Kandidatja e VV, një vajzë televizioni?

anazapta

Të kesh ca të bukura në parti? Po kthehet në modë kjo punë. Erleta Hoti mund të jetë një prej kandidateve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 8 qershorit. Në një postim të saj në Facebook, Hoti ka deklaruar se ka vendosur emrin në listat e kësaj partie për t’u futur në listën e kandidatëve për deputete, por nuk ka marrë ende konfirmimin nga partia. Erleta Hoti ka qënë redaktore në Radio Televizionin e Kosovës dhe njihet në Kosovë si një prej femrave më joshëse të ekranit. Në Shqipëri e njohin edhe si ishbashkëshorten e Kastro Zizos, me të cilin ka edhe një fëmijë. Ata sot janë të ndarë. (si mund të ishin ndryshe? 🙂 Erleta ka drejtuar disa emisione televizive në RTK dhe tashmë  duket se i ka hyrë seriozisht politikës me një parti, e cila ka qëndrime vërtet “të veçanta” si i përket çështjes kombëtare dhe bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *