Një mjek popullor i dyshuar për mashtrim me premtime për kurimin e kancerit është arrestuar sot në kryeqytet.
Shtetasi Avdyl Lipe, 55 vjeç, ka rënë në prangat e policise mesditen e sotme në Tiranë.
Ai akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Policia theksoi se i dyshuari ka rënë në pranga gjatë aksionit “mjeku popullor” pas një hetimi disa javor ndaj tij.
I dyshuari akuzohet se ka mashtruar 116 persona të cilëve u ka marrë nga 100 mijë lekë të reja duke pretenduar se do ti kuronte ata ose të afërmit e tyre nga kanceri.

mos more na e late ardian canin pa te ftuar