Letër e nënshkruar
Matilda Mina
Përshëndetje Dita. Po ju shkruaj për një problem në dukje i vogël, por për mua është i madh.
Jam një jetime që jetoj tek konvikti i teknologjikes. Ka dy muaj që nuk marr përkrahjen sociale sepse më kanë çuar nga njësia bashkiake 7 tek ajo 5, pa ndryshuar vendbanim. I bëj me dije ministrit Erion Veliaj që të vërë para përgjegjësisë njerëzit e kësaj njësie, sepse as nuk na sqarojnë se pse u bë dhe kur do t’i marrim lekët që për ne janë gjithçka. Ne nuk kemi familje apo të afërm që mund të manovrojmë, kështu që ju lutemi merrni masat që kjo situatë të marrë fund urgjentisht, pasi gjendja ime është e mjerueshme. Me respekt, Matilda Mina

Apliko per pune se ka pune me 1000 euro…