Kush ka qenë familja Gazulli?

anazapta

I nderuar lexues! Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës. Mw i njohuri ndwr ta, Pal Gazulli ka qenë humanist shqiptar i shek.XV, diplomat, pedagog, orator dhe një nga bashkëpunëtorët e Skënderbeut. Më 1442 Pal Gazulli u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet. U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës dhe njihet si një nga bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut. Në vitet 1452-1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të. Jetoi dhe vdiq në Raguzë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *