Minierat e kromit, arrestohet i shumëkërkuari

anazapta

Policia e kryeqytetit ka njoftuar vënien në pranga të të shumëkërkuarit Ilirjan Jangulli. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim dy vjet më parë, ndërsa akuzohet për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ngjarje e ndodhur në qendër të Bulqizës. Konflikti mes Jangullit dhe viktimës mësohet se kishte lidhje me minierat e kromit në zonë.

Mësohet se arrestimi i Jangullit është bërë në qendër të Tiranës, në afërsi të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *