Nga Bedri Islami
Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes; ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.
Dy rrugë ka: Ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë; ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra.
Në të vërtetë loja e kungulleshkave që i kushton shumë shtetit, “kam një kungulleshkë dhe e ndaj në X pjesë”, ka mbi 20 vite që luhet. Ai që nuk e di është njëkohësisht i verbër dhe i shurdhër, ata që e dinë janë të gjithë njerëzit normalë. Kur në vitin 1997, Berisha iku i përzënë nga pushteti, në mitin e tij që ende nuk ishte shembur plotësisht, kishte ende një dritëhije, e cila, me gjithë çka kishte ndodhur , fshihej pas thirrmës se “ai është i ndershëm”, dhe kjo legjendë, e ngritur si një alibi për të ardhmen, e mbajti atë në politikë, e ktheu në pushtet nga përplasja e së majtës brenda vetes, e bëri edhe një herë, por më shumë se më parë, Zot të fatit të gjithkujt.
Dhe si për të dashur të përmbushë profecinë se “nuk është e lehtë të rrëzohet nga kali”, më 23 qershor mori në rrokupujë gjithë ekonominë e vendit. Ajo që i kishte mbetur pa u marrë, e bëri në tre muajt e dorëzimit të pushtetit; duke shitur çfarë kishte mbetur pa u shitur; duke falur çka kishte mbetur ende në pjesë të pandarë, duke dhënë koncesione, për të cilat nuk i kishte vajtur mendja kurrë t’i jepte dhe, po të kishte pasur edhe pak kohë, ai do të kishte shitur edhe hidrocentralet e Komanit e të Fierzës, ndoshta me një çmim qesharak, por që ishte ende mes rrethit të tij.
Shqyrtimi i valencës “serbe” të Berishës
Tani nuk ekziston më asnjë hamendje e tillë: “ndershmëria” e hamendësuar e Berishës, ishte më pak se një mjegull e përkohshme, pas së cilës janë zhvilluar disa nga ngjarjet më tragjike të njëzet viteve të fundit , e njëkohësisht disa nga grabitjet më të pazakonta. Njeriu që erdhi me bluzë të bardhë në politikën shqiptare u përgjak krejtësisht brenda një ri-ardhje në pushtet, megjithëse përgjakja e tij e madhe kishte qenë në vitin 1997. Por, ndonëse ajo që kishte ndodhur aso kohe ishte fshehur pas tmerrit të përgjithshëm, kjo e fundit ishte e gjitha e tij; deri në skajet më të fundit ishte projektuar, ndjekur qetësisht e zbatuar nga Ai, të tjerët kishin qenë pjesë e lojës së përgjakshme, por jo vetë loja. Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton askush. Edhe ata që votuan kundër tij, edhe njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij. Jam i bindur se në mbrëmjet pas kalimit të ankthit të parë, ri-vjen çasti i ankthit tjetër, dhe sado që përpiqet në mëngjesin e së nesërmes të jetë ende njeriu i fortë, duken gjurmët haluçinante në gjithë sjelljen e tij.Dilema e gjykimit të Berishës e klanit të tij tani i kaloi caqet e zakonshme të Shqipërisë: ajo u bë edhe një dilemë ndërkombëtare, është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje.
Ka dhjetëra arsye përse Ai duhet të shkojë para gjyqit. Si thoshte me të drejtë një analist i njohur, do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.
E gjithë ardhja e tij në politikë përmes një bordi të fuqishëm serb e bënë atë fillimisht të fuqishëm, për aq kohë sa ishte e domosdoshme, por edhe jashtëzakonisht të bindur. Nëse duhet të fillojë ndonjëherë gjykimi i tij, mendimi im është se nuk duhet të ketë pikënisje vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhjen e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike; por hapi i parë duhet të jetë pikërisht kjo: ardhja e tij në politikë përmes bordit serb, vasaliteti i tij ndaj këtij bordi; përçudnimi i çështjes kombëtare shqiptare deri në zvetënim; ndasia e krijuar përmes tij, sipas një studimi të qartë beogradas, mes forcave çlirimtare dhe njerëzve të zakonshëm, mbështetja deri në një urdhër të dytë të klasës titiste e udbashe në Kosovë e në vise, të cilët filluan të bëhen zotër të shtëpisë ku e shumta mund të ishin pjesëz; ri-ardhja e tij në pushtet përmes klanit të Fazlliçëve, që nuk ishte asgjë tjetër veçse paraqitja e dytë e forcës udbashe në politikën shqiptare; tentimi për të përçarë forcat çlirimtare gjatë luftës, kur njerëzit e tij, shpesh herë të organizuar nga Azem Hajdari i bënin pritë njerëzve të UÇK-së,vrasja në pritë, nga njerëz afër tij, e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ilir Konushevcit, “Mërgimi” dhe mjekut Malaj, në maj 1998, e deri tek organizimi i grushtit të shtetit në shtator të vitit 1998, në të njëjtën kohë kur kishte filluar ofensiva e forcave serbe në zonën operative të Dukagjinit.
Nëse nuk sqarohen ligjërisht të gjitha këto ndodhi, aspak të rastësishme, së bashku me thyerjen jo të rastësishme të embargos ndaj ish Serbisë, dhe furnizimi me armë i regjimit vrasës, të gjitha të tjerat do të jenë të mangëta, do të jenë një proces i zakonshëm vjedhësish e mashtruesish, nëpër të cilat vërtet kanë rrjedhur miliona e miliona, por që nuk e kanë një zanafillë të zakonshme.
Nëse nuk do të ishte kjo fillesë atëherë nuk do të kishte pasur as vit të mbrapshtë 1997, as thirrjet e çmendura për një luftë të veriut kundër jugut, as armatosje të veriorëve për të luftuar kundër jugorëve, as armatosje partiake, ashtu si nuk do të kishte më shumë se 4 mijë të vrarë në harkun e një viti. Ndoshta duket paradoks një krahasim i tillë, por duhet bërë: në harkun e pak viteve, nga krimi i rrugës, ose më saktë, nga diktatura e rrugës, u vranë më shumë njerëz të pafajshëm nga sa ishin vrarë në regjimin e Hoxhës në 40 vite. Ndjej dhimbje nga një krahasim i tillë, kur për më tepër edhe babai im, Zenel Islami, ishte viktimë e regjimit të shkuar, por kjo është një e vërtetë që nuk rëndon vetëm Berishën, por edhe ata që mbyllën sytë në vitin 1997, dhe që më pas, në parlamentin e Shqipërisë, u mburrën se kishin qenë pikërisht ata që e kishin falur atë. Sikur të kishin falur mallin e të atit, e jo krimin që duhej ndëshkuar.
Paketa e implikimeve penale
Berisha është aktualisht politikani më jetëgjatë në vitet e pluralizmit. Për një kohë ai ishte njeriu i shpresës, edhe për kundërshtarët e tij. Të paktë ishin ata që nuk i besonin. Nuk i kam besuar kurrë…jo se kisha diçka kundër tij, në atë kohë nuk kisha asgjë fakt, asnjë dyshim, asnjë mbamendje… ajo që më kishte stepur ishte një fjalim i tij në një nga zonat veriore të vendit, menjëherë pas vendosjes së pluralizmit, kur pa pikë droje, vetëm për hir të njerëzve që ishin mbledhur aty, njërin ndër kriminelët e njohur të luftës, e shpalli luftëtar të lirisë dhe atdhetar i madh. Berisha solli në politikën shqiptare përmbysjen e vlerave: ai duhet gjykuar edhe për faktin se nën regjimin e tij u bë rehabilitimi i plotë i gjithë klasës udbashe në Shqipëri, i gjithë të dënuarve si njerëz të UDB-së, i një llumi “atdhetar”, të cilët , duke krijuar mitin e pafajësisë, hodhën edhe mendimin se tek UDB-ja ishte parë një armik imagjinar, se në të kundërtën, këto njerëz kishin qenë “ burra të mirë”, dhe se regjimi i shkuar kishte qenë i padrejtë ndaj tyre. Këto nuk janë hesape të së shkuarës, janë ende të freskëta, sepse pasojat e një “kapardisje” të tillë politike janë ende sot në ndarjen mes njerëzve, kur ende një miqësi mes dy njerëzve me bindje të ndryshme politike shihet si një herezi. Kjo nuk ishte në vitin 1991, kjo është tani e kjo ndarje ka vetëm emrin e Berishës.
Në historinë e re të berishizmit në Shqipëri, çkae bëjnë të domosdoshëm gjykimin e tij, janë vrasjet. Nuk mund të them për ato të “paditura” e të fshehura nën terrin e mjegullës, nuk mund të gjykohet askush nga të “tijët”, për vrasjen e Azem Hajdarit, të cilit e deshi vetëm pak orë pas vrasjes dhe, të nesërmen , arkivolin e tij e përdori si dash për të shpërthyer kështjellën e qeverisë (pak kush mund ta ketë harruar atë pamje makabër – kur me arkivolin e të ndjerit sulmoheshin dyert e kryeministrisë), e pastaj, nën makthin e zakonshëm, nuk i vajti as në varrim; nuk mund të përflas Kosta Trebickën…sepse u gjet një specialist amerikan që e gjeti “ zgjidhjen”, e cila, siç duket kishte qenë e suksesshme, se u përdor edhe një herë tjetër: Vrasjen e 26 vetëve në Gërdec dhe të 4 vetëve në Tiranë, mund ta mbajnë vetëm supet e tij. Vetëm se në rastin e parë bashkë me djalin e tij biologjik, dhe në rastin e dytë, bashkë me djalin e tij politik.
Në Gërdec-Djali Biologjik
Gërdeci është “Made in Berisha“. Të tjerët janë vetëm garnitura rreth saj. Të cilët heshtën, dhe për këtë heshtje u shpërblyen, së bashku me faktin se kishin qenë pjesë ndihmëse e saj. Gërdeci është momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth. Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka. E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve. Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim. Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.
21 Janari- Djali Politik
Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës. Në ngjarjet e 21 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.
Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).
Berisha vrau , sepse veç dëshirës së tij për pushtet, një bord më i fuqishëm nga ai, pikërisht bordi , i cili që nga emigracioni në Amerikë i kishte dhënë urdhër të ndërpriste shtatorin e vitit 1998; kërkonte në janar 2011 përgjakjen e vendit, pasi në trevat shqiptare do të ndodhnin ngjarje madhore…dhe historia duhej përsëritur.
Përse Berisha dha urdhër të fshiheshin serverët e kryeministrisë që asaj nate? Kjo është një enigmë e madhe, por që nuk do të mbesë gjatë si e tillë. Zëra të besuar japin të dhëna se në regjistrimet e asaj nate është e pranishme figura e shefit të qeverisë duke u çjerrë për goditje, britmat e tij, ashtu si mendohet se Ndrea Prendi është goditur në syrin e majtë, jo nga demonstruesit, por nga njerëz të afërt të Berishës dhe me armën e tij kanë qëlluar të tjerë. Në të gjitha pamjet e dhëna deri tani në TV të ndryshme, nuk duket momenti i goditjes së Prendit nga demonstruesit..si duket kjo ka ndodhur brenda mjediseve qeveritare. Fshehja e provave është akti i pranimit të fajësisë nga Berisha dhe të vetët.. ndaj duhet gjykuar.
Dosja e rëndë e korrupsionit
Aktet korruptive të qeverisë së Berishës, përmes klanit familjar, janë aq të shumta saqë është e qartë se ai duhet gjykuar. Një rendje nëpër vitet e qeverisjes së tij merr me vete aq shume raste të korruptimit, skandaleve financiare, përfitimeve, mashtrimeve e vjedhjeve, saqë do të jetë tepër e vështirë për të shkuar deri në fund kësaj zallamahie që ka ndodhur me Shqipërinë. Askush tjetër , asnjë vend,nuk është grabitur kaq mizorisht, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj, të cilët kishin ardhur në politikë si njerëzit e shpresës. Edhe më parë, por në 8 vitet e fundit korrupsioni u ngrit në sistem, vjedhja u bë mënyrë jetese, mafia u sundua nga politika dhe veshi uniformën e shtetit; asnjëherë më parë një vend i vogël, nuk ka parë kaq shumë pronarë mbi kokën e tij, të paskrupullt, mizorë dhe zhvatës deri në imtësi.
Secili nga ministrat e kësaj qeveria dhe deri tek “zonja“ e Kuvendit, nëse për pak kohë do të jetonin në një vend perëndimor, tani do të ishin para gjyqit. Sepse , jo vetëm që vodhën e mashtruan, por ishin edhe aq të paskrupullt, sa e dëshmuan me paturpësi vjedhjen e tyre. Vilat e jashtëzakonshme, në qytezat e vilave, pronat, udhëtimet, makinat super të shtrenjta, fëmijët e tyre, pronat në bregdet dhe në Razëm, pallatet buzë detit…etj etj… kur rroga e tyre nuk lejonte as një të mijtën e tyre, do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në Perëndim. Dhe në perëndim, mund të të falin në se bën një shkelje..ndoshta ndjejnë mëshirë edhe po të vrasësh.. por nuk të falin kurrë nëse ke fshehur të vërtetën e pasurisë tënde dhe ke mashtruar me taksat. Berisha e bëri sistem normal këtë mashtrim, e vendosi vjedhjen në axhendën e çdo shtetari… të cilët , edhe kur nuk duhej, firmosnin në emër të shtetit… apo jo zoti Ruli?
Berisha duhet gjykuar sepse përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve. Do të marrë fund akti i pandëshkueshmërisë. U pat menduar se pas vitit 2005, krejt qeverisja socialiste do të ndodhej pas hekurave të burgut… këtë kishte premtuar vetë Berisha, por ai nuk e bëri, sepse kishte idenë e vazhdimësisë së kësaj tradite.
Kjo duhet të marrë fund: nëse Bode e kërkon këtë akt gjykimi, kjo kënaqësi duhet t’i jepet, sepse e meriton. Nëse borxhi i shtetit është fshehur me rreth 500 milionë dollarë, ai duhet të ketë përgjegjësinë e tij, që pasuesi i tij, Cani në këtë rast, të mos fshehë nesër një të vërtetë të dhembshur. Nëse Bode ka bërë pagesa të pambuluara, ka krijuar premisa pasurimi në dëm të shtetit dhe njëkohësisht, edhe ai vetë është pasuruar, ai duhet të përgjigjet, që nesër të përgjigjet edhe pasuesi i tij.
Pandëshkueshmëria si licencë për krime
Pandëshkueshmëria është akti i parë i gjykimit. Akti i dytë është rikthimi i besimit tek njerëzit se asnjë klasë politike nuk është e paprekshme. Nën qeverisjen e Berishës, si i përkëdheluri i tij, Lulzim Basha nuk shkonte në gjyq vetëm për shkak të procedurës; dosja që shkonte në darkë nga prokuroria në gjykatë, në mëngjes shtrihej para dyerve të prokurorisë; Fatmir Mediu nuk shkonte në gjyq sepse kishte marrë përsipër kodin e heshtjes, si edhe shumë të tjerë; dhe imuniteti i deputetit u bë një qyrk që nuk e vishnin të gjithë; Imami shiste pronat e ushtrisë, përgjonte opozitën, por jo vetëm atë; dhe nuk lejonte as investigimin parlamentar, e kjo mbështetej nga Berisha, megjithëse Imami jo shumë vite më parë kishte kërkuar kokën e tij; Ruli firmoste në emër të parlamentit dhe shlyente me një firmë detyrimet milionëshe të një firme koncensionare, por gjykata e nxirrte të pafajshëm, sepse kështu kishte urdhëruar shefi i gjithçkaje në Shqipëri… Është normale që, pas kësaj katrahure, njerëzit të mos kenë më besim tek shteti i tyre. Kush është ai që mund të ketë besim tek një shtet i tillë, kur jo vetëm zyrtarët e lartë, jo vetëm pinjollët e tyre, por edhe sajesat rreth e tyre, ishin zotër të paprekshëm, kur vjedhja quhej zgjuarsi dhe korrupsioni meritë.
Akti i tretë i gjykimit ka të bëjë me të ardhmen. Nëse nuk gjykohet Berisha dhe të tijtë, kushdo ka të drejtën e licencës për të vjedhur. Bile ato mund të shiten në çdo zyrë, përmes lajmërimeve publike. Nëse njerëzit duan një të ardhme si kjo e sotmja, atëherë le të struken në shtëpizat e tyre, le të kënaqen se edhe kësaj here nuk i hoqën nga puna.. le të duartrokasin me urdhër çdo thirrje të shefit të radhës. Një e ardhme nuk mund të ngrihet mbi këtë të shkuar. Ajo duhet të bjerë së bashku me mitin e të fortëve, që nuk gjykohen, që nuk dënohen, që janë të përjetshëm dhe që të bëjnë gjëmën.
Së fundi akti i gjykimit është edhe akti i vazhdimësisë së qeverisë së tashme. Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë duhet të shkojë. Kjo do të thotë se këtij vendi i duhet një forcë e re politike, e cila, nuk ka hyrë në lojë as me një të kaluar të trishtuar e as me një të kaluarën të dyshimtë. Partia Socialiste ka pasur mjaft kohë për të bërë investigimin e saj dhe për të dëshmuar mjerimin. Njerëzit e kanë ditur këtë edhe përpara se të vinte 23 qershori, ndaj edhe votuan ashtu. Tani ata presin.. presin sepse nuk duan që viti 2014 të jetë me këtë vit që po shkon, ashtu si ishte ky i njëjti me vitin e pararendës… ndoshta edhe më i keq. Koha e investigimit shkoi. Tani , ose është koha e ndëshkimit, ose është koha e largimit.
Gjykimi i Berishës është i vështirë.
Një gjyq ndaj Berishës nuk është diçka e thjeshtë, e për këtë ka disa arsye. Shpesh herë ai , por edhe ato rreth tij, kanë marrë masat e fshehjes së fakteve, të akteve, dosjeve, fshirjes së dokumenteve dhe , mjeshtërisht si vjedhës, kanë përcaktuar akte normativë zyrtarë për të mbështetur vjedhjen e tyre. Pra, si mund të themi, ata kanë bërë një vjedhje masive përmes akteve që vetë i firmosën si legjitime. Kjo është ana praktike, e përditshme dhe një punë e specialistëve.
Është i vështirë akti i gjykimit të berishizmit, sepse ajo rrymë politike nuk është mbështetur kurrë mbi mendjen, por mbi dhunën. Prej saj ka ardhur në pushtet, ai ka përgatitur një shërbim të fuqishëm, të fshehtë, edhe më të fuqishëm dhe më agresiv se SHIK-u apo RENEA ( shpesh herë ata kanë qenë binjakë të shërbimit të Berishës), dhe ky shërbim, tani që nuk është më në pushtet dhe i joshur prej tij, është edhe më agresiv. Gjykimi dhe dënimi i Berishës do të thotë edhe eleminimi në një shkallë të madhe i kësaj strukture ilegale brenda shtetit legal, por edhe eleminim i klaneve fitimprurëse të saj, i mafies së lidhur me politikën, i një rrjeti despot që sundon mbi ekonominë. Kjo strukturë është ajo që bëri grushtin e shtetit në shtator 1998, kjo solli reprezaljet në votimet e vitit 2009 apo në zgjedhjet vendore në Tiranë, ata gërmuan në kutitë e votimit, ata vendosën gjobat ndaj tregtarëve dhe biznesit, ata krijuan monopolet dhe kooporatat që ranë në duart e tyre; në fakt ky shërbim, me degëzimin e tij, është fuqia ekonomike e shtetit shqiptar, që nga tregtia e drogës e deri tek mediet qeveritare. Kjo strukturë, në rastin e humbjes së liderit të tyre, është e gatshme të reagojë. Ajo do të heshtë vetëm nëse marrin siguri se qeveritarët e rinj do të jenë edhe padronët e tyre të rinj. Më mirë do të jetë një reagim i tyre , se sa një ndërrim padronësh. Rebelimi mund të ndrydhet, akti i ndërrimit të padronit do të thotë bjerrja e fundit për Shqipërinë. Nuk është Berisha i forti, në të vërtetë e fortë është kjo strukturë, e krijuar prej tij, por e gatshme të godasë edhe atë.
Është i vështirë akti i gjykimit të berishizmit, sepse vetë sistemi juridik, në një shkallë të madhe, është pjellë e tij.
Me nuhatjen e tij karakteristike për një të ardhme ndryshe, Berisha përgatiti një strukturë të tillë juridike, e cila, jo vetëm asaj kohe, por edhe më pas të jetë në shërbimin e tij. Për këtë, më parë, ai i vendosi në prova të ndryshme, duke parë shkallën e besueshmërisë së tyre. Ai e shikoi nga afër se kush e nxori aktin për Lulëzim Bashën të pavlerë, se kush ishte në kolegjin zgjedhor, kush nuk e mori mundimin as të thërriste Fazlliçin, për të saktësuar transfertat milionëshe të tij; kush kishte nevojë për ngritjen e bashkëshortit në përgjegjësi, kush kishte qenë pjesë e diktaturës që shkoi, cili ishte i zhytur deri në grykë në korrupsion, cili fshihte akte të krimit… dhe këtë e bëri rishtas përmes njerëzve të tij. Ai, përmes Imamit, nuk përgjoi vetëm opozitën e diplomatët e huaj, por edhe të tjerë, krijoi dosjet e secilit, i ndoqi deri në imtësi, e di mirë se çfarë kanë bërë dhe çfarë i ka lejuar qëllimisht, dhe të gjithë këtë sepse ai vetë, e më shumë fëmijët e tij, klani rreth tij, duke e ditur se çfarë kanë bërë, deshën dhe e kanë krijuar deri më tash terrenin e pandëshkueshmërisë.
Sfida për të marrë një vendim
Cili gjykatës mund të gjykojë , për shembull, Argita Malltezin Berishën, për vilën e saj të stërmadhe, më saktë pallatin disa kate, në plazhin e Gjirit të Lalzit, kur ata vetë kanë vila të tilla? Ndërtimi i një pallati të tillë, si ai i Malltezit, kërkon miliona, por edhe një dokumentacion të gjerë, të cilin nuk e kanë as vetë gjyqtarët. Berisha, thuajse për secilin gjyqtar ka dosjen përkatëse, e di se nga vjen e ku shkon… dhe ndjehet pak a shumë se gjyqi ndaj tij, nëse do të bëhet, do të jetë një farsë e drejtësisë. Ka vetëm një rrugë: ndryshimi i ligjit përmes vendimeve referendare, të akteve juridike, ndoshta deri në krijimin e një gjykate te veçantë për ndëshkimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet e nga kushdo qoftë. Sot e nesër.
Është i vështirë gjykimi i Berishës, sepse ende, shumë njerëz, të lodhur me të ose jo, nuk e kuptojnë se mbi besimin e tyre është luajtur një tragjedi e vërtetë. Këto njerëz, pasues e besues të asaj që ka përçuar dje Partia Demokratike, ndoshta në naivitet, besojnë ende se ajo që mund të ndodhë ndaj Berishës është thjeshtë një akt hakmarrje, e për më tepër një akt hakmarrje i bllokmenëve të rinj, si po mundohet të paraqitet nga berishistët kjo qeveri, e kjo jo rastësisht. Njerëzit , në këtë rast, është e pritshme të protestojnë, të kërkojnë liderin e tyre, i cili, megjithëse i tërhequr ‘de jure’, është ende ‘de facto’ njeriu që drejton, dhe, tek i cili ende kanë besimin e rikthimit në pushtet. Pak vetë në këto njerëz janë vërtet idealistë, sa që të krijojnë një imazh të përbashkët mes Berishës dhe ideve të dhjetorit 1990; të tjerët janë më praktikë dhe e shohin figurën e tij si një mjet rikthimi aty ku nuk i lënë: në qendrën e vjedhjes.
Nëse Perëndimi dha një sinjal të qartë, e të vonuar, se arrestimi i ndonjë ministri apo edhe i kryeministrit do të ishte akt besimi ndaj qeverisë së re , dhe jo akt hakmarrje i saj; kjo nuk do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në mjaft prej tyre miti i Berishës vazhdon të jetë , megjithëse i rremë, ai i njeriut patriot. Nëse në të gjitha këto vite, në përngjasim me të, Edi Rama do të kishte bërë një të dhjetën e asaj që bëri Berisha në dëmin e tyre, me siguri ai nuk do të pritej nga askush në Kosovë, për të mos shkuar më tej; por Berisha, ende, në një rreth që po pakësohet, ka mitin e njeriut që e do Kosovën. Ndryshe nga të tjerë, që e shohin këtë si një reagim i jashtëm, ai është për mua po aq i rëndësishëm sa edhe reagimi në Shqipërinë zyrtare. Berisha e ka llogaritur edhe këtë në hesapin e tij; ndaj , kohët e fundit, lëvizja pro serbe në politikë dhe në ekonomi, brenda në Kosovë, është faktorizuar edhe më tej.
Së fundi, gjykimi i Berishës është i vështirë, sepse vetë klasa politike në Shqipëri nuk është e përgatitur për këtë katarsis. Këtu nuk e kam fjalën për një drejtim të lartë politik të klasës politike, por që nga nivelet ministrore, jo gjithkund, e deri më poshtë. Edi Rama ka ende ngurrimin , pasi i duhet të përballet me mijëra probleme të tjera, të cilat mund të rëndohen nga fillesa e një vale gjykimi në shtetin e nëpërkëmbur si kurrë më parë. Disa zyrtarë kanë ende dëshirën të përfitojnë nga “përvoja” e atyre që shkuan , dhe të kenë edhe ata pjesën e tyre në ndarjen e tortës së pushtetit. Duke filluar ata vetë një ligj ndëshkueshmërie, mund të bëhen nesër pasojë e kësaj rruge.
Një studim i bërë ditët e fundit nga një institut i rëndësishëm evropian, që merret me çështjet e sigurisë dhe të religjioneve, pikërisht për këtë çështje, arrin në përfundimin se, nëse nuk do të ndërmerret asgjë dhe do të ketë heshtje për gjithçka që ka shkuar , kjo do të thotë se vendi rifutet në krizën e humbjes së identitetit dhe të bjerrjes së vetëdijes së tij. Ky do të jetë një tjetër shans i humbur për Shqipërinë për të gjetur, më në fund, një rrugë të drejtë, njëkohësisht të vetme. Drejt bashkimit me shtetet e tjera evropiane. Ose do të ketë ripërsëritje të gjërave dhe risjelle të një klase politike, e cila, në 23 vite, bëri aq pak, saqë nuk mund të merret me mend.
A duhet të gjykohet Berisha, klani i tij, i familjes dhe politik, për krime që lidhen me shtetin, njerëzit dhe të ardhmen e vendit? Me siguri, PO. Ose qeveria e sotme të na thotë haptas se ju kemi mashtruar dhe të shkojë. Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Jo vetem duhet gjykuar,por ky njeri duhet te varet ne mes te Tiranes,aty ku ishte busti i diktatorit Enver,ai persevdekuri dhe ky persegjalli.Enveri zbatonte ligjin monist,ndersa Sali jo ligjin por MALIQIN,duke vrar naten e qar diten,vjedhes dhe shites te pasurise se popullit,person qe ka armatosur popullin e nxitur gjakmarrjen ne shqiperi,ka futur shernajen ne kuvend,familje e kudo,ku njerzit vriten per nje cope buke,per nje cope toke.Ky eshte spiun i beogradit dhe lobisteve te jashtem qe nuk e duan kete vend.
K O M E D I
– Në vend të Komentit –
O njerez te Virtutit, te varfer dhe te pasur,
O shqiptaret e Nenes Tereza,
Shikoni se ne Shqiperi ka plasur,
Ka plasur Kanali i Ujrave te Zeza!…
Kerkon llogari Baroni Hashashit,
Herë i bie Gozhdes, here i bie Dhogës,
Hë, ti Ramë, pse se prish dot,
Kartelin tim 20-vjeçar te Droges?!…
Kërkon llogari Baroni Sali,
Dhe Zvendsi PD-se, Aliko Dashnori,
Të protestoj ka ardhur Komandanti Lazove,
Proteston Qorri, Zagari dhe Horri…
Dhe ngrihet Genjeshtra nga Hiçi,
Perhapet si Epidemi e Karkalecit,
Ben Demostrate Polic Kusari, Kuliçi,
Dhe Xeni Hiroshimes Gerdecit!…
Dhe ndersa Bab Kusari flet ne Parlament,
Në Lalëz Argita ngre nje kat më lart,
Të lehin jane vene te gjithe Qent,
Dhe Kryeqeni qe flet përçart….
U kthye Parlamenti ne Mejhane,
A thua ka mbet Zhelefina pa lek,
Thuaj po deshe, s’është ide Putane,
Kur Miellin ne Parlament e fsheh në brek…?!
Dhe Turpin e paçin për vehte,
Miellin e fshehin ne Sytjena,
A thua jane Deputete,
A thua janë ca Hijena?!…
Shperthen Perroi Psiqik, shperthen Saliu,
Çuditet Ministri Tahiri, çuditet Drejtori Didi ,
Vëllezer, ky Monstër, nga na mbiu?!..
Nga na mbiu ky Monster Tano Karridi?!…
Pse Rrufjani po sulmon Policine?
Pse po sulmon Ushtrinë?…
Se Policia po sulmon Krimin,
Dhe Bacën e Krimit Salinë!…
Dhe ja, Ramen e quan Eskobar,
Eskobari Sali, Dora vet…
Paska krijuar Rama, thote ky i Marrë,
Një Fllot me helikoptere dhe aeroplane te lehte!!!…
Zot na ruaj, nga Mitomani Sali,
Ato që ka bërë vet me Fazlliç,
Tani ja faturon tjetrit, o Faqezi,
Ti je vet Perroi Psiqik, o Kërriç!!!…
Dhe Marrëzia Debatin e ndez,
Rrufjani sulmon SHBA-n, o Haleluja,
“të dy duart Ambasadorit ja pres!”…
Çuditet kur degjon Arvizu-ja!…
Respekt per Ambasadoret tregon Shqiperia,
Për Uidhers, dhe të tjere si Ai, Çokollata,
Ata nuk na i do vetem Salia,
Dhe Bubushi Këpucës, Ai, Gallata!…
Ambasadoret e Miqsis, Shqiperia i do,
Qytetar Nderi i bën me Festa,
Por Bubushin e Kepucës, Jo,
Nuk duamë Ata, “Made in Podesta”!…
Se Shqiperis i mbeti Sakati në derë,
Shqiperi ç’e pate këtë Fat?
Po ti paske mbetur moj e mjerë,
Paske mbetur per nje President Sakat?!…
Sakat nga Mendja dhe nga Trupi,
President partiak, ç’të them më?…
President qe urdherat i merr nga “SHQU-pi”,…
Me atë Çerdhe të qelbur KLD…
Gjykats-Kusari!?…të ikësh nga Fiqiri…
Kush i vjedh Parat tona?..
Gjini me Kopsa Floriri,
Dhe Gjinot që kanë bërë Miliona!…
Dhe pyet nje Udbash i viteve 70-të,
Dhe pyetjen tinzare shtron si te jet Feziu,
A mund te dënohet Tirani?
a mund te denohet Saliu?!…
Dënuan Kroatet Sananderin, Katrani,
Kur para fakteve u vu Ditziu,
Në Arrati, në një Stacion Autobani,
Në Austri u kap si Miu!…
Mashtrohet Opinioni, mashtrohet Shqiperia,
Tinëz ngrihet Kulti per Sulltan,
Na u bë Sharlatani si Perendia,
DHE POSHTEROHET VULLNETI I POPULLIT SOVRAN!..
Shkruaj Kadare, dhe ti o Qose,
Shkruaj Dritëro, kët’ Komedi,
Per ato qe akuzon te tjeret,
Ai ështe vet, Mashtrusi Sali!…
O Njerez te Virtutit, të varfer dhe te pasur,
O Shqiptarët e Nënës Tereza,
Shikoni se në Shqiperi ka plasur,
Ka plasur Kanali i Ujrave te Zeza!…
Bedri, po te shkruan nje njeri qe pak a shume te njeh. shpresoj se keto qe perserit,( jane thene me mijera here nga partia socialiste) te te sjellin ndonje honorar, per te tjerat nuk kane asnje vlere. gjithkush e di se Berisha per shume njerez ne Shqiperi eshte nje supermen dhe askush nuk mund t’i prekun nje fije floku, ai u rrezoj nga pushteti 1992 dhe sera e ju enversteve ( ne Shkoder te njohin shume mire, kush je? ku ke punuar? si ke shkruar? Ç’bindje ke) e urreni, por marrja kaq gjate me berishen tregon ose frike se vjen shpejt perseri ne pushet
ose ju mungon gjykimi shendoshe. jeni ju qe realisht po i ngrini permendoren me te madhe Sali Berishes. kaq nuk e kuptoni.
Realizoni ne qeverisje vetem dhjete perqind te premtimeve. qeverisni nes dini. sot te majtet jane me keq se baballaret e tyre, por jane dhe behen kaq qesharak deri ne budallek se mendojne s kthehen gjyqet si ne 46-90.Kush akuzonte Partia te gjitha q ethoshte ajo janw te verteta. o donkishote te shekullit 21
Tash e rrezuan si qen i ngordhur Salen tend ore tra-dhit-a ” ! Dhe neser Ti do shkosh
ta vizitosh ne burg ,ne mos do t’i besh shoqeri ne qeli ! Jeni te gjithe kriminele e hajna !
cfare, pyetje eshte kjo,a duhet gjykuar berisha,berishovici duhet varur me kemeperpjete,ti shkedhesh cfare i mban libri shtepise,ketij TRADHETARI dhe renusi te shqiperise dhe te shqiptareve.