Nga Habjon Hasani
Miranda Konica, një gjyqtare e Elbasanit, dje duhej të shpallte një vendim të rëndësishëm dhe në vëmendje të opinionit publik. Vendimi kishte lidhje me një kolegun e saj gjyqtar, Gjin Gjonin, për të cilin prokuroria, kishte kërkuar pezullimin nga puna si gjyqtar, deri në ezaurimin e hetimeve që kanë nisur ndaj tij për fshehje pasurie dhe mashtrim në deklarimin e pasurisë. Gjyqtarja Konica, lexoi dje vendimin, ende të pazbardhur në arsyetimin e tij, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë. Tashmë i shumë përfoluri Gjin Gjoni do të vazhdojë të jetë nën hetim duke mos qenë nevoja të pezullojë aktivitetin e tij si gjyqtar në Apelin e Tiranës. A ka ndonjë gjë të keqe deri këtu? Aspak. Është tërësisht në të drejtën e zonjës Konica si gjyqtare ta vlerësojë si të padenjë dhe të pabazuar kërkesën e prokurorisë ndaj Gjin Gjonit dhe të japë verdiktin e saj ashtu siç ajo e gjykon. Kërkesa e prokurorisë për pezullimin e Gjin Gjonit si gjyqtar deri në përfundim të hetimeve, i kishte shkuar Konicës më datën 14 Maj. Gjykatësja, dy ditë më vonë, më datën 16 Maj, e rrëzon këtë kërkesë të organit të akuzës. Deri këtu duket çdo gjë brenda normalitetit. Por ndërsa 48 orët e fundit gjyqtarja Miranda Konica (Çekrezi) shqyrtonte materialet dhe kërkesën e prokurorisë, në Tiranë, në KLD, Ministrinë e Drejtësisë dhe në rrethet e gjyqtarëve, emri i saj ka qenë emri më i lakuar dhe emri më i debatuar. Arsyet lidhen me një ‘hall’ të gjyqtares Miranda Konica në vitin 2011.
Një borxh ndaj Gjinit…
Inspektorët e KLD-së në vitin 2011, pas një inspektimi të kryer në gjykatën e Elbasanit, i kapin një sërë shkeljesh flagrante gjatë ushtrimit të detyrës gjyqtares Miranda Konica. Raportin e inspektorëve e shqyrton dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të atij viti dhe vendosin që ndaj saj të jepej masa disiplinore “Vërejtje”. Në dukje kjo është një masë që nuk hyn tek më të ashprat (KLD-ja nuk para ka qejf të marrë masa të ashpra ndaj sojit të vet), por kjo lloj mase e ka një kleçkë me zarar: Mjafton ta kesh në dosjen tënde të punës në ‘CV” dhe është e mjaftueshme që si gjyqtar të mos pretendosh dot për të bërë karrierë më lart, pasi kjo lloj vërejtje të pengon.

Konica (Çekrez
Ndaj dhe, pasi ka marrë në vitin 2011 masën “Vërejtje” nga KLD-ja, gjyqtarja Miranda Konica, ka nisur të lëvizë. Ajo ka hapur procese gjyqësore në Tiranë për të kërkuar heqjen e kësaj mase. Në betejën që ajo zhvilloi me KLD-në në Gjykatën e Apelit të Tiranës, kërkesa e saj për heqjen e masës disiplinore u shqyrtua as më shumë e as më pak se sa nga një trupë gjyqësore e kryesor nga Gjin Gjoni dora vetë. Trupa gjyqësore e Apelit të Tiranës e kryesuar nga Gjin Gjoni, me vendimin e saj të datës 9 Dhjetor 2011, ia zgjidhi hallin gjyqtares së Elbasanit. Për Miranda Çekrezin nuk do të figuronte më asnjë vërejtje në dosjen e saj të punës, vendimi i arsyetuar dhe i firmosur nga Gjin Gjoni e bënte ‘NUL’ vërejtjen e KLD-së. Rrugët e pafundme të karrierës ishin sërish të hapura për kolegen e Gjin Gjonit nga Elbasani. Pikërisht pasi ka marrë këtë lehtësim nga vendimi i Gjin Gjonit dikur, mbi 2 vite më vonë, rrugës së saj, gjyqtares Miranda Konica, i del sërish para Gjin Gjoni. Kësaj here kishin ndryshuar rolet, ishte ajo që do e gjykonte hallin e tij. Këtu mbaron dhe fabula dhe lidhjet mes të dyve që datojnë që prej vitit 2011. Por këto lidhje e kanë bishtin nga pas, të paktën nëse i referohesh habisë dhe debateve që ka shkaktuar kjo lidhje mes radhëve të gjyqtarëve prej 48 orësh.
Një konflikt interesi…
Faksimile e listës zyrtare të financuesve të fushatës elektorale të vitit 2013 të PD

“Ky është një konflikt i padëgjuar interesi. Prej dy ditësh KLD-ja, Ministria e Drejtësisë dhe gjithë ajka e gjyqësorit në Tiranë kanë dijeni të plotë dhe e dinë mirë se gjyqtarja Miranda Konica që po gjykon Gjin Gjonin në Elbasan ka ca ‘borxhe’ ndaj tij. Janë të paparë. As nuk duan t’ia dinë. Edhe prokurorët e Elbasanit e dinë mirë këtë lidhje mes tyre. Por as ata nuk ndihen. Ministria e Drejtësisë duhej të kishte vënë kujën, që në momentin që zonjës Konica i ra shorti, pasi është e papranueshme. Çfarë emri t’i vësh kësaj? Këta janë llum, vetëm organizatat mafioze mund të tregohen kaq arrogante në sytë e gjithë botës”, – kështu u shpreh dje për DITA -n një person. Personi i cituar nuk është as më shumë e as më pak se sa një ndër gjyqtarët e këtij vendi, në një prej gjykatave më të rëndësishme shqiptare, në Gjykatën Kushtetuese. I njëjti komentoi, se vetëm vendimi i vitit 2011 i dhënë nga Gjin Gjoni për Miranda Konicën, ishte i mjaftueshëm që kjo e fundit, menjëherë porsa të njihej me delegimin e çështjes së Gjin Gjonit drejt saj më datën 16 Maj, të jepte menjëherë dorëheqjen nga për shkak të kësaj lidhje, për shkak të këtij konflikti interesi. Por nuk ka ndodhur kështu. Ajo jo vetëm ka pranuar të gjykojë një çështje në konflikt interesi, por dje ka dhënë dhe vendimin që rrëzon kërkesën e prokurorisë për pezullimin e Gjin Gjonit. Sikur të mos mjaftonte kaq, rezulton se bashkëshorti i gjyqtares Miranda Konica, shtetasi Dritan Konica, është dhe një ndër financuesit zyrtarë që gjendet në listat e donatorëve të fushatës elektorale të Partisë Demokratike të vitit 2013. Në listën emërore të donatorëve të fushatës së PD-së, si një koiçidencë pikante rezulton se personi pas tij në radhë quhet Gjon Gjini.
Rroftë Partia! Rroftë Korporata!
PërPARA!

që i jepte të drejtë Miranda Konicës
* * *
Gjykata e Elbasanit mban në detyrë Gjin Gjonin, prokuroria kërkoi pezullim
Nga Mariglen Mullai
Me një vendim disi të papritur dhe mbrojtës, togat e zeza në Elbasan mbajtën ende në detyrë Gjin Gjonin, anëtarin e KLD-së, duke rrëzuar pretendimin e prokurorisë se ai duhej pezulluar. Më 14 maj, Prokuroria e Elbasanit deklaroi se pasi kishte shqyrtuar materialin formuloi një kallëzim penal që kërkonte me urgjencë pezullimin e Gjonit. Kësisoj organi i akuzës vlerësonte të nevojshme që për këtë hetim të aplikohej një masë ndaluese si “pezullim nga detyra”, sipas parashikimit të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Një kërkesë e tillë, sipas prokurorisë duhej miratuar për të shmangur çdo konflikt interesi gjatë hetimit të çështjes dhe shmangjes së çdo influence të tij apo të personave që në të shkuarën kanë pasur varësi institucionale prej tij dhe që ende vijojnë të jenë në detyra shtetërore. Mirëpo, dje rreth mesditës, Gjykata e Elbasanit, e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të Gjonit që është akuzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Nga ana tjetër Gjykata e Durrësit vendosi dje pezullimin nga detyra për 3 muaj për gjyqtarin Ken Dhima, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e bashkëshortes së tij, Klorinda Çela. Prokuroria e Durrësit i kishte kërkuar gjykatës pezullimin nga detyra të gjykatësve bashkëshortë edhe ata të kallëzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.
Akuzat ndaj Gjonit, konfliktet dhe përplasjet
Gjin Gjoni ndodhet në atë që quhet “qeveria e drejtësisë”, KLD, prej një viti. Më 23 prill të këtij viti, ILDKP e paditi penalisht Gjonin, sepse verifikimet e pasurive të tij nxjerrin miliona euro dhe qindramijë dollarë të fshehur. Veç fshehjes, zbulohet edhe se tek një nga shoqëritë e tij financiare 300.000 Euro ishin deklarim I rremë, teksa ishin falsifikuar kontratat e huasë, ku përfshihen sërish mijëra euro, me protagonist shtetasin Ëerner Mehlber. Gjykatësi që shkon në mbledhjet e KLD me orë floriri ka vilë rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro. Ai mbrohet duke thënë që paratë janë të gruas. Megjithëse problematika me emrin e tij u vu në dukje që në pranimin në KLD, Gjoni u mbrojt nga Presidenti Nishani, gjatë mbledhjes.
Ai u mbrojt sërish kur një gjyqtar i lartë e akuzoi për presione ndaj tij dhe gjykatës duke kërkuar të ushtrojë ndikim në një çështje. Gjoni akuzohet edhe për manipulim rrethanash të një aksidenti ku u plagos një familje e gjithë, dhe gjeti vdekjen një fëmijë. Fillimisht u tha se aksidenti ishte shkaktuar nga gjin gjoni, por më pas version zyrtar ndryshoi: Gjoni u fsheh prapë pas gruas, u tha që ishte kjo në timon. Mirëpo, historia që përbën superskandalin e këtij gjyqtari është lirimi i një supertrafikanti heroine, Abduselam Turgut në marsin e 2011. Turgut u arrestua me kërkesë të Gjermanisë në Aeroportin e Rinasit në datën 18 shkurt 2011. Ai kërkohej nga Interpoli dhe ishte në statusin “Ëanted” (i kërkuar). Akuzohet për trafikun e qindra kilogramëve heroinë. Gjoni e liroi në sallën e gjyqit. Më 25 prill të këtij viti Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin e akuzave të ILDKP-së për pasurinë e Gjonit dhe gruas së tij. Fillimisht u duk sikur kjo dosje do të sfumohej për shkak se Prokuroria e Përgjithshme e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës dhe jo te ajo e Krimeve të Rënda, ku në bazë të ndryshmeve në Kodin Penal duhet të hetohen dosjet e korrupsionit. Ndërkaq, më 14 maj Prokuroria dorëzoi kërkesat për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe të dy gjyqtarëve bashkëshortë Ken Dhima dhe Klorinda Çela. Kërkesat u depozituan për Gjonin në gjykatën e Elbasanit, ndërsa për Çelën dhe Dhimën në gjykatën e Durrësit.
Në reagimin e tij Gjoni tha se “Akuzat janë fushatë denigruese me qëllime politike dhe janë të montuara me keqdashje në dhoma të errëta”. Duket se 15 maji ishte ditë e rëndësishme për Gjonin, sepse QKR deklaroi se dokumentet e pasurisë së gjyqtarit të KLD-së, jo vetëm që kishin ndërhyrje, por ato janë falsifikuar. QKR-ja gjithashtu ka depozituar kallëzim penal në Prokurori, ku përfshihet gruaja e tij Elona Caushi, bashkëpunëtori Adrian Kondin dhe dy noterët Xhevahire Brahaj dhe Majlinda Demollari. Gjyqtari 44-vjeçar ka lindur në Lezhë dhe karrierën e nisi si ndihmësgjyqtar në Tiranë në vitin 1993, pas atij që njihet si “kursi i plepave i Berishës”. Ai kulmoi me kundërshtimin e ekspertizës së FBI-së për 21 janarin. Gjin Gjoni, në pozicionin e gjyqtarit në Apel kundështoi ekspertët amerikanë për momentet kur Ndrea Prendi kishte qëlluar 12 herë me pistoletë në drejtim të turmës.
***
Sikur vetëm drejtësia!
REDAKSIONAL
Drejtësia është morai i një shoqërie dhe si e tillë, është lehtësim për çdo hall, ankth e brengë të njerëzve që jetojnë aty. Ka qenë dikur një ish-sekretar i parë, një tip dele e bardhë mes të zezave, që kudo ku emërohej linte pas një vepër publike. Por më shumë linte pas një emër të mirë tek njerëzit për shkak se e zbuste pak luftën e klasave dhe deri diku njerëzit nuk rronin me frikë sa kishin atë në udhëheqjen lokale. Dhe më shumë se për punët e dukshme, tek njerëzit linte gjurmë të mira pikërisht nga e dyta. Kjo tregon se tek qenia njerëzore, aspektet morale vlejnë më shumë se ato me impakt material. Shqipëria një ditë mund të ketë rrugë, ujë e drita, bollëk material e para për konsum e qejfe. Por nëse nuk do ketë një sistem drejtësie funksional me efekte të dukshme në drejtësi-mbajtje si ashtmoral i shtetit dhe i shoqërisë, ky vend do vijojë të ketë vulën e mallkimit. Sikur asgjë të mos kish bërë PD-ja në 8 vjet qeverisje, por të kishte lënë të paktën vetëm një sistem drejtësie të efektshëm ashtu siç duhej, do e kishte të drejtën legjitime për ndonjë rrahje gjoksi. Fakti që ka lënë një (pa)drejtësi katastrofike, sikur ta ketë ndritur në të gjithë zërat e tjerë, duhet të turpërohet e mos bzajë për ca vite. Mirëpo nuk bën. Nuk e bën sepse I mungon gjakimi kryesor ndër deje: ai moral! Nëse do e kish këtë gjakim, patjetër që do i jepte popullit drejtësinë e dëshiruar.
Nuk është hall se kjo forcë politike pas 8-vitesh në qeverisje e ka zhytur vendin në borxhe prej milionash euro, ka zhytur vendin në një makth korruptiv të paparë, ka degjeneruar sistemin arsimor e ka lënë të hapura plagë sociale të gjithanshme. Më e rënda është se nuk ka investuar asnjë gram drejtësi e asnjë recete morali në shoqëri, duke e lënë të kancerizuar në trup, shpirt e vetëdije.

RASHEL DHE SHTEPIA E TE PA STREHEVE (SALVATION ARMY)
Ishte dhjetori i 1977-tes kur nje grup muzikantesh nga Bonx-i i New York-ut, dha koncertin e tij te pare dhe te fundit, ne “laundry room”-in (dhoma e lavtatriçeve) e nje perbindeshi 20 katesh, ne periferine anashkaluese te Zoo-Park-ut te Bronx-it.
Rachel, nje simpatikone me prejardhje te paditur, e tradhetuar nga Sam-i, ju bashkua Finn-it dhe Puck-ut, njeri kitarrist dhe tjetri ne bateri, duke gjetur kengen si te vetmen menyre per te shfryre hidherimin e saj.
Rachel, me zerin e saj ngasheryes, i drejtohet Finn-it me vargjet e kenges:
Loving you, isn’t the right thing to do
How can i, ever change things that i feel?
If i could, maybe i’d give you my world
How can i, when you won’t take it from me?
E pa trrembur nga xhelozia qe i shkakton Quinn-it, e fejuara e Finn-it, ajo vazhon te kendoje duke ju drejtuar atij:
You can go your own way,
GO YOUR OWN WAY.
You can call it another lonely day.
Pasi i hedh nje sy shperfilles Quinn-it, i drejtohet perseri Finn-it:
Tell me why, everything turned around?
Packing up, shacking up, is all you wanna do
If i could, baby i’d give you my world
Open up, everything’s waiting for you.
Edhe sot e kasaj dite, gati pas kater dekadash, ne Shtepine e te pa streheve (Salvation Army) ne nr.1122 te Franklin Avenue, ne Bronx te New York-ut, degjohet here pas here zeri tashme i çjerre ne te shuar i Rachel-it te grupit te pa fat Fleetwood Mac:
GO YOUR OWN WAY.
Jason Spies i Strawberry Frog APCO, fitues i konkursit ediramist per nje “Branding next generation of Albania”, si duket, i tmerruar nga britmat e Rachel-it tashme ne prag te grahmave te fundit, kur kalon dy here ne dite para Shtepise se te pa streheve, ka gjetur menyren e vetme per t’ja hequr ugurin e zi Amerikes, per t’ja shitur ate majmerisht Shqiperise.
E per te mos i ngelur askujt ne hak, ne komisionin e vleresimit ishin kryebashkiakja e Gjakoves se Arben Imamit, Mimoza Kusari Lila dhe i gjithkundgjenduri Endrina (Fuga Rachel-i i Sam-it Edi Rama).
SHQIPERI, GJEJ RRUGEN TENDE – thote slogani ogurzi i Edi Rames, si prelud i mospranimit ne BE !
Shume rrot shkruesi i ketij mesazhi , debil dhe b.. lepires esapi .
NENEN E E PAK KANE KETA LLOJ MONSTRA TE DREJTESISE…