Ballsh, plagoset me armë adoleshenti, ikën autori i krimit

anazapta

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në fshatin Drizar të Ballshit. Policia bën me dije se i plagosuri është Golik Meta. Ai ka marrë plagë në kraharor dhe është nisur menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe a nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Ende nuk ka detaje për shkaqet dhe autorin e krimit, ndërsa dyshohet për një grindje të çastit mes të rinjve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *