Berisha: Rritje në krizë, PS me ekonominë e Leninit

redaktor

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë kishte si kryefjalë të tij rritjen ekonomike në Shqipëri. Ai sulmoi kreun e opozitës duke e cilësuar si program “Leninist”, atë të taksës progresive dhe Agjencisë Speciale për Taksat.

“Askush prej jush këtu nuk ka lexuar siç kemi qene ne të detyruar të lexojmë për NEP-in, për politikën e taksave të veçanta të Leninit, pas Revolucionit të Tetorit, për të zhveshur të pasurit, për agjencinë speciale të Leninit për politikën e NEP-it. Dhe NEP nuk ishte gjë tjetër veçse politika e rrjepjes së bizneseve dhe shkatërrimit të tyre. Është unik në doktrinën e tij dhe dua ti them: tani ka zgjedhur për slogan: Ne para, ai mbrapa”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë ju rikthye dhe një herë temës së Ligës Mbarkombëtare, duke i kërkuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që të nisi menjëherë regjistrimi i të gjithë skuadrave nga Kosova dhe qyteteve të tjera shqiptare.

“Të gjitha qytetet e vendit të nisin regjistrimin e klubeve sportive të qyteteve kosovare, në mënyrë që të marrë fund kjo lloj zhurme vulgare e këtyre internacionalistëve të shquar, që u mblodhën dhe nuk lanë mashtrim pa ia paraqitur shqiptarëve, se kjo nuk mund të bëhet. Ata t’i lëmë në pamundësinë e tyre, ne të bëjmë Ligën e Futbollit mbarëkombëtar”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *