Një i moshuar nuk ka mundur dot të durojë më sëmundjet e pleqërisë dhe vetminë, duke i dhënë fund jetës me një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Konferenca e Pezës”, kur M. M., 81 vjeç, në kushtet e depresionit, sipas policisë ka vrarë veten me një armë pistoletë të modifikuar. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i ndjeri kishte lënë letra të shkruara mbi krevatin e dhomës së gjumit ku ai flinte, ku shpjegonte dhe arsyet e vetëvrasjes, duke hequr çdo dyshim për një krim të mundshëm.
