Tiranë, hiqej si mjek popullor që shëronte kancerin, arrestohet

anazapta

Një 55-vjeçar që hiqej si mjek popullor dhe pretendonte se shëronte kancerin, është vënë dje në pranga nga policia e kryeqytetit. Avni Lipe akuzohet se ka mashtruar 116 persona, duke u marrë nga 1 milionë lekë për të kuruar kancerin. Operacioni u kodua “mjeku popullor” dhe u zhvillua në lagjen “Don Bosko”. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Krimit Ekonomik. Policia bën me dije se për arrestimin e mjekut janë kryer hetime intensive për disa muaj pas kallëzimit të një vajze se Lipe e kishte mashtruar.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *