Tërmet 5.2 ballë, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

redaktor

Lëkundje të forta sizmike kanë tronditur mëngjesin e sotëm thuajse të gjithë vendin tonë. Lëkundja e parë është shënuar rreth orës 02:59 minuta të mëngjesit. Të dhënat paraprake flasin për një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 43 km në Jug të Tiranës dhe 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, dhe lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda. Si pasojë e tërmetit në qytetin e Lushnjës ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike.

Kjo lëkundje e parë është pasuar nga disa të tjera, që janë ndjerë edhe në Elbasan e Cërrik, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.

Në orën 03:17 është regjistruar tërmet 4.1 ballë me epiqender 12 km në jug të Cërrikut dhe 24 km në jugperëndim të Elbasanit.

Në orën 03:20, tërmet 2.7 ballë shkalla Rihter me epiqendër 8 km në jug të Cërrikut dhe 18 km në jug të Elbasanit.

Në orën 03:25, tërmet 3.5 ballë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Cërrikut dhe 22 km në jugperëndim Elbasanit.

Në orën 05:04, tërmet 2.9 ballë shkalla Rihter me epiqendër 10 km në jug të Cërrikut dhe 19 km në jug të Elbasanit.

Në orën 05:38, tërmet 3 ballë shkalla Rihter me epiqendër 12 km në jug të Cërrikut dhe 23 km në jugperëndim të Elbasanit.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Italinë fqinje. Kryesisht në Pulja në rajonin e Leces dhe Brindizit.

Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar dhe as dëme materiale. / ORA NEWS

Share This Article
7 Comments
  • Njerezit ne ato vende ku ka rene termett eshte mire ta gdhijne jashte sot, se kur bije temret keshtu , perseritet prape per 2-3 ore ……

  • Ne fakt ka rene ne mesvte tiranes dhe fierit. Ka qene i shkalles 5.2 righter dhe ka rene ne 00:51 minuta.

  • Do te doja te dija nese ekziston me I.QSizmiologjike ne Tirane apo jo?Kush merret me studimet e parashikimet e ketyre lekundjeve ,apo Berisha me PD!Mos valle edhe ky Institut nuk eshte i domosdoshem brenda kufinjeve te Shqiperise e do na dale ndonje Mrike tjeter te na thote se e kemi ne vendet fqinje siç kemi edhe radaret qe na rruajne qiellin?ZOTI E SHPETOFTE KETE VEND!

  • Parashikohet nje termet i madh ne Ballkan kete vere , dhe ne Shqiperi nuk ka asnje sinjalizim popullates apo masat e nevojshme.Ne Tirane ndertohen “kulla” nga grykesija e qeveritareve biznesmen , ketyre padroneve te “demokracise ” dhe pa asnje studim sizmik…

    Zoti e shpetofte Shqiperine dhe shpirtrat e turbullt te shqiptareve sot.

  • Edhe termetet i ndersen S – Ali Baba e 40 hajdutet . Vdekje per te gjithe hajdutet , me ne krye Baba S- Aline !! Ha ha ha ha ha …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *