve, sepse t’ i tregohet një njeriu të paedukuar se edhe ne dimë të bëhemi si ai, është e barabartë me atë të shndërrohemi  në skizofren pse kemi një psikopat para vete.

Fëmija është si një fidan që duhet ujitur çdo ditë, nëse dëshirojmë të rritet dhe profilohet mirë në jetë. Jo t’ i thyhen degët dhe nduken gjethet. Fëmija rritte vetëm me dashuri. Ai nuk guxon të traumatizohet nga prindërit. Aty ku nuk ka dashuri, aty mësohet krenaria, urrejtja, përbuzja, nderi dhe gatitshmëria për dhunë. Dhuna zakonisht ushtrohet në shtëpi, por edhe jashtë, sepse ai fëmijë, është mësuar jo të bëjë kallëzime, por të pezullojë ligjin dhe shndërrohet vet në polic, prokuror dhe gjykatës…Kur i përgjigjemi ofendimit me ofendim, kjo domethënë se trurin tonë ia kemi dorëzuar një të zhgënjyeri me jetën dhe ai mund të na kurdisë sipas dëshirës së vet dhe të na shëndrrojë si vetja dhe të na përdorë si radio për t’ undalur tek stacioni që i pëlqen atij. Kjo flet për mungesë autonomie dhe idetiteti. Pierre Daco në librin e tij “les prodigieuse victoires de la psychologie” thotë: “për t’ u bërë floktar, mësojmë tri vite, për t’ u bërë prind, asnjë.” Shumë fëmijë shqiptarë janë viktima të prindërve të tyre, dikur edhe të pushtuesve, sot vetëm të prindërve. Mund të arsyetohemi pse kemi marrë edukatë të keqe, por jo nëse edukojmë keq fëmijët tanë…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *