Hetim 16 konçesioneve qershor-shtator 2013

anazapta

Njësia e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, sekuestron në Ministrin e Energjetikës të gjitha praktikat ligjore për 16 koncesionet tashmë nën hetim. Dy ditë më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla paralajmëroi se do të kishte hetime të bujshme që do ndryshonin të ardhmen, duke sinjalizuar se bëhej fjalë për fushën e energjetikës dhe ndërtimeve. Prej disa muajsh është regjistruar procedimi penal dhe bëhet fjalë për 14 konçesione për ndërtimin e hidrocentraleve (HEC-e) dhe dy konçesione të tjera për marrjen në shfrytëzim të një hapësirë toke. Burimet sqarojnë se veprimet janë kryer përgjatë periudhës qershor-shtator 2013 nga kompani dhe individë të ndryshëm, që tashmë janë nën hetim nga organi i akuzës.

Sipas prokurorisë, pas sekuestrimit të dosjeve, do të verifikohet nëse ish-zyrtarë të lartë të METE-s kanë respektuar apo jo procedurat ligjore në dhënien e këtyre konçesioneve të denoncuara penalisht nga dikasteri. Prokurorët thanë se hetimet e para kanë nisur për dy ish-zyrtarët e Ministri i Energjetikës, Dardan Domi, ish-Sekretar i Përgjithshëm në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave dhe Andi Çerma, ish-Përgjegjës i Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike, me cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve.

Denoncimi ndaj tyre u krye prej vitit të kaluar, ndërkohë që tashmë grupi hetimor po mbledh të gjitha materialet për dokumentimin e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se ish-zyrtarët po hetohen për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe ”shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë, apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim. Sipas kallëzimit, dyshohet se dy ish-zyrtarët e lartë kanë firmosur dhënien e 16 konçesioneve në kohë rekord dhe në mënyrë të përshpejtuar, edhe pse sistemi i procedurës konkurruese ka shfaqur mangësi, që në fazën e përpilimit dhe të miratimit të dokumenteve standarde të procedurës konkurruese.

Nga ana tjetër, prokurorët thanë se hetimit nuk do t’i shpëtoj edhe veprimtaria e Ministrisë së Energjetikës ndër vite, duke mos u fokusuar vetëm në periudhën qershor-shtator 2013. Sipas akuzës, dyshohet se ka shkelje edhe në konçesionet e tjera të dhëna nga ky dikaster dhe po verifikohen.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • “http://www.youtube.com/watch?v=b4ZG9SrNJ3E”
    hetoni djema hetoni, po mos shkoni shume thelle se do u dalin themelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *