Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në Kosovë ka futur në listat e saj edhe kandidatë për deputetë nga bota e medias dhe e artit. Këngëtari i njohur, Naser Berisha, me një postim në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i VV në zgjedhjet e qershorit në Kosovë. “Të dashur miq, familjarë, adhurues, përkrahës e kritikues të mi, sot më duhet t’ju njoh se pa ndonjë spektakël medial, pa ndonjë paraqitje të madhe si “aderim” i radhës etj., heshturazi, por sinqerisht po e bëj publik besimin të cilin e mora nga Lëvizja VETËVENDOSJE për të më kandiduar për deputet në Parlamentin e Kosovës”, shkruan Berisha. Veç Berishës në listë pritet të jetë dhe Erleta Hoti. Ajo e ka pranuar në “Facebook” se dje ka aplikuar për t’u futur në listën e kandidatëve, por nuk e ka marrë ende konfirmimin se a do të jetë në listë apo jo.
