Ambasada gjermane ka reaguar pas raportimeve në media për një sasi të madhe droge me prejardhje nga Shqipëria të sekuestruar në Gjermani. Përmes një komunikate për mediat ambasada sqaron se operacioni për të cilin flitet është realizuar në tetor të vitit 2013 dhe se personat e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, dy shtetas shqiptarë, ishin në hetim prej 2 vitesh nga autoritetet gjermane. Një ditë më parë, eksponentë të opozitës u shprehën se kapja e kësaj sasie lënde narkotike tregon lidhjet e forta të qeverisë me trafiqet, akuza të cilat përsëriten prej javësh nga krerët e PD-së. porn ë një reagim të menjëhershëm, Ministria e Brendshme bëri të ditur se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët shqiptaro-gjerman, fakt ky që konfirmohet edhe nga autoritetet gjermane, përmes deklaratës së ambasadës.
Deklarata e plotë e ambasadës gjermane
Referuar raportimeve të mediave shqiptare të datës 17.05.2014 rreth sekuestrimit të një sasie mariuane prej 150 kg në datën 25.04.2014 dhe arrestimit në këto rrethana të disa shqiptarëve, Ambasada Gjermane në Tiranë njofton si më poshtë: Raportimet e publikuara në mediat shqiptare i referohen një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut publikuar më 16.05.2014, e cila u tematizua ndër të tjera edhe nga një artikull i „Süddeutsche Zeitung“ datë 17/18 maj. Rrethanat faktike paraqiten si më poshtë:Në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngarkuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg). Hetimet e gjera realizuar pas kësaj bashkërisht nga autoritet kompetente shqiptare dhe gjermane treguan, se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë syresh deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa mariuane nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore”. Policia shqiptare së bashku me partnerët e saj gjermanë arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Holandës. Kështu autoritet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi mariuane prej 150 kg të fshehur në një kamion si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur që në tetor të vitit 2013.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës. Prej artikullit të “Süddeutsche Zeitung” të datave 17/18 maj (fq. 44) rezulton se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale.

————————————————————————
A duhet të gjykohet Berisha,
klani i tij, i familjes dhe politik,
për krime që lidhen me shtetin, njerëzit dhe
të ardhmen e vendit ?
Me siguri, PO.
Ose qeveria e sotme të na thotë haptas se
ju kemi mashtruar dhe të shkojë.
Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë.
————————————————————————
Edi Rama dhe Ilir Kokakatrori ne kundershtim me 1 milion votat e marra kane amnistuar krimin dhe kriminelet si Saliu & CO. Qytetareve u ka mbetur vetem te grijne sallate, se nuk i pjerdh e nuk i ndegjon me askush deri ne zgjedhjet e ardheshme, ku te behen gati per te votuar mashtrimin e rradhes.
Nuk ka dyshim qe “Dita” po behet me keq se “Zeri i popullit” por te pakten mos deformoni lajmet ne menyre kaq plateale:
“Ministria e Brendshme bëri të ditur se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët shqiptaro-gjerman, fakt ky që konfirmohet edhe nga autoritetet gjermane, përmes deklaratës së ambasadës”.
Sipas autoriteteve gjermane operacioni i kapjes ishte rastesi dhe vetem me pas ka filluar bashkepunimi dhe jo sic doli e tha zedhenesja Gjebrea qe kapja e droges ishte fryt i bashkepunimit.
Ju pederistet jeni qesharake.Fakti eshte qe gjermanet thone qe ka dy vjet qe hetojne kete trafik droge nga Shqiperia. Para dy vjetesh ne pushtet ishit ju shpellaret.
zeni,
Qetesohu!
Une nuk jam i PD-se e nuk kam qene asnjehere ne pushtet e nuk kam jetuar ne Shqiperi keto 23 vjet.
Nese te punojne neuronet veri ne pune ashtu sic te keshilloi Rama.
Ambasadori nuk tha asgjekundi se ne dy vite i ka munguar bashkepunimi.
Mos u merr me lodra fjalesh por shikoji punen qeverise se me llafe e me lufte mushkonjash i kane ngopur njerezit.
Derisa te kete militante si puna jote politika do te vazhdoje te tallet, si majtas ashtu edhe djathtas.
Ja po te shtoj edhe dicka si bonus meqe dyshoj se do ta gjesh te shkruar tek Dita.
Strawberry Frog ( emer tamam i qelluar per publicitet) qe u zgjodh gjoja me konkurs per permiresimin e imazhit te Shqiperise neper bote, eshte e lidhur ngushte me Alastair Campbell, nipi i te cilit punon si keshilltar i Rames. Pra keshtu edhe Rama ka “Podesta-n” e tij packa se u ngjir duke akuzuar Berishen.
ps. Ka nje ndryshim midis meje dhe teje dhe shume te tjereve si ty qe dine vetem te shajne: une perpiqem te sjell argumenta kurse ju vetem sharje. Vazhdoni keshtu se tregoni gjithmone e me shume se sa larg jeni ju dhe qytetaria ne sjellje e ne ballafaqime!
Anija me cigare kontrabande e kapur dje kishte bere pagesen tek Shkelzen Berisha per te mos paguar doganen.
Deklarata e ambasades gjermane flet qarte e nuk ka nevoje per llustrim nga media. Pra thuhet qe nga 30 tetori i 2013 kur eshte kapur ngarkesa e pare e droges deri ne 25 prill 2014 ( vini re! ) kur u kapen 150 kg. Kjo tregon se eshte trafik puro ” Made in Rilindja “. Mos ja hani hakun kesaj qeverie ne te vetmin sukses te saj ne keto muaj NE TRAFIKUN NDERKOMBETAR TE DROGES.