Policia e Kukësit sekuestron 840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili, bënë të ditur burime zyrtare të Policisë. Sasia e kafesë u bllokua në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”, ndërsa po transportohej drejt Tiranës .
Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte. Menjeherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën.
Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale ndërsa po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë. TEMA

Nje vezhgim, radiot e Policise duhen modernizuar, ka ne qarkullim te tilla qe jane 4 here me te vogla se ato ne figure, vihen ne gjoks, siper,afer mjekres. Duke transmetuar vendodhjen [me satelit] mee nje buton paniku, apo duke kthyer koken e folur ne te.Polici duhet ti kete duart e lira ne ndalime… jo te zena me radio qe peshojne 2kg e duken si te viteve 1994.
Barku te ulet pak [norma trajnimi fizik?] e trupi te mbahet drejt, z. Oficer i Policise duket i lodhur, i thyer ne mes e aspak vigjilent. Sido te jete, respekt per punen e sakrificat e tyre; por imazhi dhe kushtet, kane rendesi gjithashtu.