Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur afro 32 vjet më parë, më 25 shtator të vitit 1982, një nga pjesëmarrësit në kapjen e bandës së Xhevdet Mustafës, ushtaraku Tasi Kolezi, tregon me hollësi gjithë ngjarjen. Në këtë rrëfim për gazetën ‘DITA’, ai rrëfen orët e terrorit dhe se si u shpartallua banda në Rrogozhinë. Fonogrami i Enver Hoxhës dhe urdhri i Kadri Hazbiu. Më pas, Kolezi nuk nguron të bëjë dhe një paralele me ngjarjen e ditëve të fundit në Divjakë, ku kanë gabuar si diversantët e 32 viteve më parë, ashtu dhe trafikantët e 10 majit të këtij viti…
Zoti Tasi, pse vendosët të flisni tani për një histori të shkuar si ajo e Xhevdet Mustafës që ka ndodhur 32 vjet më përpara?
Dua t’u them se si dëshmitar dhe pjesëmarrës i asaj ngjarjeje në shtatorin e vitit 1982 nuk kam folur asnjëherë publikisht. Kam dashur ta harroj, megjithëse mbaj mend me hollësi çdo gjë nga ajo që ndodhi. Mirëpo këto ditët e fundit m’u ngjallën ato kujtime dhe desha t’i tregoj për gazetën ‘DITA’. Pse do thoni ju? Sa dëgjova për një avion të rrëzuar në Divjakë dhe për drogën e kapur aty, thashë: çfarë koincidence! Unë e njoh me pëllëmbë Divjakën, bregdetin, por edhe brendësinë e asaj zone. Jua them me siguri se gjithçka ka qenë e kurdisur si në rastin e parë të Xhevdet Mustafës, ashtu dhe në rastin e tanishëm me drogën. Ndryshojnë vetëm emrat…
Çfarë detyre kishit ju në atë kohë?
Unë kam qenë komandant i forcave vullnetare në trekëndëshin Lushnjë-Divjakë-Rrogozhinë. Të them të drejtën jam ndjerë gjithnjë krenar për atë detyrë dhe për kontributin që kemi dhënë për shpartallimin e asaj bande. Vërtet në atë aksion morën pjesë edhe forca të policisë dhe reparte të specializuara të ushtrisë, por aty u pa qartë se ç’mund të bëjë një popull në gatishmëri. Lajmi i mbërritjes së një grupi diversantësh që kishin për detyrë të eliminonin Enver Hoxhën, në Kongresin e rinisë që do të mbahej disa ditë më vonë. Kjo vuri në alarm forcat ushtarake, të policisë dhe ato vullnetare. E ne, për Enver Hoxhën ishim gati të jepnim jetën në çdo kohë. Sikurse e morëm vesh shumë shpejt, rreth 10 mijë ushtarë dhe rezervistë u mobilizuan duke krijuar gardhin e pakapërcyeshëm për bandën. Gjithashtu morëm vesh se për ardhjen e kësaj bande shteti kishte pasur dijeni shumë kohë para zbarkimit, për këtë kishin ardhur informacione nga agjentura shqiptare jashtë vendit dhe ato u vlerësuan shumë. Nuk dihej me saktësi vendi ku do të zbarkonte, por gatishmëria ishte e lartë që nga Velipoja deri në Vlorë e Sarandë, pra në gjithë vijën bregdetare. Fakt është se diversantët zbarkuan në Divjakë dhe mundën të hynin deri në Rrogozhinë, ku u shpartalluan pas disa orësh. Nuk bëhej shaka me gjëra të tilla. Vigjilencë e gatishmëri numër 1, ditën e natën.
Për atë ngjarje ka shumë tregime nga persona të ndryshëm, pjesëmarrës, ose jo. Kush e drejtonte në fakt operacionin?
Udhëheqja më e lartë e vendit. Na thanë se vetë Enver Hoxha e ndiqte pandërprerje operacionin. Por unë kam parë dhe takuar gjatë atij operacioni ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiun dhe ministrin e Brendshëm Hekuiran Isain. Bashkë me ta ishte dhe ish-sekretari i parë i partisë për Durrësin, Muho Asllani. Me ata jam takuar në të dalë të Rrogozhinës në drejtim të Lushnjës, pranë shtëpisë ku edhe u eliminua Xhevdet Mustafa.
Çfarë konkretisht kini parë dhe bërë atë ditë deri sa u eliminua banda?
Për atë ngjarje është shkruar e folur shumë gjatë këtyre viteve pas 1990-s. Secili ka treguar ato që ka parë dhe përjetuar vetë dhe ato janë të vërteta. Unë do të tregoj për pjesën ku kam qenë vetë dëshmitar dhe pjesëmarrës. Me të marrë sinjalin për bandën unë kisha mobilizuar të pesë batalionet që kisha nën komandë. Po para se të shpartallohej banda, ishin vrarë befasisht katër veta nga tanët, një oficer dhe një fashtar ishin vrarë në bregdet, kurse dy të tjerë u vranë tek shtëpia ku qe futur Xhevdet Mustafa. Tre nga këto batalione që drejtoja unë ishin në vijën e dytë të operacionit dhe e kishin rrethuar shtëpinë ku ishte strehuar Xhevdet Mustafa. Ajo shtëpi ndodhet në faqen perëndimore të kodrës. Në majën më të lartë të kodrës ishte një makinë ushtarake me radio transmetuese, brenda së cilës ishin Hekuran Isai, Kadri Hazbiu dhe Muho Asllani. Në një moment më lajmërojnë të paraqitesha te kjo pikë vrojtimi. Aty Kadri Hazbiu më urdhëroi që të rrethoja me forcat e mija shtëpinë ku qëndronte Xhevdeti. Pavarësisht se unë kundërshtova, duke i thënë se forcat vullnetare nuk marrin pjesë në vijën e parë luftarake, por në të dytën dhe kanë funksion mbrojtës, Kadri Hazbiu më urdhëroi: “Zbato urdhrin! Furnizo me fishekë forcat dhe po ndodhi gjë me gratë dhe vajzat, përgjegjësinë do ta mbash ti!”. Unë zbatova urdhrin e ministrit.
Po më tej çfarë ndodhi?
Po afronte perëndimi i diellit. Në këtë kohë, kur ora duhej të ishte 5 pasdite, vjen fonogrami i Enver Hoxhës, i cili thoshte: “Diversanti nesër të mos e shikojë diellin e Shqipërisë”. Ky në fakt ishte urdhër i prerë i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe si i tillë u zbatua shumë shpejt. Menjëherë filluan provokimet ndaj Xhevdetit duke qëlluar në drejtim të shtëpisë ku ai ishte i rrethuar. Ish shefi i Brigadës së Tankeve u thotë ministrave që të shembte një pjesë të murit të shtëpisë me tank, duke i garantuar se nuk do t’i gjente gjë dy fëmijët e vegjël që Xhevdeti i mbante peng. Dhe kështu u veprua. Mirëpo sapo tanku goditi murin e shtëpisë, banditi vrau veten. Dy fëmijët dolën përjashta duke thirrur: u vra, u vra. Kështu u mbyll ajo histori. Nga tre veta që kishte banda, një ishte vrarë në Rrogozhinë, një u dorëzua, ndërsa kapua i tyre, Xhevdet Mustafa vrau veten.
Mirëpo, bilanci i të vrarëve është 2 me 4. Pse vranë më shumë diversantët?
Po kjo është e vërtetë. Por unë mund të them se nga tanët që u vranë dy ishin civilë të pafajshëm dhe u vranë befasisht, pabesisht, një në rrugën e plazhit të Divjakës dhe i zoti i shtëpisë ku hyri Xhevdeti dhe ku më pas do të vriste veten. Po kështu befasisht dhe pabesisht u vra dhe një oficer i degës së brendshme në bregdetin e Divjakës, kur filloi të dyshonte pasi pa një peshqir që kishin nderur banditët. Kurse një nënoficer i kontrollit rrugor u vra nga pakujdesia, pasi vajti të shihte të dritarja ku ishte ngujuar Xhevdeti dhe ai e vrau aty për aty. Sidoqoftë, i rëndësishëm ishte shpartallimi i bandës e cila për mendimin tim gaboi në disa aspekte.
Ku gaboi banda, sipas jush?
Unë mendoj se grupi terrorist gaboi në disa raste. Në radhë të parë, kur vrau oficerin në bregdet dhe nuk arriti të fshehë gjurmët e krimit. Gaboi edhe me vrasjen e fshatarit në rrugë. Kur hynë në Rrogozhinë të maskuar dhe deshën të blinin cigare në një klub, duke i lënë 500 lekë të asaj kohe si bakshish. Kamarierja dyshoi dhe lajmëroi policët që ishin në patrullim dhe kështu ata u identifikuan dhe filloi menjëherë ndjekja e tyre.
Tani të kthehemi pak te ngjarja e Divjakës e para disa ditëve ku u rrëzua një avion dhe u kap një sasi e madhe droge?
Sapo e dëgjova këtë lajm, thashë se kjo është një ngjarje e sajuar, është një skenar i planifikuar keq për të implikuar qeverinë me drogën. Unë që e njoh Divjakën ua them me garanci të plotë se aty as nuk janë ulur dhe as nuk janë ngritur kurrë avionë. Të thuash se ishte një aventurë e pilotit italian është pak. Mendoj se trafikantët e drogës e kanë bërë llogaritë gabim dhe i janë futur aventurës pasi dëgjuan Saliun në parlament. Po të ishte e implikuar policia me trafikantët, ata nuk do të ishin kapur. Nuk i ha kush ato pallavra që dëgjojmë përditë nga ata që shkojnë qorrazi pas Saliut. Pra unë mendoj se Saliu ua dha skenarin gati trafikantëve një muaj më përpara dhe ata pa u menduar gjatë e zbatuan atë. Sidoqoftë, kapja e drogës mendoj se është në favor të qeverisë dhe policisë së shtetit dhe zbulon skenarin që kishte bërë Saliu. Por kam besim se e vërteta do të zbardhet nga organet kompetente dhe le të mos flasim më shumë për këtë. Mua kjo ngjarje më nxiti të tregoj historinë e vitit 1982 dhe të tregoj ca gjëra që nuk i kisha thënë kurrë më parë.
Intervistoi Xhevdet Shehu

Ky nuk di asgje per kete bande terroriste. Thote ato qe ka degjuar. Thjeshte: a doni me per Belulin. Si shume te tjere qe dalin tellalle pas beteje.
Shoku Tasi, na “sqaroi” per Xhevdetin dhe per avionin. Na tregoi vetem “ato qe ka pare me sy”. Me teper nuk dinte, i shkreti. Aq shume kish kuptuar nga “diversanti Xhevdet Mustafa”, saqe dinte te bente edhe analizat e levizjeve te tija dhe “arsyet” e deshtimit te operacionit diversant.
Qe Sigurimi i shtetit, e organizoi dhe beri dirigjentin e asaj ngjarjeje,,,,,dhe se “anetaret e bandes” ishin agjente te sigurimit, ndaj edhe nuk u asgjesuan,,,per kete, nuk ka pare gje me sy dhe nuk ka kuptuar kurre me teper,,,,,shoku Tasi.
Enveri dhe te tijet,,,,,luanin teater me shqiptaret. Saliu eshte jashteqitja e tyre. Ai nuk behet dot si Sigurimi i shtetit sepse nuk ka prapanicat per nje gje te tille,,,,por ai e mban mend historine e Divjakes dhe Xhevdetin. Kete here Xhevdeti quhet Antonio dhe nuk erdhi nga deti por nga ajri. Kete here,,,,shoku Tasi,,,,nuk e han me, ate mufken qe hengri heren e pare. Burre i zgjuar.!!!
Nuk e organizoi Sigurimi i Shtetit por UDB ne bashkepunim me Ramiz Aline dhe Nexhmie Xhuglinin (te dy komshinj dhe tentakula te serbit ) per te zhdukur nga faqja e dheut perfaqesimin e Laberise ne qeverisjen e Shqiperise ! Zhdukja e kater perfaqrsuesve te larte te Laberise ne krye te Shqipetise ne
Sa here qe ne shqiptaret, hame kokat e njeri tjetrit dhe nuk dime arsyen,,,, atehere ia bejme vetes lehte. Nxjerrim nga xhepi UDB.
Laberia, si cdo pjese tjeter e trupit te ketij populli, ka patur dhe ka burra qe meritojne respektin tone,, ashtu sic ka syresh, qe nuk ia vlen ti permendesh as emrin. Historia e spastrimit te radheve, te KQ te PPSH, nuk mund te shihet si e lidhur me kete apo ate zone gjeografike.Ajo eshte gjuetia e shtrigave, nen ethet e pushtetit absolut.
Ik o katundar ushtarak, megjithese banda pritej u sollet si diletante, ata katunaret policet tuaj u poshteruan nga nje emigrant i thjeshte, pale te kishte ardhur ndonje i CIA-s qe do tju kishte bere cirk.
Nesje ,,po te ishte i vetem ky deshmimtar i pandergjegjshem ((dhe sot ku liria e clirimi nga ai qe dhe sot e kujton me nostalgji ,,demonin Enferr ,na erdhi ne viin 1992 ,e jo 10 vjet me pare me 1982 )) perballe aksionit te grupit te Xhevdet Mustafes do te fliste e ndjente ndryshe ndoshta !!! Por me nje mobilizim e pergatitje te tille dihej dhe perfundimi i te trathtuarit qysh ne nisje te te ndjerit Xhevdet Mustafes,,ish agjenti e punonjesit te Sigurimit te jashtem te pushtetit te asaj kohe te zeze !!!! Pas eliminimit te M Shehut duheshin fakte pompoze per eliminimin e Kadriut e Fecor Shehut e ne te njejten kohe te shtinte dhe friken e terrorin ne popull me internimet masive te familjeve te grupit te ardhur !!! Per trafikun ajror te droges ,jane gjermanet qe kane lajmeruar per sasine e droges ,,,me kilograme e tonelata qe kane sekuestruar e gjate hetimeve e pergjimeve kane konstatuar qe kjo sasi e pamundur te kaloje me tragete ,,por vec me rruge ajrore !!! Jo me kot Berisha e nxorri kete teme ,,sensacion ne Parlament dy muaj me pare !!!! Ai si dhe pasasrdhesi i tij Rama jane ne dijeni te plote per kete kontrabande ajrore !!! Ne lexuesit jemi te marre ,qe besojme secilen pale !!!! S”ka dyshim qe zbritja deshtake e avionit ne Divjake ishte e kurdisur qe te pushoje kjo aventure ajrore se na zbuluan gjermanet !!!! Paurohen ,,pasurohen njerezit ne pushtet e problemet sociale, detyrimet ndaj popullit ja lene ne dore gazetave ,llomotitjeve,e emisjoneve televizive !!! Pika qe s”u bie ,,se nga droga rrojne !!! S”u mjafton rroga shteterore !!! Po pushimet ne Dubai ,Malvines ,Las Vegas si mund t”i shijojne ??????????
Perse te mos e shikonte Xhevdeti diellin e Shqiperise,nuk mund te kapej I gjalle nje diversant,aq me teper qe operacionin e ndiqnin dy ministra?Perse Hoxha nuk e donte te gjalle XH.Mustafen?Ke shume te rejte “Meno”,loje e madhe ishte ajo atehere, kur talleshin me oficere si zotria qe shkruan kujtimet..
Mos u merrni me tahshetheme gazetash, jeni bebusha per te fol per gjera te tilla. Nje fjale e vejter thote “kush i fryn zjarrit i djegin perhere syte”. Edhe ne kete ngjarje pikerisht keshtu ka ndodhur.
Bravo shoku Tasi ! Ini ju pa jam une !
TASI I PERSHESHAVE ME LLALLE
Mrekullohem me autorin e intervistes qe mbush faqet e gazetes me rrefimet boshe te ketij dallkauku.
Akoma nuk e keni kuptuar se po te mos ishte rera e Divjakes, per policet e gangsterit Tahiri, drogaxhiu Riformato shetiste shendosh e mire sot ne rruget e Varezes, duke pritur te mashtruarin e turnit.
Ky Tasi i persheshave me llalle, qe i vogel, eshte rrahur aq shume me rrypin e pantallonave nga Stefani, i ati, sa qe edhe sot pas tre dekadash e me shume shikon endrra me sy te hapur.
E kujtoj edhe une ate te shtunde te 25 shtatorit te 82-shit. Ishte nje dite e shkelqyer per plazh, dhe isha ndalur ne Shengjin. Ngjarja nuk ishte bere publike vetem sapo vura kembe ne reren e plazhit, dy oficere sigurimi me kerkuan dokumentet. Pasaportat ne ate kohe ishin ato te voglat dhe e mbaja perhere me vehte. Ishte hera e pare ne jeten time qe me kerkohej te identifikohesha. Pashe me pas edhe te tjere, kontrolloheshin te gjithe, edhe mushkonjat e Shengjinit.
Nga darka, ne se nuk gaboj mesuam qe kishin zbritur diversante ne Shqiperi, po ku ende nuk dihej. Vazhdimin e historise e dime tashme te gjithe, nga rrefimet e organizatoreve te asaj aventure idioteske qe perfundoi si mos me mire.
Ketij Tasit te qullit do i thoshja te na tregonte çfare ndertimesh pa leje ka bere ne Tirane qe ende nuk ka mundur ti legalizoje, sepse eshte nga ata qe tritoli i INUK-ut i troket çdo dite tek dera e shtepise.
Komandant i forcave vullnetare ,spiun pa pare.Ne ate kohe njerzit me te poshter.
————————————————————————
A duhet të gjykohet Berisha,
klani i tij, i familjes dhe politik,
për krime që lidhen me shtetin, njerëzit dhe
të ardhmen e vendit ?
Me siguri, PO.
Ose qeveria e sotme të na thotë haptas se
ju kemi mashtruar dhe të shkojë.
Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë.
————————————————————————
Tasi mos fol keq per Saliun se e ke pasur shok te partise se kriminelave, por te kishte fituar me perpara se viti 90 demokracia e vertet per ate qe erdhe Z Mustafa,nuk do te ishte kjo gjendje ne Shqiperi,por ka fituar demokracia e Ramiz Alise nuk ke cfar te besh.Ju jeni mesuar qe dhe Enverin ta beni komandat te LNC,kur ai ka qene komisar e jeni mesu me i thene te bardhes te zeze se ka thene partia.
Fitore e madhe,Tasi I vuri tasin avionit te divjakes si ju vu tasi dhe bashkepuntoreve te Xhevdetit.
RIFORMATO ESHTE PERSERITJA E SKENARIT ME XHEVDET MUSTAFEN
kur Enverit i duhej te gjente ARMIKUN e brendeshem me poliagjentim Mehmet Shehu dhe superagjentin Kadri Hazbiu. Shikoni cfare coroditje ka ne tregimin e ushtarakut debil dhe enverist Tasi Kolezi: Operacionin e kapjes se Xhevdet Mustafes e komandonte Kadri Hazbiu qe me pas u arrestua dhe u likuidua nga Enver Hoxha pasi e kishte shtrydhur si limon pa vlere. Per cfare operacioni famoz enverist behet fjale? Kur Sigurimi i Shtetit kishte genjyer nje kosovar nga Australia si budallai Xhevdet Mustafa dhe e kishte yshtur kete dallkauk me LEKA shume per te inskenuar mesymjen e ARMIKUT te jashtem ne bashkepunim me ARMIKUN e brendeshem per te vrare Enver Hoxhen qe ishte me nje kembe ne varr. Ndryshe si do t’i besonte mileti perrallave tra-la-la te Enver Hoxhes me poliagjente te Botes sic i quajti sadisti Enver Hoxha te gjithe shoket e vet komuniste qe nga Koha e Qepes e Titos dhe Stalinit? Prandaj edhe Sigurimi yshti me LEKA nje aventurier debil dhe me pas e vrau me gjakftohtesi sadisti, sepse kujt i plaste per nje kosovar dru me pre? Kosovare te ngjashem Enveri kishte vrare plot sa te duash ne burgjet e tij staliniste, sepse jeta e njeriut per ANTIKRISHTIN shqyptar Enver Hoxha nuk vlente as sa nje zog pule koteci.
Po keshtu edhe Saliu si njohes i mire i metodave te Sigurimit te Shtetit dhe te Partise se tij te Punes tani ne Kohe Moderne ka perdorur italianin Riformato si koke turku, qe kur te dale nga burgu do te kete nje llogari bankare ne Zvicer me shume LEKA nga ato qe Saliu u ka vjedhur shqyptareve gjate ketyre viteve te diktatures se tij komuniste. Prandaj duhet te jesh shume naiv sot qe te besosh ne shkrime si keto te ushtarakut debil te Enver Hoxhes per trimerine e tij ndaj Xhevdet Mustafes apo te Sali Beriesh per trimat e PD-se ne luften ndaj droges se Riformatos sepse:
RIFORMATO ESHTE PERSERITJA E SKENARIT ME XHEVDET MUSTAFEN
Futja pordhes debil, akoma kujton se je “komandant i forcave vullnetare”…
Qe ta marresh vesh mor fyl, asnjehere perendimi se ka patur seriozisht me keto bandat e diversanteve, por ka qene marrveshtje e bere qe Enver Horri te bente cfare ti donte qejfi per sa beri. Ky vampir shkaterroi nje popull te tere me paranojat e tij, dhe sot e kesaj dite ne po vuajm ato pasoja te ketij perbindeshi…
Nejse, cfare te them une ty dhe njerezve si ti, qe akoma mendojne me nostalgji per famen qe kishin me celsat e kashtes ne dore…
Edhe ju te gazetes jeni te fort perzotin! Bij ne shpirt te Merhumit!
Po lodhemi kot me duket, e dine te gjithe, deri ne ZELANDEN E RE ku Xhevdet Mustafa jetonte dhe kishte dhe familjen qe ai ishte agjent i CIA-s dhe mjaft i pregatitur dhe qe kishte nje jete mjaft te mire dhe komode,kte e provojne arkivat e CIA-s te hapura tashme ne lidhje me kte ceshtje! Enveri nuk hyn fare me kte ceshtje,pra ishte target dhe jo bashkepuntor si perpiqeni ta pershkruani ju te dashur komentues! Enverit ja kishin bere bene prej kohesh agjenturat e huaja,dhe operacioni i tyre deshtoi sepse ata nuk e njihnin aspak realitetin e eger shqiptar! Mgjth thuhet se banda e tyre shetiste prej disa javesh neper Lushnje dhe Divjake dhe se ky shoku TASI me duket se ja fut kot kur thote qe e asgjesuan brenda dites qe shkeli! Thuhet se eshte bere lufte e ashper per mbi 7 ore dhe i beri forcat tona policore te flasin me vete! Shkurt: nuk ka patur komplot nga enveri kunder vetes vet, por nga CIA kunder tij! Krahasimi qe i behet rastit te xhevdet mustafes me avionin e divjakes ska asnje lidhje fare! ENVERI ishte ndyraq, por jo sa ky BASTARDI i sotem qe pellet ne kuvend apo sheshe e fb !
O enverist i kamufluar si LSI-ja e Ilir Metes, po c’kujton ti se CIA-s kaq shume i plaste per Enver Hoxhen qe e kishte bere Shqypnine si CIFLIKUN e vet dhe i kishte transformuar shqyptaret si skllever prehistorike ne vendin e tyre? Po pse duhet qe CIA te organizonte me dollaret e saj vrasjen e nje diktatori qe nuk i prishte asnje pune dhe qe amerikanet nuk e dinin se ku bie Shqypnia ne harten e Botes? Po pse ta vriste CIA me Xhevdet Mustafen dhe te harxhonte LEKA badiava kur Enver Sadisti po vdiste vete dhe e kishte nje kembe ne varr? Rreziku qe nuk e linte te vdiste katilin gjakatar Enver Hoxha i vinte nga grupi i Mallakastres dhe Nexhmija e dinte mire se pas vdekjes se Enverit Mehmeti, Kadriu dhe Fecori do t’a fusnin ne nje kotec pulash jo si Saliu, por qe te vdiste atje me gjithe familjen e vet kriminale, njesoj sic futi enver ne 1946-n Madam Ollgen qe nderhyri tek ahmet zogu per ta cuar endacakun pa shkolle Enver Hoxha nga Franca direkt ne ambasaden e Zogur ne Bruksel.
O Tasi po pse a dere bardhe qe ke qene dhe goxha komandant I vullnetareve dhe ai minister mbrojtje te vuri Ty ne vije te pare.
I fameshmi drejtor I kunder zbulimit Shqiptar Lushi apo Alushi nuk me kujtohet thote qe ne e dinim qe do hynte xhevdeti dhe ngritem kufirin ne gadishmeri po ai na hyri ne Divjake .
Divjaka nuk ishte kufi?
Xhevdeti erdhi te vrase Hoxhen veshur me kepuce Adidas
Kontrolli rugor vajti ke penxherja per te pare flinte apo po hante Xhevdeti dhe ai e vrau
Peralla me rigon deshte Amerika te vriste Hoxhen se I plasi per Shqiperine ke voton mesa I pelcet sot qe po le saliun ti nxjere uje te zi atij vendi
Redaksija e dites ju lexoj me kenaqesi, mos lejoni shkrime te tilla te tipave TASI