Elbasan, vjedhje, plagosje dhe pushtim toke, 4 nën akuzë

anazapta

Policia vendore ndaloi të kërkuarin Emilian Xhyra, 32 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në bazë të vendimit të dhënë ka ndryshuar masën nga arrest në shtëpi, në arrest me burg, për veprën penale të vjedhjes. Kurse A. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, u mor nën hetim sepse u kap me një motor me targë AX83422, ku pas verifikimeve rezulton i vjedhur në Itali, në vitin 2013. E. M., 59 vjeç, banues në Librazhd, ka goditur me mjete të forta pas sherrit të riun D. P., dhe L. T., 57 vjeç, nga Gramshi, akuzohet për pushtim toke.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *