Një trajler i ngarkuar me krom ka dalë dje pasdite nga rruga, në zonën e Matit. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10. Sipas policisë, nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për ngjarjen të jetë bërë lagështia e madhe në rrugë. Ndërkohë, të njëjtat burime bënë me dije se shoferi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
