SHËNIM: Fetishizimi i avionit të Divjakës

anazapta

Avioni që ngeci në plazhin e Divjakës po merr dita-ditës tiparet e fetishizuara të një sendi; dhe siç ndodh me ne shqiptarët që merremi me çdo gjë përveç thelbit, në këtë rrjedhë po hyn dhe ai agregat metaliko-teknologjiko-fluturues. Jo, nuk është thjesht ashtu. Se ç`ka diçka të veçantë në pamjen e tij, në mënyrën se si ka flutuar, si ka rënë, si qëndron aty në vend. Rreth e rrotull saj thonë se natën enden fantazma. Ndërsa banorë të zonës flasim për zëra të çuditshëm që dalin prej aty, diçka mes mjaullimës së maceve e vajtimeve të njerëzve. Kur i afrohesh, se ç`ka një forcë tërheqëse. Kur e prek se ç`ndjen një drithërimë. Ndërsa kur fut kokën brenda, se ç`ndjen të të ngacmojë flegrat e hundëve një si erë themjani. Ja, të tilla komente mund të justifikojnë lajmin e lançuar ngeshëm si formë e ngadhnjimit gazetaresk nga një media, mbi sigurimin e pamjeve të brendshme të avionit. Po çfarë kishin ato pamje?! Asgjë, sigurisht. Ishin pamje normale të një kabine avioni, pa skelete njerëzish, njolla gjaku, pluhur kokaine, apo me thika a pistoleta në korskot. Por jo, meqë ky milet jepet i gjithi pas gjithçkaje pa vlerë e thelb, le t`ja japin ushqimin që do e pëlqen. Në mos trushkulurve që ky vend i ka me shumicë, të paktën logjikës më normale njerëzore, i duhet të dijë këto kohë: a do mbillet e trafikohet më drogë në këtë vend?! Për këtë përgjigje duhet të sforcohet media. Këtë duhet të sigurojë për t`jua servirur njerëzve. Mbrëmjen e së enjtes, për çdo gjë u llomotit studiove të debateve politike, ku çdo gjë u vesh me fetish, por nuk u tha më kryesorja, si nga përfaques pushteti e si nga opozite: është e mundshme që në këtë vend të mos mbillet më drogë?! Si arrihet kjo?! Do vijë një ditë që Shqipëria mos ketë asnjë pëllmbë të mbjellë me bimë narkotike?! Si dhe kur do arrihet kjo?! Dhe pasiqë nuk merret kush me këto shqetësime që janë thelbi i gjithçkaje në këtë mesele, prisni kur këto ditë  të publikohen dhe fotot e pjesëve xhenerike të avionit!    / E.H.                                                    

Share This Article
3 Comments
  • E.H. edhe ti nuk i le mangut asgje fetishizmit te shqiptareve . Mjafton te lexosh artikujt dhe komentet ne Dita per te kuptuar nivelin e fetishizmit.
    I vetmi qe ka bere nje verejtje te mencur ka qene Blushi:
    http://www.youtube.com/watch?v=JsPYXi6iy9M
    Nuk do te me habise nese do ti versulen edhe Blushit me epitetet e zakonshme qe tashme jane bere rutine ketu tek Dita.

    ps. “lajm i publikuar” tingellon shume me mire se “lajm i lancuar”.

  • E para, ne qofte se vendi mban nje shumice trushkulurish nuk jeni i perjashtuar edhe ju zt E.H,e dyta,ne qoftese doni te dini se do te mbillet droga ne te ardhmen mjafton te pyesesh Ilir Meten me shoke.

  • “Ky milet trushkulur”.?? Nese ata qe paskan shkuar atje, jane trushkulur,,,Zotrote vuan nga egzagjerimi masiv i ngjarjeve. Nje grusht “trushkulurish”, sic i titullove me lart,,,nuk perbejne teresine e shqiptareve. Meqe jetojme ne norma demokratike dhe shumica jep drejtimin,,,atehere na duhet te konstatojme qe kjo shumice nuk na qenkesh “trushkulur”, por e zgjuar boll, per te mos kercyer nen tingujt e nje muzike halabakesh. Ajo shumice nuk ishte ne Divjake.
    Trushkulurit dhe egzagjeruesit, nuk i ndan shume nga njeri tjetri. Jane polet e kunderta, e te nejtes damlla, qe perjetojme cdo dite, ne kete vend.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *