Didi urdhëron vartësit: Kontrolloni tokat për mbjelljen e marijuanës

anazapta

Orët e fundit kryepolici shqiptar urdhëroi vartësit të kontrollonin tokat që dyshohet se po mbillet hashash. Kështu, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka nxjerrë një urdhër për kontrollin e territorit, me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Në këtë urdhër specifikohen dhe detajohen objektivat dhe qëllimet kryesore të Policisë së Shtetit përsa i përket luftës kundër narkotikëve. Në shkresën e firmosur nga Didi urdhërohen drejtoritë nëpër qarqe, komisariatet dhe patrullat e përgjithshme që të ngrejnë grupe pune, me qëllim kontrollin e territorit. Sipas urdhrit, grupet e kontrollit do të përbëhen nga një shef seksioni krimesh, rendi apo referent, një specialist për krimet e zonës, një ndihmës/specialist për krimet, një ndihmës/specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit. Nga ana tjetër sektori për shërbimet mbështetëse urdhërohet që të marrë masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të domosdoshme për mbështetjen e strukturave policore për kontrollin e territorit. Në urdhër përcaktohet se për moszbatimin e tij, do të fillojë menjëherë ecuria disiplinore për çdo funksion përgjegjës. Ky urdhër synon kontrollin dhe verifikimin e çdo hapësire të dyshuar për mbjellje të lëndës narkotike canabis-sattiva.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *